Lajme

Avdullah Hoti – Është në dorën e VV-së, ne i kemi bërë ofertën tonë

Autori: Gazeta inFokus 09:17 | 13 January 2020

Nënkryetari i LDK-së, Avdullah Hoti, në një deklarim për Radion Evropa e Lirë, ka thënë që tashmë puna e marrëveshjes është në dorën e VV-së e Albin Kurtit.

Kjo pasi Hoti thotë që ata përveq që janë parti fituese, LDK tani i ka bërë edhe ofertën e tyre, shkruan gazeta inFokus,.

“Tani gjithçka është në dorën e Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë Hoti. Në këtë kontekst, sipas tij, takimi i ardhshëm mund të bëhet nëse partia që ka dalë e para ofron zgjidhje për marrëveshje.

-Advertisement-

“Ne jemi të interesuar për takim, por vetëm për takim për marrëveshje, e jo për vetëm sa për tu takuar”, ka thënë ndër të tjera Hoti./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera