Lajme

“Avdullah Hoti është kryeministër legjitim”

Autori: Gazeta inFokus 14:23 | 29 May 2020

Drejtori Ekzekutivë i Instituti Demokratikë të Kosovës, Ismet Kryeziu, ka deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetues për dekretin e Presidentit, Hashim Thaçi duhet të respektohet.

Sipas tii, emërimi i Avdullah Hotit, si kryeministër i ri i Kosovës, është legjitim dhe konform rregullave të shumicës, shkruan Gazeta inFokus.

“Vullneti i deputetëve për të zgjedhur një qeveri të udhëhequr nga kandidati z.Hoti, mundet dhe të jetë në kundërshtim me vullnetin tim si qytetar. Por, është legjitim dhe legal, konform rregullave të shumicës edhe demokracisë përfaqësuese, tani më të interpretuar dhe nga Gjykata Kushtetuese”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Poashtu sipas Kryeziut askush se mohon të drejtën për të kërkuar llogaridhënie përgjegjësi dhe transparencë.

“Prandaj, si të tillë dhe duhet ta respektojmë. E kjo, s’na mohon të drejtën tonë themelore për të kërkuar përgjegjësi, llogaridhënje edhe transparencë si vlera që garantojnë një qeverisje t’mirë. Madje, e drejta jonë për të kërkuar zgjedhje të reja dhe përbërje të re të një kabineti qeverisës, mund të jetë amgazhim i ynë i përditshëm, konform rregullave edhe vlerave demokratike”, ka thënë mes tjerash ai.

Gjykata Kushtetuese të enjten vonë ka konstatuar se vendimi i Presidentit Hashim Thaçi është në përputhshmëri me Kushtetutën e Kosovës.

Kështu në bazë të këtij vendimi, Avdullah Hotit i jepet dritë e gjelbër për formimin e qeverisë së re./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera