Lajme

Avdullah Hoti dhe IKSHPK publikojnë 5 rregullat kundër koronavirusit

Autori: Gazeta inFokus 21:57 | 12 July 2020

Gjatë ditës së sotme u vendos që të mos shpallet Gjendje e Jashtëzakonshme në vend, por vetëm të ashpërsohen masat si dhe të ketë kontrolle të rrepta, shkruan Gazeta Metro.

Kjo u konfirmua edhe nga Kryeministri Avdullah Hoti, i cili tha se në takim me Këshillin e Sigurisë u vendos që të mos shkohet me skenarin e Gjendjes së Jashtëzakonshme.

Sipas Hotit, vendi do t’u nënshtrohet masave të ashpra kundër koronavirusit dhe se ky vendim u mor pas koordinimeve me ekspertë të çështjes.

-Advertisement-

Ndërkaq, Hoti dhe Instituti Publik i Shëndetësisë pak më parë publikuan 5 rregulla kundër koronavirusit.

Të njëjtat i gjeni më poshtë:

-Vendose maskën

– Apliko distancën fizike

-Pastroniduart shpesh

-Dezinfektoni vazhdimisht duart dhe sipërfaqet

-Shmangni prekjen e syve, hundës dhe gojës.

Kujtojmë se ditëve të fundit në vendin tonë ka pasur rritje të madhe të rasteve me koronavirus, teksa është shtuar edhe numri i viktimave.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera