Lajme

Avdullah Hoti deklarohet pas dënimit të mërgimtarit që e kanosi atë

Autori: Gazeta inFokus 15:52 | 08 Gusht 2023

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas dënimit nga gjykata të mërgimtarit që e kanosi disa muaj më parë.

Përmes një postimi në “Facebook”, Hoti ka shkruar për gjuhën e urrejtjes që po përdoret në rrjete sociale.

“Gjuha e urrejtjes që po përdoret tash e shumë vite nëpër rrjete sociale dhe gjithandej është shqetësuese. Partia që tani është në pushtet për vite me radhë e ka ushqyer këtë gjuhë përçarëse, fyese, denigruese dhe kërcënuese”, ka shkruar Hoti.

-Advertisement-

Gjithashtu, ai ka bërë thirrje që të ndalohen këto fushata linçuese.

“Kërcënimi i bërë nuk është personal por si zyrtar i shtetit për qëndrimet politike që kam si deputet dhe ish-Kryeministër. Prandaj, i bëj thirrje të gjithë atyre që bëhen pjesë e kësaj fushate linçuese të ndalojnë sepse do të përballen vetëm me ligjin, sepse qëndrimet për të vërtetën e bazuar në fakte dhe kauza për të mirën e vendit dhe popullit, nuk do të mund ta ndalin me kërcënime dhe me asgjë tjetër”, ka shkruar Hoti në Facebook./Gazeta Infokus/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy