Lajme

Avdullah Hoti dakordohet me Rrahman Jasharin që të komunikojnë

Autori: Gazeta inFokus 11:51 | 14 August 2020

Tashmë kanë mbetur edhe pak ditë prej 1 shtatorit, kur në kushte normale fillonte mësimi.

E Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, po thotë që tash me kreun e Sindikatës së Arsimit në Kosovë, Rrahman Jasharin janë dakorduar për të vazhduar komunikimin, shkruan gazeta Infokus.

Kjo për të bërë përgatitjet për fillim të vitit të ri shkollor.

-Advertisement-

Ndërsa, Hoti gjithashtu edhe ka lajmëruar që ministri i Arsimit Ramë Likaj, po bën përgatitjet e nevojshme për këtë gjë.

“Sot, me Kryetarin e SBASHK-ut, z.Rrahman Jashari, u dakorduam për komunikim të vazhdueshem lidhur me përgatitjet që po bëjmë për fillimin e vitit të ri shkollor.

Ministri Likaj dhe ekipi i tij janë duke i bërë përgatitjet e nevojshme pas konsultimit të gjerë që kishim me kryetarët e komumave.

Vendimi final për mënyrën e organizimit të mësimit do të merret duke pasur parasysh konsideratat për sigurim të cilësinë në mësim, por mbi të gjitha shëndetin e nxënësve, stafit mësimdhënës dhe stafit tjeter mbështetës”, ka thënë Hoti./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera