Lajme

Avdullah Hoti bën thirrje të votohet për rrëzimin e qeverisë Kurti

Autori: Gazeta inFokus 19:15 | 25 March 2020

Zëvendëskryeminstri i Kosovës, Avdullah Hoti në seancën e Kuvendit për Mocionin tha se LVV-ja në këtë qeveri e trajtoi bashkëqeverisësin e saj LDK si një qiraxhi.

E sipas tij ata nuk janë të tillë por ishin zotë shtëpie që u zgjodhën nga populli, shkruan gazeta inFokus.

Hoti komentoi edhe shkarkimin e Agim Veliut, ish ministrit te puneve te Brendshme për të cilin tha se Kurti e bëri për të ikur nga përgjegjësitë e tij dhe nga kërkesat e presioni i SHBA’së.

-Advertisement-

Në fund të fjalimit Hoti bëri thirrje që të votohet për rrëzimin e kësaj qeverie./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera