Lajme

Avdiu ia kujton Kurtit deklaratën si opozitar: Mësuesit po i besojnë, por s’ka vullnet politik

Autori: Gazeta inFokus 16:49 | 11 September 2022

Aktivistja e shoqërisë civile, Zana Avdiu, ka thënë se VV, Albin Kurti në gjithë karrierën e tij ka thënë se gjërat rregullohen por mungon vullneti politik, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se Kurti ka kërkuar që t’i besojnë atij, pasi ata e kanë vullnetin dhe dijen për t’i bërë të gjitha.

Avdiu ka thënë se tani mësuesit po i besojnë asaj që ka thënë Kurti në opozitë, por po mungon vullneti politik.

-Advertisement-

Postimi i saj i plotë:

Vetëvendosje, pra Albini gjithë karrierën e tij si opozitar ka thanë: gjanat rregullohen, por vetëm vullneti politik mungon. Na besoni neve, sepse ne kemi vullnetin dhe dijen për t’i bërë të gjitha, sepse mundësitë janë.

E tash, mësuesit ende po i besojnë asaj që e ka thanë Albini në opozitë. Po mungon veç vullneti politik.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera