Rozë

”Avatar” ribashkon Kate dhe James!

Autori: Gazeta inFokus 14:08 | 04 October 2017

Aktorja e njohur Kate Winslet, po vjen në skenë tek ”Avatar” i James Cameron, duke u ribashkuar me regjisorin, dy dekada pasi ata bashkëpunuan për ”Titanic”.

“Kate dhe unë kemi kërkuar diçka për të bërë së bashku për 20 vjet, që nga bashkëpunimi ynë në ”Titanic”, i cili ishte një nga më të mirat e karrierës sime”, tha Cameron.

“Unë nuk mund të pres për ta parë atë të sjellë karakterin e Ronal.” është shprehur ai, transmeton Klan Kosova.

-Advertisement-

Raportohet se sekuencat e radhës vinë duke filluar më 18 dhjetor 2020 për ”Avatar 2” ndërsa ”Avatar 3” do të shfaqet më 17 dhjetor 2021, pasuar nga një pushim trevjeçar për ”Avatar 4”, i vendosur për 20 dhjetor, 2024.

”Avatar 5” pastaj do të debutojë më 19 dhjetor 2025.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera