AUV nuk gjen shkakun e ngordhjes së peshqve në lumin Mirusha
Autori: Gazeta inFokus
16:54 | 06 August 2018
Komuna e Malishevës ka kritikuar Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës (AUV) duke e quajtur dështim punën e saj dhe të laboratorit, ose fshehje e shkakut të ngordhjes masive të peshqve në lumin Mirusha, pasi në rezultatin e analizave dhe në konkludimin e tyre, thuhet se ngordhja e tyre nuk ka ardhur si pasojë e kontaminim me parametrat e testuar.
Ditë më parë në lumin Mirusha, ka ndodhur një ngordhje masive e peshqve dhe për këtë qëllim inspektorati i Komunës së Malishevës, në bashkëpunim me organet tjera kompetente, është angazhuar për gjetjen e shkaktarit të kësaj katastrofe ekologjike, duke dërguar për analizë edhe mostra të ujit, edhe të peshkut.
Përkundër kësaj, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës (AUV) dhe Laboratori i Ushqimit dhe Veterinës (LUV), pas shumë ditë pritjeje, ka dalë me një vlerësim të pasqaruar, duke mos treguar shkakun e ngordhjes masive të peshqve.
“Në këtë raport laboratorik, nuk sqarohet shkaku i ngordhjes së peshqve, prandaj ne e konsiderojmë ose dështim, ose tentim për fshehje të shkakut, sepse ne kemi kërkuar, edhe nga AUV edhe nga inspektorati i Ministrisë së Mjedisit, që analizohet shkaku i ngordhjes së peshqve”, thuhet në komunikatën e Komunës së Malishevës.
Inspektorati komunal i Malishevës, pas informacioneve të marra dhe pas gjetjes së disa gjurmëve në afërsi të lumit, ka kontaktuar pronarin e një ferme të pulave, nga i cili është informuar se ferma ka kontraktuar njësinë e “Hidroregjionit” në Malishevë, për të bërë zbrazjen e gropës septike të fermës, dhe duke u bazuar në këtë deklaratë dhe në gjurmët afër lumit, mbetjet organike të pularisë, janë derdhur në lum apo në afërsi të lumit.
“Për këtë situatë të krijuar, publikisht kërkojmë që organet e rendit dhe organet përgjegjëse të hetojnë rastin dhe fajtorët të gjenden. Po ashtu kërkojmë që në këtë rast, krahas veprimit të njësisë së “Hidroregjionit”, të hetohet edhe veprimi i AUV, përkatësisht laboratorit të saj, se pse nuk është treguar shkaku i ngordhjes së peshqve”, përfundon komunikata.

T� tjera
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
































