Lajme

AUV mbyll një restorant në Lipjan, dyshohet se së paku katër klientë u helmuan pasi konsumuan ushqim aty

Autori: Gazeta inFokus 17:13 | 15 September 2022

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë të martën ka mbyllur një restorant “fast food” në Lipjan, pasi dyshohet se se paku katër persona që kanë konsumuar ushqim aty, janë helmuar.

Këtë për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi.

Thaçi tha se janë marrë pesë strisho dhe katër mostra për testim, ndërsa shtoi se lokali do të mbetet i mbyllur deri në daljen e rezultateve.

-Advertisement-

“Varësisht nga rezultatet laboratorike rasti do të procedohet sipas procedurave administrative bazuar në të gjeturat e mbledhura nga gjurmueshmëria e rastit”, tha Thaçi për Express.

Gazeta Express ka kontaktuar me Klinikën Infektive për të marrë detaje për gjendjen shëndetësore të të infektuarve dhe IKSHPK-në për rezultatet e analizave, mirëpo asnjëra palë nuk kanë qenë të qasshëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera