Lajme

Autoriteti i Konkurrencës del me një paralajmërim për shtëpitë botuese dhe libraritë që po kushtëzojnë prindërit për libra

Autori: Gazeta inFokus 11:58 | 09 September 2023

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka dalë me një paralajmërim për shtëpitë botuese dhe libraritë, lidhur me tekstet shkollore.

AKK’ja ka bërë me dije se gjatë monitorimit të tregut ka vërejtur se shtëpitë botuese të teksteve shkollore janë duke i kushtëzuar libraritë e këto të fundit prindërit/konsumatorët që përveç fletores së punës detyrohen të blejnë edhe librin kryesor/bazë nga klasa e VI-të deri në klasën e IX-të.

Sipas AKK, këto veprime janë në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës.

-Advertisement-

“Lidhur me shqetësimet e publikut rreth blerjes së librave/teksteve shkollore, Autoriteti i Konkurrencës ka monitoruar tregun përkatës dhe fton shtëpitë botuese dhe libraritë të veprojnë. Gjatë monitorimit të tregut ka vërejtur se shtëpitë botuese të teksteve shkollore janë duke i kushtëzuar libraritë e këto të fundit prindërit/konsumatorët që përveç fletores së punës detyrohen të blejnë edhe librin kryesor/bazë nga klasa e VI-të deri në klasën e IX-të. Këto veprime janë në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës”, thuhet në reagim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera