Lajme

Autoriteti i Aviacionit Civil: Vizita e Abrashit në aeroport ndodhi më 5 nëntor

Autori: Gazeta inFokus 10:47 | 28 November 2020

Autoriteti i Aviacionit Civil i ka dal në mbrojtje Ministrit Arban Abrashi, meqenëse u tha se ka marrë pjesë në aktivitete duke qenë i infektuar me COVID-19 dhe se ka shkelur masën e vetizolimit.

Abrashi sqaroi se është në vetizolim që nga mbrëmja e 9 nëntorit, por që më pas në një postim të Autoritetit të Aviacionit Civil, thuhej se Abrashi kishte realizuar një vizitë atje më 10 nëntor.

Nga ky institucion kanë sqaruar se fotoja ishte realizuar më 5 nëntor, por që për shkak të zhvillimeve nga Specialja, ishte vendosur që njoftimi për vizitën e tij të publikohej disa ditë më pas.

-Advertisement-

“Vizita ishte planifikuar shumë më herët dhe është realizuar më datën 5 nëntor 2020. Sidoqoftë, në bashkëpunim më Zyrën për Informim të Ministrisë se Infrastrukturës lajmi për vizitën nuk është publikuar atë ditë duke pas parasysh ngjarjet që ndodhën po atë ditë lidhur me gjykatën speciale dhe pritjen e fluturimeve speciale.

Lajmi për vizitën ishte publikuar më datën 10 nëntor duke pas për qëllim informimin e publikut se Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës është duke i zbatuar masat mbrojtëse për përhapjen e COVID-19 dhe se Autoriteti i Aviacionit Civil është duke monitoruar zbatimin e këtyre masave”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Sqarim nga AACK në lidhje me raportimet e disa mediave

Autoriteti i Aviacionit Civil ka zhvilluar një inspektim në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës për mbikëqyrjen e masave të ndërmarra nga operatori për frenimin e përhapjes së COVID-19. Vizita është bërë së bashku me Ministrin e Infrastrukturës z. Arban Abrashi.

Vizita ishte planifikuar shumë më herët dhe është realizuar më datën 5 nëntor 2020. Sidoqoftë, në bashkëpunim më Zyrën për Informim të Ministrisë se Infrastrukturës lajmi për vizitën nuk është publikuar atë ditë duke pas parasysh ngjarjet që ndodhën po atë ditë lidhur me gjykatën speciale dhe pritjen e fluturimeve speciale.

Lajmi për vizitën ishte publikuar më datën 10 nëntor duke pas për qëllim informimin e publikut se Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës është duke i zbatuar masat mbrojtëse për përhapjen e COVID-19 dhe se Autoriteti i Aviacionit Civil është duke monitoruar zbatimin e këtyre masave.

Dëshirojmë të sqarojmë opinionin për datën e saktë të realizimit të vizitës e cila nuk është e njëjta me datën e postimit të lajmit në mediat sociale.

Publikimet tona janë të menduara për informimin e publikut me interes në aviacion. Lusim mediat për konfirmim para publikimit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera