Autoritetet serbe tërheqin vendimin për ndalimin e pushimeve të punonjësve në veri
Autori: Gazeta inFokus 13:31 | 05 July 2022
Të punësuarit në institucionet në veri të Kosovës, të cilët i marrin pagat nga buxheti i Qeverisë së Serbisë, do të mund t’i shfrytëzojnë pushimet vjetore, është konfirmuar të martën për Radion Evropa e Lirë.
Më 1 korrik, punëtorët nga sektori i shëndetësisë dhe arsimit, të cilët punojnë në sistemin serb, dëshmuan për Radion Evropa e Lirë se kishin marrë një “urdhër verbal” se për shkak të situatës politike, nuk mund t’i shfrytëzojnë pushimet deri në njoftimin e dytë.
Të gjithë bashkëbiseduesit e RSE-së këmbëngulën për anonimitetin nga frika se mos u rrezikoheshin vendet e tyre të punës.
Ndërkohë, më 5 korrik, dy punonjës nga sistemi i shëndetësisë dhe atij të arsimit konfirmuan se iu është thënë se tashmë mund t’i shfrytëzojnë pushimet vjetore. Punëtorët e arsimit do të jenë të lirë t’i shfrytëzojnë pushimet vjetore deri më 1 gusht dhe më pas do të duhet të paraqiten në punë.
Drejtori i Qendrës Spitalore Klinike në Mitrovicën Veriore, Zlatan Elek, më 1 dhe 4 korrik nuk ishte i qasshëm për një deklaratë lidhur me pushimet vjetore.
Mirëpo, në një bisedë telefonike të datës 5 korrik, Eleku ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se punëtorët e sistemit shëndetësor mund t’i shfrytëzojnë pushimet vjetore, ndërsa dëshminë e mëparshme të punonjësve se nuk munden, e ka quajtur “dezinformim”.
E gjithë situata në lidhje me ndalimin e pushimeve vjetore pasoi vendimin e 29 qershorit të Qeverisë së Kosovës ndaj Serbisë për zbatimin e masave reciproke sa i përket dokumenteve personale, si dhe atë për riregjistrimin e veturave me tabela të qyteteve në Kosovë të lëshuar nga autoritetet serbe në targa RKS (Republika e Kosovës).
Ato targa që përdoreshin kryesisht në veri të Kosovës, Prishtina zyrtare i konsideronte të paligjshme për vite me radhë, por i toleroi deri në vitin e kaluar.
Ndaj këtij vendimi të Kosovës ka reaguar ashpër edhe Këshilli Shtetëror i Serbisë. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nuk do të lejojë persekutimin e serbëve dhe “Stuhinë”.
Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, më 3 korrik u ka bërë thirrje të gjithë pjesëtarëve të komunitetit serb që “t’i zëvendësojnë targat ilegale me targa legale RKS”.
Ai nënvizoi edhe disa lehtësi, gjatë procesit të riregjistrimit, si regjistrimi pa pagesë doganore dhe kontrolli teknik.
Kësaj i është përgjigjur drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, me mesazhin se “ky provokim dhe tentativë për konfiskimin e veturave serbe nuk do të kalojë”.
Punonjësit e institucioneve serbe, shpeshherë e kishin obligim pune të dilnin në protesta për shkak të situatës politike, apo në barrikada, madje edhe në zgjedhjet e Kosovës kur duhej të mbështesnin Listën Serbe, partinë kryesore politike serbe në Kosovë.
Lista Serbe u formua me mbështetjen e Beogradit në vitin 2013 dhe që atëherë merr pjesë në të gjitha institucionet lokale dhe qendrore të Kosovës, ndërsa pothuajse ka eliminuar partitë tjera opozitare.
Një numër i madh i serbëve në Kosovë janë të punësuar në institucionet serbe, gjegjësisht ekzistenca e tyre varet nga pagat që ua siguron Beogradi.
Nga buxheti i Serbisë, i vitit 2021, për Kosovën janë ndarë rreth 91.8 milionë euro dhe pjesa më e madhe e kësaj shume, rreth 67.7 milionë euro, shkon për Zyrën për Kosovën./rel
Të tjera
-
Gjykimi për dallavere me patentë shofer, të akuzuarit deklarojnë se MI-së nuk i shkaktuan dëm buxhetor
Në këtë rast, ish-ushtruesi i detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm në Minist...
-
Vd es një 42 vjeçar në Suharekë, ra në kontakt me rrymën elektrike
Një 42 vjeçar ka vdekur si pasojë e goditjes nga rryma elektrike. Ngjarja e r...
-
Haiziri tregon kur mund të mbahen zgjedhjet
Mundësia për zgjedhje të parakohshme duket të mos jetë e mundur aktualisht. ...
-
Vuçiq i bindur te fitorja e tij në zgjedhje: Hapini kutitë, mund t’i numëroni 100 herë
Një ditë pas triumfit në zgjedhjet e pjesshme lokale, presidenti i Serbisë, A...
-
Kurti thotë se kompania turke “Baykar” është adresë e duhur për armatim: Kur do të blejmë e sa, merret vesh më vonë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se kompania turke “Baykar”,...
-
Sveçla “ndërron temë”, publikon pamje të maleve të Veriut
Derisa në vend po debatohet rreth telefonatës së Mimoza Kusari-Lilës dhe Mila...
-
Valon Syla ka një pyetje për Albin Kurtin: Pse e merr me vete në çdo takim Kusari-Lilën?
Valon Syla, gazetar, ka folur në “Pressing” të T7, për bisedën e publikuar ku...
-
Dalin pamjet e adoleshentit nga Fushë Kosova që u rra hë me grushte nga disa persona
Një prind në Fushë Kosovë ka raportuar se disa persona ia kanë rrahur djalin....
-
Paralajmërimet për hapjen e Urës së Ibrit, ish-Komandanti i KFOR’it Bühler: Qeveria duhet t’i dëgjojë këshillat e aleatëve
Ura e Ibrit është mbyllur qe shumë vite për qarkullim të veturave, mirëpo vit...
-
Haxhiu viziton nënën e Eronës që u v*a nga ish-partneri i saj: Secila pjesë e shtëpisë ia kujton ndonjë moment me vajzën dhe nipin
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka vizituar sot nënën e Erona Coklit...
-
Të ardhurat mesatare do të bien me 19% për shkak të ndryshimit klimatik
Të ardhurat mesatare në mbarë botën do të pakësohen me një të pestën deri në ...
-
Në Serbi po kryhen arrestime për akuza të panjohura në Kosovë
Pikëkalimi mes Kosovës dhe Serbisë, Merdare, është një prej zonave ku autorit...