Autoritetet serbe nuk njohin letërnjoftimet kosovare në kufijtë me shtetet tjera, thonë se vendimi vlen vetëm për pesë pika kufitare
Autori: Gazeta inFokus 07:05 | 05 September 2022
Një biznesmen shqiptar është përballur me një situatë aspak të këndshme, shkaktarë të së cilës kanë qenë autoritetet kufitare serbe.
Sylë Kunushefci siç raporton indeksonline, ka treguar se si dy mauna të mallit i janë ndaluar në kufirin Serbi-Rumani, pasi autoritetet serbe nuk i kanë pranuar letërnjoftimet e Kosovës të shoferëve të maunave, përcjell Klankosova.tv.
Kunushefci ka thënë se në pikën kufitare në Vatin ata janë ndaluar dhe nuk u është lejuar kalimi për në Rumani, nën arsyetimin se shteti serb nuk i njeh letërnjoftimet e Kosovës.
”Mu mbrëmë me kanë shku dy mauna për Rumani se marrim mall… Ata janë me tabela të Shqipërisë, por shoferët kanë qenë me dokumente të Kosovës. Nuk i kanë lënë me kalu në pikën doganore “Vatin”, duke iu thënë ‘Me këta letërnjoftima nuk ju lejojmë’ ”, deklaroi Kunushefci.
I njëjti thotë se është nisur për në pikën kufitare, për t’u bërë me dije se marrëveshja e fundit parasheh njohjen e letërnjoftimeve kosovare.
”Ata janë thirrur në arsyetimin se marrëveshja vlen vetëm për pesë pika kufitare, ato në Suboticë, Kelebi, Horgosh, Batrovci dhe Pirot. Unë e kam ndërmend të shkoj dhe të shoh se çfarë po ndodhë, t’ju them se ka përfunduar kjo puna e marrëveshjes”, shtoi Kunushefci.
Të tjera
-
35 vjet nga vrasja e Ali Ajetit
Më 30 maj 1989 në Podujevë ishte organizuar një demonstratë kundër regjimit s...
-
KDI sot ndanë mirënjohje për komunat më transparente
Instituti Demokratik i Kosovës sot do të ndajë mirënjohje për komunat më tran...
-
Osmani për 1-vjetorin e sulmit në veri: U bë me urdhra të Vuçiqit, mosndëshkimi i ka inkurajuar për agresionin në Banjskë
Presidentja e vendit e ka kujtuar 1 vjetorin e sulmeve të 29 majit ndaj ushta...
-
Çfarë duhet të dini për zgjedhjet për Parlamentin e ri Evropian?
Zgjedhjet për Parlamentin e ri Evropian do të mbahen në të gjitha 27 vendet a...
-
Policia e Kosovës arreston në Leposaviq bashkëpunëtorin e Vulin-it, kishte emra të ndryshëm në dokumentet serbe dhe ato kosovare
Gjatë ditës së djeshme, Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Leposavi...
-
Çitaku komenton përplasjen Qeveri – Presidencë: Edhe Osmani është fajtore
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se reagimi i presidentes, Vjosa ...
-
Analiza e VOA-s: Çështja penale ndaj ish-presidentit Trump në dorën e jurisë! Çfarë ndodh në vazhdim?
Pasi dëgjuan për 16 ditë dëshmitë e gati 24 dëshmitarëve dhe për disa orë të ...
-
Gërvalla: Një luftë tjetër në Ballkan do të ishte e mirëpritur nga Rusia
Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, ka theksuar se Rusia mund të nd...
-
Zotëriu i Parë gjuan ‘thumba’: Kush s’e kupton sot miqësinë me ShBA-në, e kupton nesër
Në një kohë kur është vënë në pikëpyetje partneriteti bilateral mes Kosovës d...
-
Moti në Shqipëri me vranësira dhe reshje shiu
Në Shqipëri moti do të jetë me kthjellime, vranësira të pasuara nga reshje sh...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqë...
-
Moti sot i vranët dhe vende-vende me shi
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot parashihet të ...