Autoritetet në Beograd ua zgjasin paraburgimin serbëve nga Kosova
Autori: Gazeta inFokus 14:53 | 16 May 2023
Dragan Nikoliqit nga Leposaviqi, komunë me shumicë serbe në veri të Kosovës, i është vazhduar paraburgimi edhe për një muaj. Ai akuzohet nga autoritetet në Serbi për “bashkim kundër rendit kushtetues” dhe “thirrje për ndryshim të dhunshëm të rendit kushtetues të Serbisë.
Lajmin për Radion Evropa e Lirë e konfirmoi avokati i tij, Ivan Niniq, i cili tha se masa e paraburgimit u është vazhduar edhe tre serbëve nga Kosova, të cilët akuzohen se ishin pjesë e një “grupi të organizuar kriminal, qëllimi i të cilit ishte ndryshimi i dhunshëm i Qeverisë, do të thotë përmbysje e rendit kushtetues të Republikës së Serbisë në veri të Kosovës”.
Sipas avokatit Niniq, serbëve nga Kosova u është vazhduar paraburgimi me arsyetimin se mund të ndikojnë te dëshmitarët gjatë procedurës gjyqësore.
“Prokuroria ka propozuar rreth dhjetë dëshmitarë, gjysma e të cilëve u paraqitën dhe refuzuan të japin deklaratë, duke u arsyetuar se kanë frikë për sigurinë e tyre. Ata nuk kanë dashur të marrin pjesë më tej në këtë rast, t’iu përgjigjen pyetjeve të avokatëve mbrojtës”, tha Niniq, dhe shtoi se dëshmitarët e tjerë nuk iu përgjigjën fare ftesës së gjykatës.
Niniq tha se të gjithë dëshmitarët kanë një të përbashkët, ata “e marrin rrogën nga buxhetet komunale në veri të Kosovës”, gjegjësisht, sipas tij, ata janë nën “kontrollin e Listës Serbe”, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë. Kjo parti gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar dhe është e afërt me Partinë Progresive Serbe të presidentit Aleksandar Vuçiq.
Dragan Nikoliq është ish-polic i Kosovës, që dha dorëheqje në nëntor të vitit të kaluar, si pjesë e dorëheqjeve kolektive të serbëve në veri nga institucionet e Kosovës.
Dragan Nikoliq dhe tre serbë të tjerë nga Kosova u arrestuan në muajin prill teksa po kalonin pikën kufitare me Serbinë. Autoritetet serbe nuk i kanë bërë mediatike këto arrestime, por avokatët e të arrestuarve kanë njoftuar opinionin për këto raste.
Dënimi me burgim në Serbi për krimet për të cilat ai akuzohet – komplot kundër rendit kushtetues të Serbisë dhe thirrje për ndryshim të dhunshëm të rendit kushtetues të Serbisë – është dhjetë vjet.
Niniq përsëriti qëndrimin e tij se rasti ndaj klientit të tij është një “proces i montuar politikisht” dhe se Prokuroria nuk ka asnjë provë konkrete ndaj Nikoliqit.
“Gjithçka filloi kur serbët, të cilët janë propozuar për dëshmitarë, thërrisnin policinë në numrin 192 dhe denonconin gjëra të caktuara, sipas parimit të thashethemeve. Asgjë nuk është e verifikueshme, asgjë nuk mund të provohet”, tha ai.
Më herët, Niniq i kishte thënë Radios Evropa e Lirë se klienti i tij akuzohet për shpërndarje të “materialit propagandistik, përmes të cilit ai promovoi pavarësinë e Kosovës”.
Të njëjtën gjë e konfirmuar edhe avokati i një të arrestuari tjetër, Ahmed Delimexhac.
Sipas Ligjit për procedurën penale të Serbisë, Prokuroria duhet të ngrejë aktakuzë ose të lirojë të arrestuarit brenda gjashtë muajve./rel
Të tjera
-
Aksident i rëndë në rrugën e Kombit: Raportohet për 6 persona të lënduar –mes tyre 4 gra nga Kosova
Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën e Kombit, ku 6 persona kanë mbetur ...
-
Stoltenberg për fitoren e Trump: Populli amerikan foli, kthimi i tij na sfidon të dëshmojmë se jemi partnerë të vërtetë
Ish-sekretari i NATO-s, Jens Stoltelberg, në një shkrim autorial në Financial...
-
“Nëntori me diasporën” – Hamza paralajmëron takime me mërgimtarë në Gjermani,Itali, Zvicër e Austri
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK’së, Bedri Hamza, ka njoftuar se g...
-
Të paktën 24 të vrarë nga shpërthimi i bombës në stacion treni në Pakistan
Të paktën 24 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 40 të tjerë janë plagosur nga ...
-
Policia me raport nëntëmujor: Bie numri i vrasjeve, grabitjeve dhe aksidenteve, kurse rriten raste e dhunës në familje
Policia e Kosovës ka thënë se ka shënuar rënie numri i veprave penale që janë...
-
Zhduket një vazjë në Malishevë
Një vajzë raportohet të jetë zhdukur në një fshat të Malishevës. Siç njoft...
-
Fitorja e Trumpit i shkakton drithërima Iranit
Para se të mbaheshin, Irani i përshkroi si të parëndësishme zgjedhjet preside...
-
Bleron Baraliu, dikur përkrahës i madh i VV-së: Ekipi i ri i Lumir Abdixhikut i jashtëzakonshëm
Dy ditë më parë, Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, prezantoi kandidatët e kë...
-
Kurti në Oslo: Po kujdesemi që të jemi ura që i bashkon lidhjet e mërgatës me vendin tonë
Tubimi në Oslo, Kurti publikon pamje: Po kujdesemi që të jemi ura që i shton ...
-
Armend Muja: Presim që t’i marrim mes 53-54 përqind të votave
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, beson se partia e tij do ta te...
-
Plạgosja në Hajvali, i dyshuari në arrati – Policia tregon çka gjeti gjatë kontrollit në shtëpinë e tij
Policia ka dhënë detaje lidhur me plagosjen e djeshme në Hajvali. I dyshuari ...
-
SHBA ekspozojnë planin iranian për vrasjen e Donald Trump-it
Operativët iranianë u përpoqën të vrasin Presidentin e zgjedhur Donald Trump,...