Sport

Autoritetet ndërprenë kërkimet për Sala, familja: Duam….

Autori: Gazeta inFokus 08:22 | 29 January 2019

Familja e futbollistit të humbur Emiliano Sala po “ballafaqohet me shumë pak përgjigje për atë që ka ndodhur”. Sulmuesi 28-vjeçar argjentinas kishte fluturuar nga Franca në Uells të hënën pas transferimit në Cardiff City për një tarifë rekord të klubit më parë këtë muaj. Aeroplani Piper PA-46 Malibu u zhduk nga radari pranë Ishujve Channel, me Sala së bashku me pilotin David Ibbotson, të vetmit njerëz në bord. Pas disa ditë kërimesh, autoritetet vendase ndërprën kërkime, duke thënë se shanset për ta gjetur të gjallë ishin pothuajse “0”.

Kërkimi rifilloi të shtunën pasi një apel i GoFundMe kaloi objektivin e tij prej 300,000 paund. Dy anije peshkimi, të cilat kishin ndihmuar me kërkimin zyrtar, u kthyen në Kanalin Anglez.

Shkencëtari detar David Mearns, i cili po ndihmon në organizimin e kërkimit të ri, tha në emër të familjes: “Familja ka akoma shpresë dhe derisa të flasim për një person të zhdukur ne duhet të vazhdojmë kërkimet. Familjarët nuk e njohin terrenin, nuk e njohin gjeografinë, kjo është një familje që vjen nga Argjentina me këtë tronditje të madhe nga askund dhe po lufton për të marrë përgjigje për atë që ndodhi për një humbje të pashpjegueshme”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera