Lajme

Autoritetet e inteligjencës: Putini ka kërkuar personalisht “kokën” e Zelenskyt nga mercenarët

Autori: Gazeta inFokus 19:42 | 21 March 2022

Mercenarët rusë të grupit Wagner kanë udhëtuar në Ukrainë me një mision për të vrarë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky thonë raportet e inteligjencës ukrainase, shkruan Daily Mail.

Objektivat e mercenarëve rusë janë edhe kryeministri ukrainas dhe shefi i shtabit.

Shërbimet sekrete ukrainase pretendojnë se presidenti rus është ai që urdhëroi personalisht mercenarët e organizatës private “Wagner” për të vrarë liderin e Ukrainës.

-Advertisement-

Publikisht, megjithatë, Kremlini vazhdon të pretendojë se nuk është “shqetësuar” nga prania e Zelensky dhe se qëllimi i tij nuk është ta përmbysë qeverinë e tij.

Kremlini ka mohuar prej kohësh lidhjet me grupin Wagner, një grup mercenar prej 600 vetësh i vendosur në mbarë botën.

Raportet kanë pretenduar prej kohësh se ky grup mercenarësh është ushtria private personale e presidentit rus.

Grupi drejtohet nga Dmitry Utkin dhe financohet nga i besuari i Putinit, oligarku rus Yevgeny Prigotsin.

Dei më sot ka pasur më shumë se 12 tentativa të dështuara për atentat kundër Zelenskyt, që nga fillimi i luftës.

“Mercenarët rusë kanë në duart e tyre një listë me 24 emra” të cilët janë thirrur për të shfarosur: Presidentin e Ukrainës, Kryeministrin, Shefin e Shtabit, Kabinetin, Kryetarin e Bashkisë së Kievit Vitali Klitschko, si dhe vëllain e tij”, shkruan Daily Mail.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera