Lajme

Autorët e dyshuar për atentatin me bombë në Shkodër: Hera e parë që vijmë këtu

Autori: Gazeta inFokus 12:01 | 11 February 2018

Tre autorët e dyshuar të atentatit me 8 të plagosur që ndodhi në Shkodër më 13 janar kanë dalë sot para togave të zeza ku iu është caktuar masa e sigurisë ‘arrest me burg’ dhe mësohet se kanë mohuar kategorikisht akuzat.

Në sallën e gjyqit, Endri Çopja, Argel Lulaj si dhe Serxho Teta thanë se nuk kishin lidhje me shpërthimin dhe se sot kishte qenë hera e parë që kishin shkruar në Shkodër.

Të tre u dërguan në Gjykatën e Shkodrës nën masa të rrepa sigurie, ndërsa në këtë institucion ka prani të mëdha të forcave policore.

-Advertisement-

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi më 13 janar në lagjen ‘Rus’ në Shkodër, ku lënda plasëse i ishte vendosur në një motoçikletë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera