Autopsia e vdekjes së Michael Jackson zbulon histori tragjike
Autori: Gazeta inFokus 10:17 | 14 February 2019
Histori tragjike u zbuluan për Michael Jackson pas autopsisë së tij kur vdiq në vitin 2009. Mbreti i Popit u nda nga jeta në moshën 50 vjeçare në banesën e tij në Los Anxhelos pas një mbidoze propofoli, një anestezik kirurgjikal. Raporti i autopsisë u botua më vonë dhe konfirmoi se trupi i tij ishte i mbuluar me plagë. Jackson kishte plagë tek krahët, që besohej se i ishin shkaktuar nga medikamentet që injektonte gjatë përpjekjes së dëshpëruar për të kapërcyer pagjumësinë kronike.
Kishte gjithashtu gjurmë të dukshme të operacioneve të shumta kozmetike, të realizuara gjatë jetës. Kishte dy plagë kirurgjikale prapa veshëve dhe dy të tjera në të dyja anët e hundës. Kishte gjithashtu plagë në pjesën e poshtme të qafës, në krahë dhe duar. Mjekët më vonë konkluduan se shumë nga këto ishin bërë nga operacionet e ndryshme. Michael Jackson bëri shumë operacione për të ndryshuar pamjen dhe për pasojë kishte tatuazhe kozmetike, konkretisht rreth buzës për t’i zhdukur vijën rozë.
Ylli i popit gjithashtu kishte një njollë mbi kokë, e cila ishte errësuar me tatuazh. Jackson ishte tullac dhe besohet se njolla në kokë dhe pa flokë, ishte për shkak të djegies që mori nga një aksident gjatë xhirimit të një reklame të pepsit në 1984.
Ai ishte duke xhiruar një shfaqje dhe po përdorte piroteknikën, kur flokët i morën zjarr. Atë kohë u trajtua për djegie të tmerrshme të shkallës së dytë dhe të tretë. Këngëtari kaloi vite duke e mbuluar njollën e plagës me kapele dhe paruke. Autopsia gjithashtu konfirmoi të vërtetën pas spekulimeve rreth ndryshimit të ngjyrës së lëkurës së Jacksonit.
Ai kishte insistuar gjithmonë që ndryshimi në paraqitjen e tij gjatë viteve ishte për shkak të gjendjes së lëkurës vitilago, ( e cila është një gjendje ku lëkura humb melaninën, pigment i cili definon ngjyrën e lëkurës dhe të qimeve”.
Dr. Christopher Rogers, mjeku që mbikëqyrte autopsinë, vuri në dukje se Jackson me të vërtetë vuajti nga vitilago, duke shtuar: “Pra, disa zona të lëkurës duken të zbehta dhe të tjerat me të errëta”.
Autopsia gjithashtu tregoi se mjekët kishin luftuar që ta shpëtonin kur u gjet i pavetëdijshëm në shtëpinë e tij më 25 qershor 2009. Brinjët e plasaritura janë një shenjë e përpjekjeve nga mjekët e spitalit, që tentuan ta ringjallnin. Përpjekjet për të shpëtuar Mbretin e Popit dështuan dhe Jackson më vonë u shpall i vdekur.
Vdekja e tij i atribuohet mbidozës së Propofolit, një anestezik kirurgjikal që përdoret në dhomat e operacionit. Ajo ishte administruar nga mjeku personal Jackson, Conrad Murray, i cili më vonë u dënua për vrasje të pavullnetshme pas vdekjes së yllit të muzikës. Ai u dënua me katër vjet burg dhe u lirua nga burgu në vitin 2013.
Të tjera
-
Çitaku, Kurtit: Mos u përziej aty ku s’e ke vendin – ke fituar për kryeministër të Kosovës, jo për sundimtar të shqiptarëve
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor ...
-
Abdixhiku: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut u ndanë, Kurti dhe gjithë aparati qeveritar u bënë akter aktiv
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Abdixhiku, ka reaguar pas re...
-
Ngjarjet e datës 25 prill
Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët – gjykimi. (Hagë, ora ...
-
Taravari: BDI manipuloi me vota joshqiptare
Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së r...
-
Festa e Frontit Europian, Ahmeti: Ky kapitull u mbyll me sukses, me mbi 40 mijë vota epërsi ne shënuam fitore
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në festën e fitores ...
-
Valon Syla pas fitores së Osmanit: Kur Albin Kurti të shkojë në plazhet greke, më nuk i bie kah Maqedonia
Analisti Valon Syla tha se kryeministri Albin Kurti ka marrë leksion sonte sa...
-
Kurti fton diasporën që të marrë pjesë në regjistrimin online të popullsisë: Jeni shtyllë qendrore e shtetit tonë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se Kosova për herë të parë ka fil...
-
Shpallet vendimi për mbylljen e TikTok-ut në SHBA
Pasi Kongresi amerikan votoi në favor të projektligjit për mbylljen e TikTok-...
-
Bujar Osmani shpall fitoren, i kërkon Arben Taravarit ta pranojë humbjen
Kandidati i BDI-së nga Fronti Europian për president të Maqedonisë së Veriut,...
-
BDI-ja nisi festën në Sheshin Skënderbeu në Shkup, Grubi: Fitoi UÇK-ja dhe Ali Ahmeti
Një numër i madh i simpatiznatëve të BDI-së janë grumbulluar në Sheshin Skend...
-
“Mbylleni derën, shkoni në shtëpi”- simpatizantët e BDI-së para shtabit të VLEN
Simpatizantët e BDI-së provokojnë përfaqësuesit e VLEN-it të cilët kanë lëshu...
-
Kandidatja e VMRO-së prin në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut qytetarët më 24 prill votuan për presidentin e ri të s...