Automjeti me targa të Maqedonisë së Veriut del nga rruga në Shtërpcë, vdes një grua dhe lëndohen tre të tjerë

Autori: Gazeta inFokus
22:20 | 05 November 2022
Një grua 70-vjeçare ka mbetur e vdekur, dhe tre të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku në aksin rrugor Prevallë-Shtërpcë.
Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur rreth orës 18:00, derisa automjeti ishte me targa të Maqedonisë së Veriut.
“Deri te aksidenti i komunikacionit dyshohet të ketë ardhur, kur automjeti i udhëtarëve Touran po qarkullonte nga Prevalla në drejtim të Shtërpcës dhe me të arritur në një kthesë, tek vendi i quajtur ‘’Kthesa e Kites’’ në afërsi të shtëpizës së rojeve të pyejeve, për shkaqe ende të panjohura, shoferi humb kontrollin mbi automjetin dhe automjeti kalon në anën djathtë të drejtimit të lëvizjes dhe bie 27 metra poshtë rrugës dhe me këtë rast, veç dëmeve të shkatuara materiale në automjet, një person me inicialet K.J (F/MV) e moshës, rreth 70 vjeçare humb jetën, vdekja e saj është konfirmuar nga mjekët kujdestar në Shtërpcë, ndërsa 3 persona tjerë, pasagjerë kanë pësuar lëndime trupore, të cilët pasi marrin ndihmën e parë mjekësore në Qendrën Emergjente në Shtërpcë, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor, me autoambulancë dërgohen në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, thuhet në njoftim.
Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, në koordinim edhe me Prokurorin nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i cili ka dalur në vendin e aksidentit, i ka marrë të gjitha masat e nevojshme për hetimin e rastit.

Të tjera
-
Top pesëshet e grave më të votuara në LVV, PDK dhe LDK sipas rezultateve të deritanishme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon procesin e numërimit të votave për ...
-
Mbi 1 mijë 900 tiketa trafiku shqiptoi policia për 24 orë
Një mijë e 926 tiketa trafiku shqiptoi Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fu...
-
Nezir Kraki bëhet deputet, merr mijëra vota më shumë sesa emra si Agim Bahtiri e Dimal Basha
Profesori i shkencave politike Nezir Kraki, i cili iu bashkua partisë Guxo pa...
-
Probleme me shëndetin, Thaçi mungon edhe në konferencën për ecurinë e çështjes
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, Zyra e Prokurorit të Spe...
-
Kurti e publikon urimin, Rama i thekson arritjet e Kosovës me ndihmën e aleatëve: Përulemi përpara themeluesve të Republikës
Kryeministri Albin Kurti ka pranuar urime nga homologu i tij shqiptar, Edi Ra...
-
Gjykimi i krerëve të UÇK-së drejt fundit: Më 4 prill përfundojnë dëshmitarët e Prokurorisë
Më 4 prill do të përfundojnë dëshmitarët e Prokurorisë, në rastin e krerëve t...
-
Tri gra deputete në koalicionin, AAK-NISMA, kush e ka siguruar mandatin e deputetit?
Koalicioni AAK-NISMA pritet të ketë tetë deputet në Kuvendin e Kosovës. ...
-
Armend Muja ‘pëson’ debakël, nga mbi 43 mijë vota, bie nën 20 mijë
Deputeti Armend Muja, i cili në zgjedhjet e vitit 2021 kishte fituar mbi 43 m...
-
Raportohet se Prokuroria Speciale i ka bërë kërkesë Gjykatës për ta urdhëruar Kurtin të dëshmojë për skandalin e rezervave
Prokuroria Speciale ka kërkuar nga Gjykata që ta urdhërojë kryeministrin ...
-
Rozeta Hajdari, Gazmir Raci, Enver Dugolli e Ardian Gola as në 50 më të votuarit në Vetëvendosje
Janë publikuar edhe listat e kandidatëve të Vetëvendosjes për deputetë, dhe v...
-
Në dhjetor u ndanë 142 çifte
Agjencia e Statistikave të Kosovës, ka njoftuar se në dhjetor të vitit të kal...
-
Arrestohen dy të mitur për thẹrjẹ me thịkë në Obiliq
Pasditen e së martës në Obiliq janë arrestuar dy të mitur, pasi dyshohet se k...