Lajme

Automjeti godet këmbësoren në Podujevë

Autori: Gazeta inFokus 19:29 | 18 November 2020

Një 35-vjeçare ka marrë lëndime trupore si pasojë e goditjes së një automjeti sonte në rrugën “Gryka e Llapit” në Podujevë.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, sipas së cilës rasti ka ndodhur rreth orës 18:00.

“Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka marrë këmbësorja, femër e moshës rreth 35-vjeç, e cila është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Ahmeti, duke shtuar se me rastin është duke u marrë njësiti i komunikacionit rrugor.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera