Automjetet autonome mund të shndërrohen në armë
Autori: Gazeta inFokus
17:14 | 17 September 2018
Muajve të fundit kanë ndodhur disa aksidente në të cilat morën pjesë veturat autonome, ku pati edhe raste me epilog fatal dhe njëra nga gjërat me rëndësi ka të bëjë me sigurinë.
Drejtori i kompanisë teknologjike Blakcberry, John Chen paralajmëron për rrezikun shtesë në lidhje me veturat autonome, për shkak të mundësisë së hakimit të tyre, gjë e cila mund t’i shndërrojë ato në armë në duart e kriminelëve, transmeton KosovaPress.
Edhe pse Blackberry punon në zhvillimin e teknologjisë së saj autonome në vozitje në bashkëpunim me gjigantin kinez të internetit Baidu, kompania tërheq vërejtjen mbi rreziqet që bart kjo teknologji.
Chen thotë se këto makina kanë në shumë linja të kodit kompjuterik se sa aeroplanët standard luftarakë, gjë e cila iu mundëson hakerëve hapësirë të madhe për keqpërdorim.
“Automobili lehtë mund të infektohet me viruse dhe të transformohet tërësisht në armë. Nëse një haker mund ta marrë atë, mund të imagjinoni se çfarë mund të bëjë. Unë mund ta bëjë makinën 90% të sigurt nga virusi, por sapo të arrijë në rrugë, këto kushte duhet kontrolluar rregullisht “, tha Chen.
Chen thekson se ka ende shumë sfida përpara se makinat autonome të bëhen një fenomen masiv në rrugë.
“Vetë-menaxhimi është ende në mënyrë të konsiderueshme e varur nga gabimi njerëzor dhe kontrolli i sigurisë. Rregullat dhe kërkesat e sigurisë teknologjike duhet të krijohen para se të lejohen këto automjete të dalin në rrugë”, thotë drejtori i Blackberry.
Teknologjia autonome është gjithashtu një sfidë e madhe për kompanitë e sigurimeve dhe ligjvënësit, të cilët duhet të vendosin se kush do të jetë përgjegjës në rast aksidenti.

T� tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet mot kryesisht me diell, me përjashtim për në orët e m...
-
Xhavit Haliti: Po të liroheshin Thaçi dhe të tjerët me protesta, do të mblidheshin një milion njerëz në rrugë
Ish-deputeti i Kuvendit, Xhavit Haliti, ka komentuar vendimet e veçanta të Ko...
-
Kurti: Dokumentimi i krimeve të luf*tës i domosdoshëm për zbardhjen e së vërtetës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar raportin e punës së Instituti...
-
Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin amerikan në Prishtinë, diskutohet siguria në Kosovë
Komandanti i KFOR-it, Roberto Vergori, është takuar sot në kampin “Film City”...
-
“Sa shumë marrëzi e sa pak marre” – Dakaj për arsyetimin e Ramës rreth skandalit me shiritin që kushton 12 euro e paguhet 3.500 euro
Gazetari Shkëlzen Dakaj ka reaguar ashpër ndaj sqarimit të kryetarit të Prish...
-
Një person gjendet pa shenja jete në Prishtinë, policia nis hetimet
Një person është gjetur pa shenja jete të premten mbrëma në Prishtinë, shkrua...
-
Djali i Anton Qunit betohet si ushtar i Kroacisë: Dritoni do të mbetet përfaqësues i traditës shqiptare
Ish-ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Anton Quni, ka bërë të ditur se djali i t...
-
Ymeri: Prokuroria e vërtetoi se ka pasur manipulime në çmimet e energjisë elektrike – u tregtua sikur në “pazar”
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, në EURO n’T7 ka thë...
-
Ganimete Musliu nuk e përjashton kandidimin për kryetare të PDK-së: Ka ardhur momenti që partia të udhëhiqet nga një grua
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka deklaruar se ...
-
Kurti pranoi paportin vjetor të punës së Institutit të Krim*eve të Kryera gjatë Luf*tës në Kosovë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi sot Institutin e K...
-
Presidentja Shiroka Pula takon kryetarët e komunave, iu premton përkrahje
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, është takuar sot m...
-
Ndryshimet në pozitat udhëheqëse të Policisë, Musliu kërkon dokumentacion zyrtar: Ende nuk kam marrë përgjigje
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka kërkuar...































