Sport

Autogoli i pabesueshëm, vetëm 43 sekonda pas aktivizimit (Video)

Autori: Gazeta inFokus 13:26 | 31 July 2018

Futbollisti i ekipit kinez, Beijing Guoan, Wei Shihao e mbylli ndeshjen ndaj Shanghai Shenhua me një episod, i cili vështirë se mund të besohet.Shihao u aktuivizua në minutën e fundit të takimit, kur skuadra e tij po kryesonte me rezultatin 2-1, një lëvizje kjo e ndërmarrë nga trajneri i Beijing për të fituar kohë.

Por, pas vetëm 43 sekondash në fushën e lojës, Wei Shihao u bë protagonist i një prej autogolave më të pabesueshëm në futboll.

Ai gjuajti fort me të djathtën në zonën e skuadrës së tij, duke e mposhtur portierin dhe duke iu dhuruar kundërshtarëve një barazim, të cilin ata nuk e prisnin.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera