Lajme

“Autobusi shpërtheu menjëherë”, dëshmitari rrëfen për aksidentin tragjik në Bullgari

Autori: Gazeta inFokus 13:37 | 23 November 2021

Një dëshmitar i cili ka parë gati se gjithë tragjedinë në Bullgari ka treguar se si shpërtheu autobusi në flakë. Dëshmitari ka rrëfyer se ai ka qenë prapa autobusit me një mini-bus udhëtarësh.

Ndërsa, ai ka thën% se zjarri ishte shumë i madh dhe se ishte e pamundur që të ndihmonin njerëzit.

“Ishim duke udhëtuar me një mini-bus, autobusi duke lëvizur shpërtheu menjëherë dhe u përfshi nga një zjarr i madh dhe ishte e pamundur që të ndihmonim njerëzit sepse flakët ishin shumë të mëdha”, ka rrëfyer dëshmitari, shkruajnë mediat në Shkup, raporton abcnews.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera