Fun & Video

Autobusi përfshihet nga flakët dhe lëviz pa shofer në rrugë

Autori: Gazeta inFokus 09:58 | 27 November 2020

Një autobus është përfshirë nga flakët në rrugët e Romës, kryeqytetit italian.

Ngjarja ka ndodhur në orën 03:20 të mëngjesit të datës 21 nëntor.

Një autobus i linjës, që në ato momente ishte në shërbim, ka marrë flakë, ndersa nuk mbaron këtu, por ka vijuar të lëvizë nëpër rrugët e Romës për më shumë se 150 metra.

-Advertisement-

Autobusi pati një problem në motorin, që mori flakë në pjesën e pasme dhe era që frynte gjatë natës ndihmoi zjarrin të përhapej shpejt në gjithë mjetin.

Një punonjës i policisë që ndodhej aty pranë lajmëroi shoferin, që zbriti me vrap.

Megjithë përpjekjet për ta shuar zjarrin me fikëse, gjithçka ishte e kotë.

Mjeti u ndal në disa kazane mbeturinash anash rrugës.

Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar nga kjo ngjarje.

Më poshtë keni pamjet:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera