Lajme

Autobusi nga Lipjani rrezikon jetën e udhëtarëve në hyrje të Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 17:44 | 01 October 2021

Një autobus i linjës Shalë-Lipjan-Prishtinë shihet derisa zbret udhëtarët në hyrje të Prishtinës jashtë vendit të destinuar për ndaljen e autobusëve.

Në një video që i ka dërguar Gazetës Infokus një lexues, shihet se si autobusi është ndalur në hyrje të rrethit kryesor në fund të Veternikut.

Kjo thuhet se ka shkaktuar kolona të gjata të automjeteve dhe ka penguar komunikacionin. Gjithashtu, shihet se ky veprim ka vënë në rrezik edhe jetën e qytetarëve, të cilët është dashur të kalojnë rrugën me dy korsi përmes automjeteve./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera