Lajme

Autobusi me targa shqiptare përfshihet në aksident në Kroaci

Autori: Gazeta inFokus 23:53 | 28 October 2020

Një autobus me targa shqiptare u përfshi në një aksident ditën e sotme në Kroaci. Mediat kroate raportojnë se nga aksidenti disa nga pasagjerët u plagosën lehtë, por nuk kanë rrezik për jetën.

Aksidenti ndodhi paradite në autostradën A1 pranë zonës së pushimit Jasenice në drejtim të Zagrebit.

“Vetëm një automjet u përfshi në aksident, një autobus me targa shqiptare dhe çfarë ndodhi saktësisht do të mësohet vetëm pas hetimit” tha zëdhënësja e Administratës së Policisë së Zadarit, Ivana Grbin.

-Advertisement-

Shërbimet e urgjencës mbërritën menjëherë në vendin e aksidentit për t’u ardhur në ndihmë të plagosurve.


Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera