Lajme

Autobusi me mërgimtarë nga Kosova aksidentohet në Serbi

Autori: Gazeta inFokus 23:14 | 11 January 2022

Një autobus nga Kosova është aksidentuar në afërsi të Krushevacit në Serbi.

Në një fotografi nga vendi i ngjarjes shihet autobusi i një kompanie turistike Kosovare që ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur.

Sipas dëshmitarëve të ngjarjes nuk ka viktima por vetëm të lënduar.

-Advertisement-

Mësohet se shkaktarë të aksidentit kanë qenë kushtet e vështira të rrugës. Autobusi ishte duke shkuar në drejtim të Sllovenisë nga Kosova. /ATV LIVE/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera