Lajme

Autobusi del nga rruga, lëndohet një person në Shqipëri

Autori: Gazeta inFokus 11:26 | 21 October 2018

Një person ka mbetur i lënduar pasi autobusi i linjës Kamëz – Tiranë ka dalë nga rruga mëngjesin e sotëm.

Urbani morri me vete babë e birë, të cilët ishin duke ecur në trotuar.

I lënduar në këtë rast ka mbetur djali i cili është dërguar në spitalin e traumës në kryeqytetin shqiptar.

-Advertisement-

Besohet se një defekt bëri që autobusi të dal nga rruga, i cili më pas u ndal në murin e një ndërtese në njërën anë të rrugës, raporton Top Channel.

Në vendngjarje kanë mbërritur policia, të cilët po hetojnë ngjarjen. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera