Lajme

Autobusët janë kthyer në klasa, fëmijët sirianë vijojnë të vuajnë pasojat e tërmetit

Autori: Gazeta inFokus 08:29 | 26 May 2023

Fëmijët sirianë vijojnë të vuajnë ende pasojat e tërmetit tragjik, i cili shkaktoi mijëra viktima.

Për të vijuar mësimin tashmë janë gjetur zgjidhje të përkohshme, duke kthyer autobusët në klasa. Të mbijetuarit e tërmetit pranë kufirit me Turqinë, janë munduar ti rikthehen sadopak jetës normale.

Në autobusin shumëngjyrësh ata zhvillojnë çdo ditë mësim, ndërsa dëshira për dije nuk u mungon në asnjë moment.

-Advertisement-

Pavarësisht se vetëm pak metra më tutje ndodhen çadrat e tyre të banimit, fëmijët përgatiten çdo ditë me librat dhe mjetet shkollore normalisht.

Kjo ide u hodh nga organizatat jofitimprurëse, të cilat menduan diçka ndryshe për fëmijët që prej kohësh vuanin. Kjo u konsiderua një mënyrë për të ndryshuar rutinën e tyre, njëkohësisht u pa edhe si argëtim për fëmijët që donin të mësonin.

E gjithë autobusi është dekoruar me element që I bëjnë të miturit Akoma më të lumtur.

Pasojat e tërmetit tragjik të mëngjesit të 6 shkurtit vijojnë ende të ndjehen në Siri. Përpos numrit të lartë të viktimave, ndërtesat u shkatërruan. Mjaftuan vetëm pak sekonda që ato të ktheheshin në gërmadha. Ende sot e kësaj dite shumë sirianë janë ende pa shtëpi, ndërsa vijojnë të strehuar në çadra.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera