Lajme

Autoblinda e ushtrisë serbe aksidentohet me një veturë, humbin jetën pesë persona

Autori: Gazeta inFokus 10:14 | 22 September 2024

Në magjistralen Kralevë-Rashkë të Serbisë ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përplasur një autoblindë e ushtrisë serbe me një veturë civile.

Si pasojë e kësaj kanë humbur jetën pesë persona, babai me tre fëmijët si dhe një grua që ishte me ta në veturë – kur e ëma është i vetmi person që mbijetoi.

“Vetura civile është shkatërruar plotësisht nga autoblinda ushtarake – pra plotësisht e shkatërruar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e zjarrfikësve dhe ekipet e kërkim-shpëtimit. Kanë arritur disi të largojnë autoblindën që kishte përfunduar sipas veturës civile. Pamjet janë të tmerrshme, një tragjedi e vërtetë”, tha një dëshmitare.

-Advertisement-

Aksidenti mes autoblindës së ushtrisë serbe dhe veturës civile ka ndodhur të shtunën rreth orës 13:00.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera