Lajme

Auto shkollat nuk i respektojnë as vet rregullat e komunikacionit, parkojnë veturat në trotuar

Autori: Gazeta inFokus 14:06 | 12 December 2019

Në Prishtinë disa auto shkolla parkojnë veturat e tyre në trotuar duke bërë kështu të pamundshëm kalimin për qytetarët.

Edhe pse aty gjenden shtyllat të cilat ndalojnë parkimin ata nuk e kanë fare problem, shkruan gazeta inFokus.

Në vend se të ishin shembull në respektimin e rregullave të komunikacionit këto auto shkolla bëjnë krejtësisht të kundërtën nuk i respektojnë as vetë rregullat që ua mësojnë shoferëve të rinjë.

-Advertisement-

Në disa foto të publikuara nga “Vrojtuesit e Lagjes” në rrjete sociale shihen dy makina të auto shkollave të cilat janë të parkuara në trotuar menjëherë afër shtyllave ndaluese./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera