Lajme

Auto Llapi po vazhdon zgjerimin, kompaninë lidere për auto pjesë tani mund ta gjeni edhe në Podujevë

Autori: Gazeta inFokus 17:59 | 02 August 2023

Kompania e pjesëve për vetura Auto Llapi, po vazhdon zgjerimin duke qenë kështu lider në tregun Kosovar.

 

View this post on Instagram

 

-Advertisement-

A post shared by AUTO LLAPI (@autollapi.official)

Të martën Auto Llapi bëri hapjen solemne të pikës në Podujevë.

Kjo pikë e hapur së fundmi në Podujevë është e nënta me radhë në të gjithë Kosovën.

Me më shumë se 20 vite përvojë në këtë industri, Auto Llapi ofron pjesë për të gjitha llojet e veturave.

Menaxheri gjeneral në Auto Llapi, Anton Potera, tregon se cilat lloje të pjesëve mund t’i gjeni tek kjo kompani.

“Të gjitha llojet e auto pjesëve, kryesisht për vetura evropiane, po kemi edhe për ato koreane e aziatike, po një sasi më e vogël. Kryesisht, gjermane, franceze, italiane”, ka thënë Potera.

E përveç auto pjesëve, ajo që ofron Auto Llapi e që është e rëndësisë se veçantë, është kualiteti në produkte, shërbim të shpejtë e korrekt dhe brende me renome botërore.

Përveç pikës në Podujevë, kompaninë e pjesëve të veturave Auto Llapi mund ta gjeni edhe në tetë lokacione tjera në Kosovë, konkretisht në Prishtinë, Prizren, Ferizaj e Vushtrri.

Ndërkaq, Podujeva nuk është pika e fundit e Auto Llapit, kjo pasi shërbimet cilësore kjo kompani pritet t’i sjellë në çdo qytet të Kosovës.

Zgjedhni rrugën më të mirë për veturën tuaj me Auto Llapi./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso

Të tjera