Kërcënimi ndaj kryeministrit – Policia fton mërgimtarin si të dyshuar

Të mërkurën në mbrëmje kryeministri i Kosovës Albin Kurti ishte kërcënuar nga persona të panjohur në rrjete sociale. I menjëhershëm ishte reagimi i Njësisë Speciale duke shtuar forca të sigurisë para shtëpisë së Kurtit.

Gjashtë dite pas këtij kërcënimi, Policia e vendit ka ftuar si të dyshuar Kujtim Kurtin, një mërgimtar nga Gjermania.

Kujtimi Kurti është ftuar të paraqitet në stacioni e Prizrenit për tu intervistuar si i dyshuar për postimin e tij që e kishte bërë të dielën e 31 tetorit, ani pse në fletëthirrjen e policisë cilësohet si incident.

Ai në një postimit në rrjetin social Facebook kishte shkruar “100 mi kush vret Albin Kurtin”.

Gazeta Insajderi ka kontaktuar Kujtim Kurtin, i cili ka thënë se nuk ka bërë asnjë incident në Prizren pasi që ai momentalisht ndodhet në Gjermani.

Ai tutje, ka treguar se gjatë ditës së sotme ka biseduar me hetuesin policor i cili i ka shpjeguar se ftesa ndaj tij ka të bëjë me postimin e tij, ku kishte kërcënuar kryeministrin Kurti.

Kurti në përgjigjen e tij për Insajderi ka bërë të ditur se ky status ishte bërë në formë shakaje dhe se Facebook ia kishte fshirë postimin pas dy ore.

Ai madje ka thënë se në postimin e tij nuk kishte shkruar se do të jap para, prandaj e kishte shkruar “100 mi”.

Kurti: Serbia do bosnjëzimin e Kosovës, nuk e lejoj, qofsha në opozitë apo pushtet

Kryeministri Albin Kurti në një intervistë për BBC-në ka thënë se Serbia do që Kosova do të bosnjëzohet, por ai ka premtuar se një gjë e tillë nuk do të ndodhë, shkruan Express.

Kurti siguroi se Asociacioni i Komunave Serbe në Kosovë nuk do të ndodhë, qoftë vetë në qeveri apo opozitë, sepse sipas tij, kjo është arsyeja pse është votuar.

Tutje, kryeministri tha se kur Asociacioni i Komunave Serbe nuk u implementua, asnjë serb nuk protestoi, asnjëherë.

Sipas tij, ishte gjithmonë Beogradi ai që ishte nervoz kur “Zajednica” nuk kaloi, e kjo sepse, sipas tij, Serbia do që të krijojë një shtet tjetër brenda Kosovës.

“Kur Asociacioni i Komunave Serbe nuk u implementua, asnjë serb nuk protestoi, kurrë. Ishte gjithmonë Beogradi që ishte nervoz. Ata (Serbia) donë që ta përsërisin bosnjëzimin në Kosovë, ne nuk do ta lejojmë këtë, qofshim në opozitë apo qeveri. Kjo është arsyeja që jam votuar: Të pamundësojë bosnjëzimin e Kosovës. Unë jam i sigurt që me programin tonë, ne do t’i ndihmojmë serbët po aq sa shqiptarët. Nëse ne pyesim serbët cilat janë ankesat tuaja, ata do të thonë “vendet e punës dhe drejtësia”, por Beogradi do të ketë një shtet brenda një shteti, një shtet të Serbisë brenda pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Kurti për BBC.

Disa ditë më parë, për diçka të tillë kishte siguruar edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

“… nuk do të bëhet Zajednica në Republikën e Kosovës, jo për sa kohë është Albin Kurti kryeministër i Kosovës”, premtoi Haxhiu në T7.

Por, ndryshe kërkohet nga amerikanët. Dhjetë ditë më parë, Express raportoi ekskluzivisht se SHBA-ja kërkon që Asociacioni i Komunave Serbe të implementohet patjetër.

“Është thelbësore për Kosovën dhe Serbinë të respektojnë zotimet e tyre duke implementuar të gjitha marrëveshjet e mëparshme. Kjo përfshin edhe Asociacionin e Komunave Serbe”, ka thënë ky zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

Qeveria holandeze shtrëngon sërish masat ndaj COVID-19

Përballë rasteve në rritje të mprehtë të koronavirusit, kryeministri në detyrë i Holandës tha të martën se qeveria holandeze po rivendos një urdhër për mbajtjen e maskave në vende publike si dyqane dhe biblioteka.

Rastet e reja me COVID-19 janë rritur me shpejtësi në Holandë prej javësh.

Instituti i shëndetit publik i vendit raportoi të martën se infeksionet e konfirmuara u rritën në 39 përqind krahasuar me një javë më parë dhe pranimet në spital u rritën me 31 përqind në 834 me një rritje prej 20 përqind në numrin e pacientëve të pranuar në ICU, shkruan Euronews.

Trendi rritës filloi menjëherë pasi qeveria përfundoi shumicën e kufizimeve të mbetura të bllokimit në fund të shtatorit.

“Nuk do të habisë askënd që ne kemi përsëri një mesazh të ashpër këtë mbrëmje,” tha kryeministri Rutte gjatë një konference shtypi në televizion kombëtar.

“E vështirë sepse për fat të keq duhet të kërkojmë më shumë nga njerëzit tani që numrat e infeksionit dhe numrat e shtrimeve në spitale po rriten shpejt.”

Rutte gjithashtu u bëri thirrje njerëzve që të distancohen nga shoqëria, të punojnë nga shtëpia të paktën gjysmën e kohës dhe të shmangin udhëtimet në vendet e ngarkuara dhe gjatë orëve të pikut të mëngjesit dhe të mbrëmjes.

Si pjesë e kufizimeve të reja, nxënësit do të duhet të mbajnë maska ​​​në shkollë.

Nga buxheti prej 100 milionë eurosh për Ushtrinë e Kosovës, 55 milionë euro vetëm për armë

Nuk ka shumë kohë që Forca e Sigurisë së Kosovës ka marrë mandat ushtarak. Ndërsa, për herë të parë në vitin 2022 kjo forcë ushtarake do të ketë buxhet prej mbi 100 milionë euro.

Në draftin e buxhetit për vitin e ardhshëm për Ministrinë e Mbrojtjes janë paraparë 102 milionë euro.

Mbi 97 milionë prej tyre do t’i shpenzojë Forca e Sigurisë, raporton RTV Dukagjini.

Për armatim, pajisje të ndryshme ushtarake dhe infrastrukturë përcjellëse, shteti do të shpenzojë mbi 55 milionë euro.

Për sisteme të armatimit do të shpenzohen mbi 31 milionë euro.

Për automjete taktike ushtarake do të shpenzohen 4 milionë euro.

Për sigurinë e Kosovës kujdeset edhe Policia e Kosovës.

Për këtë institucion janë parapara mjete prej 111 milionë euro.

Derisa për shpenzime kapitale për këtë institucione do të shpenzohen rreth 11 milionë euro.

Këtë vit dhe vitin pasues do të blihen topa të ujit, limuzina të blinduara dhe automjete tjera speciale.

Ndërsa për njësitet speciale janë paraparë miliona euro shpenzime.

Këto mjete do të shpenzohen për pajisje me armë të gjata dhe pajisje speciale.

Për AKI-në do të ketë buxhet për dhjetë milion eurove por që sipas rregullores nuk tregohen detaje se çfarë pajisje blihen e për çfarë shpenzohet paratë.

Rritje marramendëse të çmimit të bukës dhe makaronave – pse po ndodh kjo në Itali?

Ndonëse për rritjen e çmimeve flitet prej kohësh, konsumatorët në Itali deri më tani nuk kanë vënë re konkretisht ndryshime të mëdha kur shkojnë në supermarket. Mirëpo, kur çmimi i miellit rritet me 38 për qind dhe i bukës me 11 për qind, është e vështirë të mos ndihet në buxhetin e familjes.

“Federsconsumatori”, një shoqatë që merret me lëvizjet e çmimeve në nivel kombëtar, prezantoi rezultatet më të fundit: nga marsi deri në tetor 2021, çmimi i miellit është rritur me 38 për qind për kilogram, ka kaluar 1 euro, makaronat integrale kushtojnë 2,90 euro dhe kilogram bukë 3.86 euro (është rritur me 11 për qind).

Pra, nuk janë rritur vetëm çmimet e energjisë elektrike, gazit dhe benzinës, por edhe ato që zakonisht sjellin në tryezë italianët, raporton larepublica.

Nga ana tjetër, “Assopanificatori” – Shoqata e Bukëpjekësve, do të thotë nga të gjithë ata që bëjnë bukë dhe që e shesin, ai beson se kjo nuk është diçka që italianët do ta ndjejnë veçanërisht duke marrë parasysh faktin se një person në atë vend ha rreth 80 gram bukë në ditë dhe dhjetë vjet më parë hante 250-280 gram.

Kryetari i asaj shoqate, Davide Trombini, ka deklaruar për të përditshmen Republika se çmimet e lëndëve të para janë duke u rritur vazhdimisht që nga fillimi i këtij viti dhe se janë munduar që konsumatorët të mos e ndjejnë këtë, por tani është bërë e pamundur.

Instituti Italian i Shërbimeve Bujqësore “Ismea” tregoi se, për sa i përket grurit të butë, d.m.th. ai që kthehet në miell për industrinë e bukës dhe ëmbëlsirave – në muajin shtator të vitit 2021, çmimet u rritën me 35 për qind krahasuar me muajin shtatorin 2020 dhe 10 për qind në gusht të vitit 2021.

Arsyet e rritjes së çmimeve

Arsyeja e parë që çoi në rritje të çmimeve është rritja e çmimit të transportit, veçanërisht për shkak të kontejnerëve që qëndruan për shkak të pandemisë dhe një rënie të lehtë të stoqeve, duke pasur parasysh se këtë vit kërkesa u rrit dhe oferta u ul.

Të korrat në Ukrainë ishin më të dobëta (minus 12.9 për qind se në vitin 2020) dhe Rusia reduktoi eksportet e saj për të mbajtur çmimet brenda kufijve të saj. Kjo është e rëndësishme për Italinë, sepse ata mbulojnë 36 për qind të kërkesës me grurin e tyre.

Sa i përket grurit të përdorur për të bërë miellin e makaronave, përveç rritjes marramendëse të çmimit të transportit në kontejnerë, që ka ndodhur në vitin 2020, një tjetër arsye e rritjes me 71 për qind nga shtatori i vitit të kaluar deri në të njëjtin muaj të këtij viti, ka qenë. është një korrje e dobët edhe në Kanada, për shkak të thatësirës së madhe, për shkak të së cilës u reduktuan eksportet.

Shoqata Botërore e Mjekësisë: Vaksinim i gjerë me dozën përforcuese

Frank Ulrich Montgomery, mjeku gjerman që kryeson Shoqatën Botërore të Mjekësisë, ka bërë thirrje për përdorimin e gjerë të vaksinave përforcuese kundër COVID-19, ndërsa në Gjermani po zhvillohet një debat se si të vaksinohen miliona njerëz të cënueshëm përpara se të fillojë dimri.

“Të gjithë ata që janë vaksinuar plotësisht gjashtë muaj më parë duhet të marrin një vaksinë përforcuese së shpejti”, tha Montgomery për gazetat e grupit mediatik “Funke”, në komentet e botuara sot, raporton ATSh.

Ai vuri në dukje se një fushatë e re, e centralizuar vaksinimi ishte e nevojshme në Gjermani, këtë vjeshtë, një fushatë që duhet të promovojë dy dozat e vaksinave kundër COVID-19 për të pavaksinuarit, si edhe ato përforcuese.

“Për shkak se mbrojtja imune bie pas gjashtë muajsh, ne si shoqëri duhet të kemi interes që kjo mbrojtje të mbetet e qëndrueshme”, pohoi Montgomery.

Organi më i lartë për administrimin e vaksinave në Gjermani njoftoi sot se po punon “shumë intensivisht” nëse do të rekomandojë një raund të tretë të vaksinimit për të gjithë

MSH me ushtrues detyre që një muaj, Qeveria ende pa emër për ministrin e ri

Ka një muaj që Ministria e Shëndetësisë po funksionon me ushtrues detyre, Qeveria ende pa një kandidat.

Ministria e Shëndetësisë, e cila nga fillimi i pandemisë është përballur me shumë punë, aktualisht po drejtohet nga Dafina Gexha Bunjaku që mban pozitën e ushtrueses së detyrës.

Ish-ministri, Arben Vitia ishte deklaruar se pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve nuk do të kthehet në krye të këtij institucioni.

Por a ka qeveria Kurti një emër tjetër që do të emërohet ministër i Shëndetësisë?

Tash e 10 ditë, Televizioni ka dërguar pyetje në Zyrën e Kryeministrit në lidhje me këtë çështje, por të njëjtit s’janë deklaruar.

Këtë situatë po e cilëson si neglizhencë të ekzekutivit, ish-ministri Armend Zemaj.

Zemaj e cilëson të domosdoshëm emërimin e ministrit të ri, tash kur po paralajmërohet vala e re e Covid 19.

Kolegu i Zemajt në komisionin Parlamentar, deputeti Shemsedin Dreshaj megjithatë nuk e cilëson shumë të rëndësishëm rolin e ministrit në situatën me pandeminë.

T7, jo zyrtarisht ka mësuar se Qeveria që drejton Kurti ka një emër për ta emëruar në këtë pozitë, por që nuk është konfirmuar se kush mund të jetë ky kandidat.

Sipas ligjit institucionet shtetërore kanë të drejtë të funksionojnë me ushtrues detyre 3 muaj.

Videon e plotë mund ta shihni duke klikuar KËTU.

Tahiri: I kemi bërë ftesë zyrtare LVV-së për koalicion në Vushtrri

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, kandati i LDK-së, Xhafer Tahiri në emisionin Zgjedhjet në Kohë në KTV, ka njoftuar se i kanë bërë ftesë edhe zyrtarisht Lëvizjes Vetëvendosje! për koalicion para-zgjedhor për raundin e dytë në balotazh me 14 nëntor.

“Së bashku me Lëvzjen Vetëvendosje kemi pasur një bashkëqeverisje të suksesshme dhe e kemi mbajtur atë qeverisje për tri vite, dhe gjithashtu kemi pasur edhe suksese të përbashkëta mirëpo kishim edhe ngecje të përbashkëta” ka thënë Tahiri.

Pika ma e fortë në programin e Tahirit: Punësimi i grave dhe të rinjve

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, kandati i LDK-së, Xhafer Tahiri është mysafir sonte në debatin Zgjedhjet në Kohë në KTV.

Në pyetjen e gazetarit drejtuar Tahirit për pikën më të fortë të programit, Tahiri i përgjigjet se punësimi i grave dhe i fëmijëve është prioriteti kryesor në programin e tij.

“ Është një prej vendimeve të para që do të kemi në Kuvendin e Komunës është që do të subvencionojmë pagën për bizneset që punësojnë gratë , në pagën minimale në periudhë 6 mujore , dmth secilit biznes që krijon vende të reja pune për gratë në periudhën e praktikës”, tha Tahiri.

Kritikat e Limajt: Opozitë anemike dhe pozitë arrogante

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, thotë se partia që ai udhëheq po i mungon Kuvendit të Kosovës. Kritikon partitë opozitare parlamentare, thotë se s’po mund të gjejnë rrugën derisa e quan arrogante qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti.

“Nisma nuk është në parlament, por Nisma i mungon parlamentit”, thotë Limaj.

“Kemi një opozitë e cila nuk po mundet me gjet rrugë. Kalojnë shumë tema të mëdha përreth Kosovës. Parlamenti i Kosovës është kthyer në një institucion i cili do të duhej të ishte vendi i debatit, i sinergjive, më vend ku ballafaqohen idetë, vizionet, argumentet dhe kundër-argumentet, gati-gati po na kthehet në një vend monoton. Ka veç një zë. Nuk ka qëndrime, nuk ka argumente e kundër-argumente. S’ka shtrim të temave me interes të veçantë”, thotë Limaj në RTK

“Në parlamentin e Kosovës bisedohen gjëra që s’kanë asgjë të përbashkët me prioritetet që ka sot vendi. Të merr malli me dëgjuar një debat si duhet. Debatet janë shumë sipërfaqësore, pa bazë, pa bërthamë, pa shkuar te esenca”, thekson Limaj.

Një opozitë anemike dhe një pushtet i arrogancës i cili krejt e ka të mbështetur mbi bazën e numrave. S’është me rëndësi çka thotë, sepse thotë numri më jep të drejtë”, sqaron Limaj.

Ekonomisti Spahiu: Rritja ekonomike do të jetë 7.1% ose më e vogël, Murati e Kurti janë gabim

Profesori universitar Muhamet Spahiu ka thënë në emisionin Pressing në T7 se rritja ekonomike në Kosovë do të jetë 7.1%, parashikim ky i bërë nga Banka Ekonomike Botërore.

Spahiu ka thënë se parashikimi i kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit të Financave, Hekuran Murati, do të jetë afër 10%, është i gabuar.

“Rritja ekonomike e këtij viti nuk mund të krahasohet me atë të vitit të kaluar. Së pari, vitin e kaluar ishim në pandemi. Pastaj, këtë vit normalisht që është pritur një bom ekonomik ashtu sikur në shtetet tjera, për shkak të hapjes dhe kërkesës më të madhe. Por parashikimi që bënë kryeministri Kurti me minsitrin Murati është i gabuar. Rritja sipas Bankës Ekonomike Botërore do të jetë 7.1%. Normalisht, ka gjasa që as kjo shifër mos të arrihet”, tha Spahiu.

Parashikimi i Kurtit dhe Muratit ishte se rritja do të jetë afër 10%. Kurti po ashtu tha se nëse kjo rritje vazhdon, Ksoova mund ta zë Kroacinë për nga zhvillimi ekonomik.

Bahri Shala lirohet nga pozita e drejtorit të Drejtorisë së Antidrogës në Policinë e Kosovës

Bahri Shala është liruar nga pozita e drejtorit të Drejtorisë së Antidrogës në Policinë e Kosovës. Ai ka bërë të ditur për Gazetën Express së është bartur në një tjetër drejtori brenda PK-së, atë Teknike të Kriminalistikës.

“Është e vërtetë, sot në orar të punës jam njoftuar”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se pozita në të cilën është emëruar, është paralele brenda Policisë së Kosovës.

“Sipas gradave është njëjtë vetëm në tjetër drejtori, Teknika e Kriminalistikës”, ka shtuar Shala.

Ndërkohë ende nuk është bërë e ditur se kush e ka zëvendësuar Shalën në pozitën e drejtorit të Drejtorisë së Antidrogës.

PDK e AAK bëhen bashkë për balotazh kundër NISMËS në Malishevë

Partia Demokratike e Kosovës në Malishevë, përkatësisht kandidati saj ka hyrë në koalicion me AAK-në në Malishevë për balotazhin për këtë komunë me 14 nëntor.

Në këtë Komunë në balotazh kanë shkuar NISMA me PDK-në, kurse sot kësaj të fundit i është bashkuar edhe AAK-ja, shkruan Gazeta Infokus.

Kandidati i PDK-së, Hysni Kilaj me anë të një statusi në Facebook ka thënë se ky koalicion ka për synim që të përfshijë sa më shumë qytetarë dhe ide në zhvillimin e komunës së Malishevës dhe për ta bërë fitoren e 14 nëntorit sa më të madhe.

Postimi i plotë i Kilajt:

“Marrëveshje për mbështetje dhe bashkëqeverisje

Me përfaqësuesin e AAK së në Malishevë Kastriot Berisha, dhe bashkëpunëtorët e tij arritëm marrëveshje për mbështetje dhe bashkëqeverisje në Komunën e Malishevës.

Bazuar në verdiktin që dhanë qytetarët e Malishevës në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, duke i dhënë shumicën e votave partive opozitare në Malishevë, duke u nisur nga nevoja për një qeverisje gjithëpërfshirëse dhe me vizion, që i jep Malishevës zhvillimin e nevojshëm, sonte nënshkruam marrëveshjen që na bashkon për Malishevën.

PDK-ja dhe AAK-ja do të jenë bashkë në rundin e dytë dhe në qeverisjen e Malishevës.

Bashkimi jonë ka për qëllim përfshirjen e sa më shumë qytetarëve dhe ideve për një Malishevë të zhvilluar, duke e bërë fitoren e 14 nëntorit sa më të madhe.

Malisheva është e të gjithë qytetarëve dhe partive që jetojnë dhe angazhohen në këtë Komunë, ne jemi gati që bashkë me AAK-në, bashkë me subjektet e tjera politike dhe të gjithë qytetarët t’i japim Malishevës Qeverisjen që e meriton.

Bashkë me AAK-në!

Bashkë për Malishevën!”, ka shkruar Kilaj në Facebook./Gazeta Infokus/

Vetëplagoset një 13 vjeçar në Gjakovë, është në gjendje të rëndë

Një 13 vjecar është vetëplagosur në orët e mesditës në qytetin e Gjakovës. I njëjti është në gjendje të rëndë dhe pasi është trajtuar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Gjakovë “Isa Grezda”, është transportuar në QKUK.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

“Sot më datën 02.11.2021 rreth orës 15:33 kemi pranuar një informatë se ne emergjencën e Spitalit Rajonal ” Isa Grezda” një person i moshes 13 vjeçare ka kërkuar tretman mjekësor. Patrulla ju ka përgjigjur informatës dhe me te arritur ne spital ka kuptuar se gjendja shëndetësore e tij eshte e renduar dhe i njejti eshte derguar për trajtim te mëtutjeshme ne Prishtine. Sipas informatave fillestare dyshohet se viktima eshte vetë-plagosur me armë zjarri. Të gjitha njësitet relevante policore ju kane përgjigjur rastit”, tha ai.

Gjurkaj ka shtuar se rrethanat e rastit janë nën hetim.

Tahiri shpalosë 10 projekte vitale për qytetin e Vushtrrisë

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, kandati i LDK-së, Xhafer Tahiri, përmes një postimi në facebook ka paraqitur 10 projete vitale që do ti realizojë në qytetin e Vushtrrisë.

Tahiri thotë se këto projekte i garantojnë tē ardhme të sigurtë e zhvilllim të pashmangshëm Vushtrrisë.

Postimi i plotë i Tahirit:

10 projekte vitale që do t’i realizojmë e që qytetit tonë i garantojnë të ardhme të sigurt e zhvillim të pashmangshëm! Vushtrria për të gjithë!

#LDK #Vushtrri

Driton Ajazi i Demokratëve për Drenasin: Fajet nuk i ka pasqyra, por fytyra

Kandidati i Demokratëve për Drenasin, Driton Ajazin, i është kundërpërgjigjur kundërkandidatit tjetër për Drenasin, i cili vjen nga Partia Demokratike e Kosovës, Ramiz Lladrovci.

Ajazi në një postim të gjatë ka pohuar serish se Ramiz Lladrovci, është dëshmitar i Gjykatës speciale, shkruan Gazeta Infokus.

Ai pos tjerash ka demantuar se ai dhe bashkëpunëtorët e tij, kanë dëmtuar ndonjëherë ish Presidentin Hashim Thaçi dhe ish kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, por as Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin të cilët tash e sa kohë po mbahen në Hagë.

Kujtojmë që ka disa ditë që Lladrovci e Ajazi, janë duke argumentuar me statuse në Facebook, ndaj njëri tjetrit.

Ajazi e Lladrovci, janë në garë për të fituar postin e të parit të Drenasit, në balotazhin e 14 nëntorit.

Postimi i plotë:

“Fajet nuk i ka pasqyra, por fytyra.

Profesori Hajredin Kuçi shpesh e përsëriste këtë frazë kur u kundërpërgjigjej shpifjeve të ulta, sikur ato të thëna në reagimin e një grushti njerëzish të PDK-së, meqë e dimë se shumë anëtarë kryesie nuk pajtohen me atë përmbajtje.

Për herë të parë e shofim një reagim të tillë linçues e të ndikuar nga të pavërtetat.

Jo! Ne as dje, as sot e as nesër nuk i kemi dëmtuar liderët historikë që i kemi: Presidentin Hashim Thaçi e Kryetarin Kadri Veseli, por as bashkëluftëtarët e tyre – Jakup Krasniqin e Rexhep Selimi.

Po! Ramiz Lladrovci është dëshmitar i Gjykatës Speciale. Ai vet e ka kumtuar këtë lajm dhe hiç më larg se mbrëmë ka treguar në një televizion se gati gjatë gjithë një dite ka dhënë dëshmi.
Pra, nëse çlirimtarët tjerë janë ftuar në statusin e të dyshuarit, Lladrovci është ftuar si dëshmitar. Është fakt që s’mund ta shemb askush, sado që ju dhemb.

Për më keq, iu bë një aktë i ultë z.Thaçi këto ditë vetëm që të përfitohet për fushatë elektorale.

Dhe, ne me të drejtë druajmë se ky keqpërdorim që u bë për qëllime elektorale, do ta dëmtojë edhe z.Thaçi e edhe z.Selimi në procesin që kanë para vetes për mbrojtje në liri, nisur nga premisa se një dëshmitar thotë se është telefonuar nga ta.

Jo! Ne kurrë nuk i kemi dëmtuar, nuk i kemi shantazhuar e as akuzuar as z.Thaçi e as z.Selimi.

Po! Është shumë lehtë ta konstatojë secili qytetar se shantazhuesi e akuzuesi është Ramiz Lladrovci, ai që ka dëshmuar në Speciale.

Mjafton t’i lexoni letrat kërcënuese të Lladrovcit, të nënshkruara nga ai kundër z.Thaçi. Janë të qasshme. Janë dëshmi në vete.

Mjafton t’i lexoni titujt e mediave për akuzat që Lladrovci i bën kundër z.Rexhep Selimi.

Mjafton t’i lexoni artikujt me akuzat e panumërta të Lladrovcit kundër bacës Jakup.

Dhe, sot, z.Thaçi, z.Selimi e z.Krasniqi janë në paraburgim, e Lladrovci dëshmitar.

Pra, kjo është fytyra e Lladrovcit. Dhe, ne jemi pasqyra që po tregojmë se kush vërtetë është ai. Dhe ne nuk kemi thënë asgjë më tepë se sa keto që qarkullojnë çdo dite në media dhe rrjete sociale!

Kthjelluni e shiheni kë jeni duke e mbështetur.

Se përjashtojmë mundësinë që edhe reagimin kundër nesh e keni bërë nën shantazhin dhe presionin e z.Lladrovci. Por, kjo nuk mund t’ua justifikojë shpifjet e ulëta.

Unë, kam qenë po i njëjti edhe atëherë kur kam qenë pjesë e PDK-së më tepër se një dekad, po ai jam edhe tani dhe do vazhdoj të jem i njëjti. Une nuk jam në garë kundër PDK-së, por jam në garë kundër një individi që e ka katandisur Drenasin tash e 5 vite.

Qytetari i Drenasit ka vendosur të çlirohet prej tij, prandaj ia dha ndëshkimin më 17 tetor. E, më 14 nëntor do ta rrënojë përfundimisht karrierën e tij politike. Me nderime, Driton Ajazi”, ka shkruar Driton Ajazi në Facebook./Gazeta Infokus/

Kurti zhvillon takim virtual me përfaqësuesit e FMN-së, flet edhe për inflacionin

Kryeministri, Albin Kurti, ka zhvilluar sot takim virtual me përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar, prirë nga Gabriel Di Bella, Shef i Misionit për Kosovë.

“Kurti gjatë bisedës tha se ndonëse pandemia ka sjellë tendosje të konsiderueshme duke qenë se po i afrohemi vitit të dytë të pandemisë, performanca e jashtëzakonshme e ekonomisë sonë me një rritje mesatare prej 10.4% në pjesën e parë të 2021, na bën optimistë se kjo do të jetë trajektorja e zhvillimit të vendit edhe për vitet në vijim. Kjo performancë ka ndikuar edhe në të hyra buxhetore, të cilat na kanë mundësuar zbatimin e pikave të programit qeverisës më herët se që kishim planifikuar, gjë që mund të vërehet edhe me buxhetin e vitit 2022, që u miratua në mbledhjen e fundit të Qeverisë”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Nga ana tjetër, thuhet se Di Bella ka përgëzuar Qeverinë e Kosovës për suksesin në vaksinimin e popullatës, duke e bërë vendin lider në rajon, përkundër faktit që kishte një start të vonshëm në këtë proces.

Ai gjithashtu foli mbi performancën e mirë ekonomike dhe buxhetore, që ishte përtej parashikimeve fillestare. Në lidhje me këtë u shpreh, që Kosova përbënte një rast unik në botë, ku diaspora kishte një ardhje kaq të lartë në atdhe, pas lirimit të masave.

Në takim u diskutua edhe në lidhje me masat për formalizimin e ekonomisë të ndërmarra nga Qeveria, e që kanë rezultuar me më shumë të hyra buxhetore. Po ashtu, u diskutua edhe për inflacionin, që është fenomen i shfaqur muajve të fundit në nivel global dhe masat, që qeveria jonë dhe qeveri të ndryshme nëpër botë po ndërmarrin që t’u vijnë në ndihmë qytetarëve./Gazeta Infokus/

Mot i vranët dhe me shi gjatë dy ditëve të ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se të mërkurën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-17 gradë Celsius.

“Të enjten parashihet mot pjesërisht i vranët dhe me intervale të gjata me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-21 gradë Celsius”, njofton IHMK.

IHMK po ashtu bën të ditur se do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi i juglindjes.

Kurti rreth magjistrales Podujevë-Prishtinë: Zotohemi se punimet do të përfundojnë në vitin 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur konferencë së bashku me kryetarin e Podujevës, Shpejtim Bulliqi, rreth punimeve në magjistralen Podujevë-Prishtinë.

Kryeministri Kurti tha se punimet në këtë rrugë janë zvarritur mjaftueshëm, teksa do të përfundojnë në vitin e ardhshëm, njofton Klankosova.tv.

“Jemi këtë së bashku me kryetarin Bulliqi, të konstatojmë një zvarritje, përveç që është e dëmshme, është edhe e paarsyeshme, teksa sektori dy do të përfundojë deri në fund të vitit 2021, ndërsa në vitin 2022 ne zotohemi që do të përmbyllim punimet dhe gjithçka tjetër që është e nevojshme, në këtë mënyrë që kjo rrugë që e lidh llapin me kryeqytetin të jetë e përfunduar, dhe njerëzit të mos kenë më vështirësi në këtë trafik kaq të dendur, sikur të ishte në mes të Prishtinës”, tha Kurti.

A duhet të ketë shërbim ushtarak të detyrueshëm, flet ish-ministri i Mbrojtjes

Ish-ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha ka thënë se Kosova duhet që të analizojë mirë situatën përpara se të marr një vendim lidhur me shërbimin ushtarak të detyrueshëm.

Në një intervistë telefonike në emisionin “Frontal”, në T7, ai tha se ka shtete që edhe kanë hequr dorë nga shërbimi ushtarak i detyrueshëm, shkruan Gazeta Express.

“Nuk e kam parë, por mendoj se kjo don një analizë dhe një vendim më të hollësishëm sepse ushtria është bazë për buxhetin e Kosovës, por në anën tjetër ka shumë përparësi në edukimin e të rinjve për ushtrinë, për përdorimin e armëve për mbrojtjen dhe ka shumë shtete që e kanë shërbimin ushtarak të detyrueshëm dhe që janë pjesë e NATO-s. ka edhe prej atyre që e kanë ndërpre dhe më pas e kanë rikthyer prapë shërbimin ushtarak”, tha Berisha.

Sipas Berishës, lidhur me këtë çështje duhet që të konsultohen ekspertët dhe të shihet se në cilën fazë të avancimit është FSK-ja.

“Kjo varet nga sfidat dhe kërkimeve për siguri në përgjithësi. Kjo është çështje që e donë një analizë se s ai bënë ballë buxheti i Kosovës. Unë për fillim e theksova që kjo e don një analizë sepse duhet të merret parasysh se në çfarë faze është zhvillimi dhe avancimi i ushtrisë së Kosovës dhe a duhet ta ketë prioritet shërbimin ushtarak apo diçka tjetër. Ka shumë njerëz që mund të kontribuojnë në këtë drejtim që me e pas një analizë të mirëfillte dhe pastaj me dal me propozime konkrete”, deklaroi Berisha në T7.

Aliu: Transformimi urban përmes nënkalimeve, tashmë është temë e formë veprimi në infrastrukturën rrugore në gjithë vendin

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se qeverisja e Ferizajt dhe transformimi urban i këtij qyteti janë shndërruar në temë e formë veprimi e infrastrukturës rrugore në tërë vendin.

Ai ka thënë se për këtë qëllim ka vizituar Prizrenin dhe mikun e tij, bashkëpartiakun Shaqir Totaj, i cili është në garë për të parin e Prizrenit në balotazhin e 14 nëntorit, shkruan Gazeta Infokus.

Aliu ka thënë se Totaj ka vizionin e duhur për të transformuar qytetin e Prizrenit dhe se e të ka shkëmbyer përvojat e tij, bashkëpunim ky që do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Postimi i plotë:

“Modeli i qeverisjes së Ferizajt dhe transformimi urban përmes nënkalimeve, tashmë është temë e formë veprimi në infrastrukturën rrugore në gjithë vendin.

Për këtë ide, me përvojën tonë në këtë drejtim, vizitova sot, në Prizrenin e bukur, mikun tim, Shaqir Totaj, i cili ka vizionin që i duhet dhe meriton Prizreni, për ta transformuar plotësisht, me kryevepra infrastrukturore, siç është projekti i tij për nënkalimin dhe parkingjet nëntokësore në qendër të qytetit, shkëmbimin e përvojave të së cilave e bëmë sot e do ta bëjmë vazhdueshëm në dobi të jetësimit të këtij projekti madhor.

Prizrenasit kanë shansin të zgjedhin, qyteti i Lidhjes Shqiptare, meriton më shumë. Shaqir Totaj mishëron ndryshimin që meriton Prizreni e prizrenasit”, ka shkruar Agim Aliu./Gazeta Infokus/

Çmendet shoferi shqiptar në Greqi, thyen traun dhe godet makinën e policisë

Për rreth 30 kilometra, 6 patrulla të policisë greke janë vënë në ndjekje të një makine që që ka hyrë në vend përmes Shqipërisë në Qafë-Botë, duke mos ndaluar për kontroll dhe duke tërhequr zvarrë hekurat mbrojtës.

Makina theu traun e doganës greke të Mavromatit dhe ka shtuar shpejtësinë për t’u futur në tokën greke.

Në tentativë për t’u larguar, drejtuesi shtetas shqiptar, ka përplasur një nga mjetet e policisë, por fatmirësisht pa lënduar njeri. Në ndjekje të tij kanë qenë 6 mjete te policisë greke të cilat pas 30 km i kanë bllokuar rrugën brenda qytetit te Igumenicës.

Drejtuesi është shoqëruar në policinë e Igumenicës, ndërsa mjeti po i nënshtrohet një kontrolli të imtësishëm.

Deri tani nuk është gjetur asgjë e dyshimtë në makinë dhe policia dyshon se drejtuesi ka probleme psikologjike.

Vuçiq: Republika Sërpska nuk po e shkatërron Marrëveshjen e Dejtonit

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nuk e ka lexuar raportin e Përfaqësuesit të lartë të komunitetit ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt, në të cilin thuhet se ekziston rrezik nga shpërbërja e këtij shteti dhe për konflikte reale, por shtoi se ka kuptuar se akuzat kryesore janë kundër Republikës Sërpska, dhe se ky entitet i Bosnjës po dëshiron ta shkatërrojë Marrëveshjen e Dejtonit.

“Të gjithë të tjerët kanë shkelur Marrëveshjen e Dejtonit, jo Republika Sërpska, por unë dua ta lexoj raportin me kujdes”, ka thënë Vuçiq në një fjalim për televizionin Pink, nga Glasgou, ku po mbahet Samiti i Kombeve të Bashkuara për Klimën.

Vuçiq ka thënë se në Glasgou, nuk është takuar me kryetarin e presidencës trepalëshe të Bosnje-Hercegovinës, Zhellko Komshiq.

Në një raport për Kombet e Bashkuara, të parë nga gazeta britanike Guardian, Schmidt tha se nëse “separatistët serbë zbatojnë kërcënimet e tyre për rikrijimin e ushtrisë së tyre, duke i ndarë forcat e armatosura kombëtare në dysh”, atëherë në Bosnje do të duhet të dërgohen më shumë paqeruajtës ndërkombëtarë, për ta ndaluar rrëshqitjen e vendit drejt një lufte të re.

Detyrat paqeruajtëse ndërkombëtare në Bosnje aktualisht i ka një forcë e Bashkimit Evropian, e njohur si Eufor, që i ka rreth 700 trupa.

NATO-ja ka një seli formale në Sarajevë.

Në raportin e tij të parë që nga marrja e postit në muajin gusht, Schmidt tha se Bosnja po përballet me “kërcënimin më të madh ekzistencial të periudhës së pasluftës”.

“Mungesa e përgjigjes ndaj situatës aktuale do të rrezikojë [Marrëveshjen e Dejtonit], ndërsa paqëndrueshmëria në Bosnje do të kishte implikime më të gjera rajonale. Perspektivat për ndarje të mëtejshme dhe konflikt janë shumë reale”, citon Guardian përfaqësuesin ndërkombëtar, Schmidt.

Udhëheqësi serb i Bosnjës, Millorad Dodik, është duke kërcënuar me ndarjen e Republika Sërpskës – entitet i banuar me shumice serbe – nga pjesa tjetër e Bosnjës.

Ai po ashtu ka thënë serbët e Bosnjës do të tërhiqen nga ushtria e përbashkët e vendit dhe do të rikrijojnë një forcë serbe.

Përfaqësuesit e Republikës Sërpska janë duke e bojkotuar punën e institucioneve qendrore të Bosnjës që nga fundi i korrikut, kur paraardhësi i Schmidtit, Valentin Inzko, ka vendosur një ligj që ndalon mohimin e gjenocidit dhe krimeve të tjera të luftës në Bosnje.

Republika Sërpska ka refuzuar ta ndalojë me ligj mohimin e gjenocidit.

Republika Sërpska së bashku me Federatën Myslimane-Kroate janë dy entitetet që përbëjnë Bosnje e Hercegovinën.

Organizimi i tillë është bërë me të ashtuquajturën Marrëveshje të Dejtonit, e cila i ka dhënë fund luftës në Bosnje, në vitet 1990.

Vuçiq ka thënë se synon që në kuvendin e partisë së tij, ta promovojë termin e ri “ambicie kombëtare”, qëllimi i të cilit është që Serbia të jetë më e zhvilluara ekonomikisht në rajon, të ketë paqe dhe të ndërtojë marrëdhënie më të afërta me fqinjët.

Ai po ashtu ka thënë se nuk ka ligj dhe drejtësi ndërkombëtare për serbët.

Sipas tij, Serbia duhet ta kuptojë situatën në botë, dhe se nuk ishte ajo që e hapi kutinë e Pandorës, duke e pranuar shtetësinë e Kosovës, por të tjerët, duke aluduar që këtë gjë e kanë bërë shtetet tjera dhe jo Serbia.

Tahiri konfirmon mbështetjen nga Partia e Drejtësisë

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, kandati i LDK-së, Xhafer Tahiri sot është takuar me krerët e PD-së duke rikonfirmuar edhe një herë që garojnë të bashkuar në raundin e dytë të balotazhit me 14 Nëntor.

Tahiri ka falenderuar Kryetarin e PD-së z. Eroll Venhari si dhe z. Ermal Lahu për besimin e treguar.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,

Fitorja jonë në Vushtrri nuk është e plotë pa Partinë e Drejtësisë.

Faleminderit Eroll Venhari e Ermal Lahu për besimin, vazhdojmë bashkë për Vushtrrinë për të gjithë!

I juaji përgjithmonë

#Xhafa #160

“Unë dëshiroj një treshe me një grua tjetër, por burri më…”

Një grua ka rrëfyer për “The Sun”, Rubrika “Der Deidre” për martesën e saj dhe të kaluarën që po e bën të ndihet konfuze.

E DASHUR DEIDRE: Kam shumë dëshirë që burri im të pajtohet për një treshe me një grua tjetër, por ai më do vetëm për vete.

Unë jam një grua amerikane 39-vjeçare dhe kam pasur lidhje poligame prej vitesh.

Por, pesë vjet më parë, takova një burrë që ma mori mendjen.

U takuam në radhë në një aeroport në Arizona, kur po kthehesha në MB për të vizituar gjyshen time.

Biseduam dhe më pas u ulëm së bashku në ulëset e aeroplanit. Ne biseduam vazhdimisht për nëntë orë udhëtim.

Nuk kisha takuar kurrë dikë si ai. Ai ishte i pashëm, beqar dhe intrigues. Ai zotëronte një apartament në Londër dhe shëtiti botën me punën e tij.

Pata një lidhje të rastësishme në Shtetet ku ishim me katër gra dhe një burrë, por kënaqeshim njësoj me njëri-tjetrin.

Ky djalë mori numrin tim pas fluturimit dhe më vonë u takuam në Londër. Ne u takuam dhe unë rashë në dashuri me të.

I shpjegova rreth historisë sime të të qenit me partnerë të shumtë, por ai tha se do të dilte me mua nëse do të isha vetëm e tija.

Marrëdhënia jonë fillimisht ishte e shkëlqyer. Seksi ishte jashtë peshores. U martuam. Tani ai është 46 vjeç.

Ne flasim rregullisht për të kaluarën time dhe e kam pranuar që më mungon shoqëria femërore. Këto ndjenja më zvarriten dhe më ngatërrojnë kokën.

Tani, pas dy vitesh, nuk ndihem e lumtur. Punoj me orar të plotë, plus të gjitha punët e shtëpisë, pastrimin dhe gatimin. Më vjen keq për pritjet e tij për mua si grua, veçanërisht pasi kam hequr dorë nga shumë gjëra për të qenë me të. A do të më ndihmonte një treshe të ndihem më mirë apo do t`i hidhte krip plagës.

Ajo që më mungon është më shumë se seksi me një femër. Më mungon ngrohtësia e një marrëdhënieje me një femër me të njëjtin mendim.

Unë kam qenë i sinqertë me të për ndjenjat e mia, por nuk jam i sigurt se martesa jonë mund të mbijetojë.

DEIDRE THOTË: Ju mungojnë femrat e tjera me të njëjtin mendim, por këtë mund ta gjeni përmes miqësisë. Ju keni hasur në një gungë në rrugë si shumë çifte, por jeni mësuar që të dashurit tu të përbashkët të merren me problemet e njëri tjetrit.

Një treshe nuk është si një marrëdhënie poligame. Mund të duket si një zgjidhje, por në të vërtetë do të shkruash vetëm mbi të çarat.

Thuaji burrit tënd se ndihesh e pakënaqur. Shpjegoji se keni pësuar një ndryshim të madh të stilit të jetesës dhe duket se po merreni me të gjitha punët e shtëpisë.

Jeta bashkëshortore është e ndryshme për ju të dy, ndaj flisni për një kompromis.

Sa vota i mori Agim Bahtiri në fshatin e tij? (Dokument)

Nga 1764 votues sa figurojnë në listën e votuesve në fshatin e lindjes së kryetarit aktual të Mitrovicës, Agim Bahtiri duket se as gjysma e tyre nuk kanë votuar për të.

Së paku kështu tregojnë të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga numërimi i deritashëm i votave, shkruan Gazeta Infokus.

Në zgjedhjet e fundit komunale, Bahtiri i Vetëvendosjes ka marrë 606 vota në fshatin Gushavc, ku edhe ka lindur ndërsa kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës ka marrë 265 vota.

Në dy vendvotimet sa janë në këtë fshat Bahtiri ka marrë shumë më pak vota se që kishte pritur.

Në njërin ka marrë 294 vota nga 986 votues sa janë, ndërsa tjetri 312 vota nga 868 votues./Gazeta Infokus/

Në sa komuna fituan gratë

Tanimë kur gati janë numëruar shumica e votave në të gjitha komunat në vend, sipas rezultateve të KQZ-së, vetëm një grua ka arritur të fitojë besimin e qytetarëve për të udhëhequr komunën.

Është kjo DRAGIŠA MILOVIĆ nga Lista Serbe e cila fitoi me 98,31% në Zveçan, shkruan Gazeta Infokus.

Nga tetë gra që kandiduan vetëm Miloviç arriti fitore derisa në komunat e tjera të Kosovës me më së shumti vota në vendin e dytë është Mimoza Kusari Lila me 35.97% në Gjakovë.

Këto janë të gjitha rezultatet e tetë kandidateve:

DRAGIŠA MILOVIĆ nga Lista Serbe me 98,31% në Zveçan.

FLORETË ZEJNULLAHU nga PDK-ja me 6,61% në Podujevë.

MIMOZA KUSARI LILA nga LVV-ja me 35,97% në Gjakovë.

SIBEL HALIMI nga LDK-ja me 9,36% në Ferizaj.

STRAHINJA SPASIĆ me 33,06% në Kllokot.

LEONORA MORINA BUNJAKU nga PDK-ja me 8,21% në Gjilan.

SLAVIŠA VASILJEVIĆ me 16,30% në Shtërpcë.

KALTRINA SALIHU nga LVV-ja me 17,77% në Dragash./Gazeta Infokus/

 

Sa vota i mori kandidati i AAK-së që tha se në kohë të lirë lexonte lektyra

Kastriot Berisha, kandidati për kryetar të Malishevës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë vetëm 802 vota tani kur në këtë qytet, KQZ-ja ka publikuar 89,19% të rezultateve nga votimet.

Berisha i cili gjatë fushatës deklaroj se në kohë të lirë lexon lektyra ka arritur të marrë besimin e vetëm 4,14% të qytetarëve.

Vendin e parë në Malishevë po vazhdon ta ketë, kandidati i NISMËS, Ekrem Kastrati me 34,51%.

Këto janë të gjitha rezultatet nga KQZ-ja për këtë komunë./Gazeta Infokus/ 

 

Ngushtohet rezultati në Podujevë, ja kush po e sfidon Shpejtim Bulliqin

Me numërimin e 74,77% të votave në komunën e Podujevës, kandidatit të LVV-së, Shpejtim Bulliqit po i afrohet kandidati i LDK-së, Ekrem Hyseni.

Me një diferencë për më pak 1% janë duke garuar këta dy kandidatë deri në përfundimin e numërimit të votave.

Shpejtim Bulliqi ka 44,43%, ndërsa Ekrem Hyseni ka 43,50%.

E në vendin e tretë është Floretë Zejnullahu nga PDK-ja me 6.84%./Gazeta Infokus/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Shpend Ahmeti thotë se nëse nuk del Albini në konferencë, VV e konsideron situatë të keqe

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka komentuar zhvillimet e fundit që po ndodhin sa i përket zgjedhjeve lokale që u mbajtën sot në Kosovë.

Ahmeti përmes një cicërime në Twitter ka vlerësuar se nëse VV-ja e konsideron fitore ditën e sotme, atëherë në konferencë do të dalë lideri i kësaj partie, Albin Kurti, e në qoftë se del dikush tjetër, atëherë sipas tij, situata është e keqe.

“Nga përvoja: nqs doni me dit a e konsideron LVV ditën e sotme fitore, përcjellni konferencat për media të LVV. Në qoftë se del Albini është fitore për ta. Nqs del dikush tjetër atëherë e konsiderojnë si situatë të keqe”, shkroi Ahmeti.

Kujtojmë se rreth një orë më parë, VV-ja doli në konferencë për media, ku u udhëhoq nga deputetja e kësaj partie, Fitore Pacolli.

Dalin rezultatet “pasataj” zhduket Agim Bahtiri

Pas publikimit të rezultateve të 89.11% të votave në Mitrovicë është duke prirë bindshëm kandidati i PDK-së, Bedri Hamza.

Hamza i cili tashmë ka shpallur edhe fitoren ka marrë 54. 45% të votave, shkruan Gazeta Infokus.

Ndërsa Agim Bahtiri qëndron prapa tij me 33,93%.

I njëjti në fushatë deklaronte se do të mund Hamzën edhe nëse bashkohet me të gjitha partitë e tjera.

E tani kur Bahtiri qëndron i dyti ende asnjë fjalë nuk është thënë as nga ai dhe as nga LVV-ja në lidhje me këtë rezultat në Mitrovicë./Gazeta Infokus/

 

 

Driton Ajazi rrezikon seriozisht Ramiz Lladrovcin, ky është rezultati

Rezultati i KQZ-së po përmbys rezultatin e exit poll-eve ku bindshëm u shpall fitues në Drenas, Ramiz Lladrovci nga PDK-ja.

Pasi janë numëruar 67.12% të votave në këtë komunë, rezultatit të Lladrovcit me 45,60% është duke iu afruar, Driton Ajazi nga Iniciativa “Demokratët për Drenasin” me 31,66%.

Derisa në Exit Poll-e, Ajazi nuk kishte kaluar mbi 15%.

Ndërsa sipas rezultateve të para nga KQZ-ja vendin e tretë në këtë komunë e ka, Fejzi Kiqina nga LVV-ja me 16.45%.

Këto janë të gjitha rezultatet./Gazeta Infokus/

 

 

 

 

Fadil Nura shpall fitoren në Skenderaj, këto janë fjalët e tij për Bekim Jasharin

Fadil Nura nga Partia Demokratike e Kosovës, ka shpallur fitoren e tij në komunën e Skenderajt.

Nura në një postim në llogarinë e tij në facebbok ka thënë se ky rezultat ishte i pritshëm, shkruan Gazeta Infokus.

Derisa nuk ka harruar të thotë edhe disa fjalë për kundër kandidatin e tij, Bekim Jasharin.

Postimi i plotë:

“Disa takime të lënë pa fjalë, por një i tillë si ky, të lë pa frymë.

Faleminderit të gjithë ju që jeni këtu me ne!

Faleminderit të dashur qytetarë, për përkrahje gjatë këtyre ditëve!

Faleminderit për besimin e dëshmuar ndaj Partisë Demokratike të Kosovës!

Kemi bërë të gjithë bashkë një fushatë dinjitoze dhe meritat ju takojnë juve!

Po e përmbyllim këtë periudhë parazgjedhore, duke rikonfirmuar zotimin për të përmbushur çdo pikë të programit tonë qeverisës.

Festa e një fitoreje të madhe, po nis sonte!”./Gazeta Infokus/

Komunat ku po prin AAK-ja

AAK-ja po prin në disa komuna të Kosovës.

Bashkim Ramosaj në Deçan dhe Smajl Latifi në Rahovec janë kandidatët e AAK-së që kanë marrë bindshëm më shumë vota se sa kandidatët e partive të tjera.

Ramosaj deri tani ka marrë 67.44 për qind të votave, ndërsa Latifi 49.0 për qind të votave.

Po ashtu, kandidati për Gjakovën, Ardian Gjini nga AAK-ja është i pari aktualisht me 47.03 për qind të votave.

Edhe kandidati i AAK-së për Klinën, Zenun Elezaj është i pari me 41.75 për qind të votave. Ndërsa edhe kandidati i AAK-së në Suharekë, Bali Muharremaj po fiton bindshëm me 50.51 për qind të votave.

Po ashtu edhe në Junik, kandidati Agron Kuçi ka marrë 47.26 për qind të votave.

 

 

 

 

Flet Arben Vitia, nuk është i sigurte për fitoren në Prishtinë

Kandidati për kryetar të Prishtinës, nga LVV-ja, Arben Vitia ka thënë se tani kur janë numëruar vetëm 30% e votave për këtë komunë nuk është i sigurtë nëse do të fitojë pa balotazh apo jo.

Vitia ka thënë se po presin që të marrin rezultatin përfundimtar, shkruan Gazeta Infokus.

Derisa është shprehur i lumtur për pjesëmarrjen në zgjedhje dhe siç thotë ai për kulturën që kanë treguar qytetarët gjatë votimit.

“Po presim që derisa ti marrim të gjitha rezultatet dhe të presim si do të jetë.

Me 30% nuk jemi as ne të sigurtë nëse kemi fituar pa balotazh apo jo.

Nuk jemi të zhgënjyer pasi presim rezultatin përfundimtar’, ka thënë Vitia.

Derisa deri më tani në Prishtinë po prin Vitia me 42.60%, dhe janë numëruar vetëm mbi 26% e votave./Gazeta Infokus/

Përmbyset rezultati i Exit Poll-eve për Bekim Jasharin

Rezultatet para të Komisionit Qendror Zgjedhor të Zgjedhjeve në Skenderaj po përmbysin rezultatin e exit poll-eve ku fitues ishte Bekim Jashari.

Tani kur KQZ-ja ka publikuar rezultatet e 24% të votave nga kjo komunë, po prin me 61.24% kandidati i PDK-së për kryetar, Fadil Nura.

Derisa, Bekim Jashari ka mbetur prapa tij me 37.71%.

E në vendin e tretë është Sokol Halili me 1.05%./Gazeta Infokus/

Festë e madhe në Pejë, Gazmend Muhaxheri: E kemi pritur këtë rezultat

Kandidati i LDK-së për Pejën Gazmend Muhaxheri ka thënë se ai ka fituar me 61 % të votave dhe gjithçka ka përfunduar.

“Sipas rezultateve tona jemi 61 %. Ka përfunduar dhe tani jemi duke numëruar votat për asamble komunale”.

Muhaxheri, që po ec nëpër qytetin e Pejës i shoqëruar nga një numër i madh i njerëzve që po festojnë duke thirrur emrin e tij, ka thënë se kjo do të thotë një besim më i madh në të.

“Fitorja do të thotë një angazhim më tepër. Një besim i madh i qytetarëve të cilin duhet me e kthy me punë”.

Ai ka thënë se gara në Pejë ka qenë e qetë, derisa ka falënderuar kundërkandidatët e tij.

“Ka qenë garë e qetë, i falënderoj kundërkandidatët për garë të qetë. Besoj që shihemi në beteja të tjera”, ka deklaruar ai për Klan Kosovën.