“Mes tyre ka diçka më shumë”, banorët nisin thashetheme për dyshen Semi-Granit

Pas një pauze katër vjeçare, reality-show, BigBrother u rikthye por tani në një format tjetër me personazhe të njohura ‘VIP’.

Granit, Fifi dhe Semi është “trekëndëshi” më i përfolur në shtëpinë e “Big Brother Albania VIP” që prej fillimit.

Fifi shprehu pëlqim të madh për Granitin dhe herë pas here ka shfaqur xhelozi, ndërkohë që ky i fundit i tregoj se nuk e sheh si partneren e tij të ardhshme.

Megjithatë, Graniti ka filluar të flirtoj me Semin dhe këtë e kanë vënë re të gjithë banorët. Gjatë diskutimeve të tyre për “trekëndëshin”, ata janë shprehur se arsyeja e stepjes së Granitit është Fifi, pasi besojnë se mes Granitit dhe Semit ka pëlqim.

Nga ana tjetër, Graniti është deklaruar si për Fifin, ashtu edhe për Semin, se s’do të lidhet me asnjë vajzë në shtëpinë e “Big Brother”.

Pavarësisht kësaj, mbetet për t’u parë, pasi situata po fillon të bëhet akoma më e vështirë me hyrjen e vajzave të reja, Sarah Berisha, Einxhel Shkira dhe Beatrix Ramosaj.

Gjatë ditës së djeshme, Graniti dhe Sarah nisën të flirtojnë me njëri-tjetrin, ndërsa Fifi u bë sërish xheloze dhe këtë e shprehu para të gjithëve.

“Shyqyr që erdhën këto të rejat”-u shpreh ajo.

 

Intervistohen tre dëshmitarë ndërkombëtar në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

Në Gjykatën Speciale ka filluar konferenca për ecurinë e çështjes për ish-krerët e UÇK-së Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi. Prokurorja e specializuar tha se kanë intervistuar tre dëshmitarë ndërkombëtar dhe kanë nxjerrur materiale që lidhen mbi akuzat që rëndojnë mbi ish-krerët e UÇK-së, shkruan Gazeta Express.

“Kemi marrë pëlqimin lidhur me deklaratën e tre dëshmitarëve ndërkombëtarë, ndërkohë kemi dokumente në përjashtim të një dokumenti që do ta shtjellojë pak në vonë. Materialet e tjera që lidhen me dëshmitaret që kanë qenë objekt i kërkesave për ndryshim ose i palëve të treta janë marrë dhe janë nxjerrë gjithashtu”, ka thënë prokurorja e specializuar.

Ajo theksoi se nuk kanë në plan që të nxjerrin materiale të tjera para datës 1 nëntor të këtij viti.

“Nuk planifikojmë që të nxjerrim paketë tjetër të dokumenteve përpara datës 1 nëntor. Besojmë që të gjitha materialet që i kemi pasur në zotërim deri më tan i kemi nxjerr. Nuk parashikojmë masa të tjera, kërkesa për masa të tjera mbrojtje që kanë të bëjnë me materialin”, deklaroi ajo.

Më tutje, prokurorja dha detaje edhe për dokumentet dhe dëshmitarët që janë konsultuar gjatë kësaj kohe.

“Ka disa dokumente të tjera, pak dokumente që do të duhet të marrim pëlqime. Kemi një provë materiale të një eksperti ndërkombëtarë për të cilin nuk kemi marrë pëlqimin për këtë arsye ne jemi në kontakte të vazhdueshme me ofruesin e informacionit në mënyrë që të marrim këtë pëlqim”, ka thënë ajo.

Takimi i Papa Franceskut me Bidenin zgjati më shumë se me Trumpin e Obamën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, zhvilloi një takim të gjatë me Papa Franceskun të premten në Vatikan.

Vatikani tha se takimi privat mes dy figurave të famshme zgjati një orë e 15 minuta dhe më pas 15 minuta të tjerë u kaluan duke bërë fotografi e duke shkëmbyer dhurata në praninë e pjesëtarëve tjerë të delegacionit, si bashkëshortja e presidentit amerikan, Jill Biden.

Takimi i Papa Franceskut me ish-presidentin amerikan, Donald Trump, në vitin 2017 kishte zgjatur vetëm rreth 30 minuta, ndërsa një takim me ish-presidentin tjetër, Barack Obama, në vitin 2014 kishte zgjatur rreth 50 minuta, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë nuk u përmend tema e abortit. Aty thuhet se Bideni e falënderoi Papa Franceskun për mbrojtjen e të varfërve dhe të atyre që vuajnë nga uria, konflikti dhe përndjekja.

Takimi mes papës së parë amerikano-latin dhe presidentit të dytë katolik të ShBA-së u zhvillua në kohën kur në Kishën e Shteteve të Bashkuara po zhvillohet debat i ashpër rreth abortit, ku Bideni është nën trysni nga konservatorët për pozicionin e tij konfliktuoz në mosmarrëveshjen për të drejtat e abortit.

Presidenti, i cili rregullisht shkon në meshën javore dhe mban një fotografi të papës prapa tavolinës së tij në Zyrën Ovale, ka thënë se personalisht është kundër abortit, por se nuk mund t’i imponojë qëndrimet e tij si udhëheqës i zgjedhur.

Prindi i pacientes e cila vuan nga një sëmundje e rrallë paditë mjekun e pediatrisë në QKUK (DOKUMENT)

Emran Avdiu nga komuna e Shtërpcës e ka paditur doktorin e Klinikës së Pediatrisë në QKUK, Ramush Bejiqin .

Avdiu i cili është babai i Dhurata Avdiut, pacientes e cila vuan nga një sëmundje e rrallë, po akuzon Bejiqin për një numër të gënjeshtrave ndaj tij, shkruan Gazeta Infokus.

“Më datën 06.07.2021, doktor Ramush Bejiqi ka shpifur, gënjyer kur iu është përgjigjur Gjykatës Themelore në Prishtinë, se unë nuk e kam kërcënuar as fizikisht as verbalisht e as me sms . Përfshirja e dy kolegëve që ai i ka përdorur për interes të vetin, unë kurrë se kam pas problem. Dje isha në Klinikën e Pediatrisë dhe pashë Doktor Abdurrahim Gërgurin dhe e pyeta a me njeh mua, më tha se kurrë nuk të kam parë, por i thash se kjo është vula juaj që je i përfshirë në kërcenim sipas dr.Ramushit, tha une nuk e di”, thuhet në padinë e Avdiut drejtuar Gjykatës Themelor në Ferizaj.

Në padinë e siguruar nga Gazeta Infokus, Avdiu thotë se doktori i Pediatrisë ka gënjyer kur thotë së vajza nuk e ka përdorur terapinë e financuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Në vendimin e drejtuar Gjykatës Themelore në Prishtinë, të cilin e ka e siguruar Gazeta Infokus, grupi i ekspertëve në Pediatri kanë akuzuar Avdiun se është njeri agresiv dhe që i ka kanosur fizikisht.

Ky grup i cili përbehet doktor Ramush Bejiqi, Ragip Retkoceri dhe doktori Abdurrahim Gërguri, thonë se prindi(Emran Avdiu) disa herë publikisht ka dërguar mesazhe të ndryshme në adresë të mjekëve të apostrofuar me lajthitje dhe injorancë. Sipas tyre pacientja Dhurata Avdiu nuk ka përdorur medikamentet të cilat për një vit i janë blerë nga Ministria e Shëndetësisë.
Rreth kësaj padi të ngritur nga Emran Avdiu, Gazeta Infokus, ka kontaktuar edhe doktorin e pediatrisë, Ramush Bejiqin.

Bejiqi ka thënë se këtë vendim e kanë lëshuar pasi që Gjykata Themelore e Prishtinës ka kërkuar një vlerësim profesional nga ata.

“Fëmija i Emran Avdiut është diagnostikuar tek ne por ndërkohë ka kërkuar një dokumentacion më prezantu në kongresin për Hyper Tensioni Pulmenar Primarnë Barcelon, ku flet kundër Kosovës, që Kosova nuk po ndihmon së bashku më një kolegë nga Beogradi. Ai ka marrë të gjitha trajtimet në Kosovë, madje Ministria e Shëndetësisë i ka financuar barnat me çmimi rreth 22 mijë euro. Por ai nuk ia ka dhënë ato barna por i ka gjuajtur. Ai ka vazhduar kontrollin në Beograd, gjë e cila është e drejtë e tij. Ai prind ka probleme tjera, agresive psikike dhe ai mendon që më atë të arrijë rezultate. Ndërkohë kërkohet nga QKUK-ja se ai paska paditë Ministrinë e Shëndetësisë se nuk e i ka paguar barna, që është e drejtë e tij. Ndërkohë prej neve para një kohe kërkohej një mendim profesionale nga Gjykata Themelore, për vlerësimin e problematikes dhe nuk kemi dashtë më dhanë mendimin tonë profesional, për dy arsye. Njëra për mundësin e zhvillimit të konfliktit që nuk po dua me hi unë në konflikt më njerëz pa kurrfarë nevojë dhe tjetra vajza i ka 19 vejt që nuk i takon të jetë pjesë e pediatrisë.

Por Emran Avdiu i ka quajtur të pa vërteta të gjitha këto aktakuza.

“I njëjti është dashtë të përgjigjet së pacientja ka moshën madhore dhe nuk është pjesë e pediatrisë e jo të bëjë komente e akuza pa asnjë bazë”, thuhet në aktakuzën dërguar Gjykatës.
Dhurata Avdiu, është personi i vetëm në Kosovë që vuan nga Hyper Tensioni Pulmenar Primar.

Më poshtë gjeni padinë e Emran Avdiut ndaj mjekut Ramush Bejiqit /Gazeta Infokus/

Zhdukja misterioze e biznesmenit, deklarohet në Gjykatë personi që mashtroi familjen se është agjent i CIA-s

Skender Guraziu ka pranuar fajësinë i cili akuzohet se duke u paraqitur rrejshëm si agjent i fshehtë i CIA-s mashtroi të dëmtuarin Vedat Rexhepi se do t’ia gjejë vëllain e zhdukur në Serbi, duke i kërkuar mijëra euro si shpërblim.

Pas leximit të aktakuzës nga prokurori Menduhi Kastrati, i akuzuari Guraziu ka pranuar fajësinë për veprat penale që i vihen në barrë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Me pas qysh me kthye kohën mbrapa s’kisha dashtë ma shumë, jam i pendum tej mase, i kërkoj falje atij e familjes së tij edhe juve. Jo veç mi kërku falje po edhe milionat me ja dhon atyre s’ju shnoshet zemra”, shtoi i akuzuari Guraziu.

Me pranimin e fajësisë nga ana e të pandehurit Guraziu, janë pajtuar edhe prokurori Kastrati dhe mbrojtësi i tij, avokati, Nexhat Elshani, të cilin me pas gjykatësi Adnan Kamberi e ka aprovuar.

Avokati Elshani, i ka propozuar gjykatës që ndaj të mbrojturit të tij të ndërpritet masa e paraburgimit dhe ndaj të mbrojturit të tij që shqiptohet cila do masë tjetër e sigurisë, propozim ky të cilin prokurori Kastrati ia la në diskrecion gjykatës.

Lidhur me këtë, gjykatësi Kamberi tha se do te vendoset jashtë seance. Shpallja e aktgjykimit në këtë çështje penale do të bëhet me 1 nëntor 2021.Aktakuza e ngritur më 20 tetor 2021, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Skender Guraziun e ngarkon me veprat penale “Mashtrimi”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Prezantimi i rremë si person zyrtar”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Guraziu akuzohet se më 30 korrik 2021, në Prishtinë, me qëllim të përftimit pasuror në mënyrë të kundërligjshme, e ka venë në lajthim të dëmtuarin Vedat Rexhepi, duke i paraqitur të dëmtuarit fakte të rreme kinse i njëjti mund të gjejë vëllain e tij të zhdukur B.R.Aktakuza thotë se, në të njëjtën ditë, fillimisht i pandehuri Guraziu, ka kontaktuar përmes telefonit me të dëmtuarin Vedat Rexhepi duke iu prezantuar si Kastriot Xhemajli, e më pas i njëjti e ka ftuar të të hyjë të Messenger për të lexuar diçka lidhur me rastin e vëllait të tij të zhdukur.

Tutje, në aktakuzë thuhet se i dëmtuari ka lexuar fjalët e shkruara të të pandehurit Guraziu, i cili ka theksuar se me të dëgjuar rastin e tij në mjete të informimit për këtë rast që kinse atë e kishte prekur dhe shqetësuar dhe pasi ai vet e kishte pasur një rast të tillë para shume vitesh dhe të njëjtit i kishte ndihmuar një person i fuqishëm që është me mision në Kosovë dhe në CIA duke i ndihmuar për ta gjetur babin e tij.

Sipas aktit akuzues, ai i kishte premtuar që ta ndihmoje të dëmtuarin Rexhepi dhe se këtë punë do ta kryej me sukses. Të dëmtuarit i kishte prezantuar një ID-kartel të falsifikuar, në emër të Ardian O,neil Bajraktari, duke kërkuar që komunikimi të bëhet përmes email adresës në emër të Ardian Oneil Bajraktari.

Tutje, pas shkëmbimit të disa emaileve, i pandehuri i kishte thënë të dëmtuarit Rexhepi, se i njëjti ka kontaktuar me disa autoritete në Serbi ku ka kuptuar se vëllai i tij i zhdukur B.R, gjendet në burgun e Nishit në Serbi, dhe se për ta nxjerrë nga ai vend atij i duheshin 3000-4000 euro.Në aktakuzës thuhet se për ta bindur me mirë të dëmtuarin i pandehuri i ka dërguar edhe disa emaile në gjuhën serbe dhe angleze se kinse ai e ka konfirmimin nga Milorad Petkovic, zyrtar i Qeverisë së Serbisë, e më pas këtë komunikim i pandehuri ja ka përcjell të dëmtuarit, të cilët e kishin lënë të takoheshin që i dëmtuari t’ia dorëzoj parat e kërkuara nga i pandehuri.Aktakuza shpjegon se ditën kritike më 2 gusht 2021, kur kishin shkuar në objektin “HIB Petrol”, në ato qaste i pandehuri ju ka drejtuar të dëmtuarit me fjalët “dil nga objekti i “HIB Petrol”-it, që të takohemi diku tjetër qenkan disa të AKI-së dhe nuk dua të na shohin”, pasi që i njëjti kishte vërejtur disa policë në vendin e ngjarjes, tenton të largohet por nuk arrin që të ikë pasi që është arrestuar nga zyrtarët policor.Me këtë, Guraziu akuzohet se ka kryer veprën penale “mashtrimi” nga neni 323 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), vepër kjo e dënueshme me dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre muaj deri në pesë vjet.

Ndërsa, sipas dispozitivit të dytë të kësaj aktakuze, Guraziu po akuzohet se po ashtu më 31 korrik 2021, në lagjen Arbëria, në Prishtinë, i pandehuri edhe pse ka qene në dijeni se është e falsifikuar ID-kartela në emër të Ardian O,neil Bajraktari kinse i lëshuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, të njëjtën e ka përdorur dhe e ka prezantuar si origjinale para të dëmtuarit Rexhepi e të cilën kartel i pandehuri fillimisht e ka falsifikuar vet. E me këtë, Guraziu po akuzohet ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga neni 390, paragrafi 1 të KPKR-së, vepër kjo e dënueshme me gjobë ose me burgim deri në katër vjet.

Kurse, sipas dispozitivit të tretë të aktakuzës, më kohë datë dhe vend të njejt si në dispozitivin e dytë, i pandehuri Guraziu është prezantuar rrejshëm se i njëjti është duke punuar në Ambasadën Amerikane në Prishtinë si person zyrtar gjegjësisht agjent i fshehtë i CIA-së, në atë mënyrë që me të takuar të dëmtuarin Rexhepi, të njëjtit i ka thënë se ai është i informuar lidhur me rastin e vëllait të tij të zhdukur dhe sipas atij, ai është këshilluar nga koleget e tij në këtë Ambasadë dhe kishte kuptuar edhe nga AKI-ja se vëllai i të dëmtuarit është gjallë dhe gjendet në Serbi, me që rast i pandehuri është prezantuar rrejshëm me ID-kartel të falsifikuar si person zyrtar.Me këto veprime, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “Prezantim i rremë si person zyrtar” nga neni 409 paragrafi 2 të KPRK-së, vepër kjo e dënueshme me dënohet me gjobë dhe me burgim deri në tre vjet.

Italia Qendrore goditet nga një tërmet i fuqishëm, ja sa ishte magnituda

Italia Qendrore goditet nga një tërmet i fuqishëm, ja sa ishte magnituda

Italia është goditur mesditën e sotme nga një tërmet me magitudë 4.3 i shkallës Rihter dhe thellësi 37.5 km. Mësohet se epiqendra e lëkundjes ka qenë në Fontecorniale, 39 km nga Rimini.

Tërmeti u pasua edhe nga një lëkundje tjetër me magnitudë më të vogël.

Vendet e Mesdheut kohët e fundit po përjetojnë një aktivitet të lartë sizmik. Pas tërmeteve të fuqishme në Greqi, edhe Shqipëria u godit ditën e sotme nga një tërmet i fortë 4.7 ballë.

Mbrojtja kërkon lirimin e të akuzuarit për vrasjen e Donjeta Pajazitajt

Të premten, mbrojtësit e të dënuarit për vrasjen e Donjeta Pajazitaj, avokatët Ahmet Tahiri dhe Ymer Beka kërkuan nga Gjykata e Apelit që aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Ferizaj të ndryshohet dhe i akuzuari të lirohet nga akuza.

Më 27 maj 2021, Gjykata Themelore në Ferizaj e ka dënuar me burgim të përjetshëm Naser Pajazitajn, i akuzuar për vrasjen e Donjeta Pajazitaj në nëntor të 2015-tës.

Kundër këtij aktgjykimi, në Gjykatën e Apelit kanë parashtruar ankesë Prokuroria e Apelit të cilët kanë propozuar që ndaj të akuzuarit të vërtetohet dënimi i shkallës së parë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndërsa mbrojtësit e të akuzuarit, avokatët Gëzim Kollqaku, Ahmet Tahiri dhe Ymer Beka kanë kërkuar që i mbrojturi i tyre të lirohet nga akuza.

Këto ankesa u shqyrtuan të premtën nga kolegji i gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit i përbërë nga gjykatësit Aferdita Bytyqi, Xhevdet Abazi dhe Tomislav Petroviq.

Prokurori i Apelit, Arian Gashi, ka deklaruar se mbesin pranë propozimit të prokurorisë me të cilën kanë propozuar që të refuzohet ankesa e avokatëve dhe aktgjykimi i shkallës së parë të vërtetohet.

Ndërkaq, avokati Ahmet Tahiri ka propozuar që i akuzuari të lirohet, me arsyetimin se i njëjti nuk është kryesi i veprës penale, dhe nuk në asnjë fazë të procedurës nuk është vërtetuar.

“Fillimisht dua të potencoj që në këtë procedurë penale janë dëgjuar mbi 24 dëshmitarë në të gjitha fazat dhe asnjëri prej këtyre dëshmitarëve nuk e konfirmon që ditën kritike tani e ndjera Donjeta Pajazitaj të ketë hipur në veturën e të pandehurit Naser”, deklaroi Tahiri.

Tutje, Tahiri tha se prokurorja e rastit gjatë bisedës me kolegun e tij Gëzim Kollqaku dhe vëllain e të akuzuarit i është referuar me fjalët “unë e di se Naseri nuk e ka bërë këtë vepër, por Naseri e din kush e ka bë edhe vetëm le të ma shkruan emrin unë sot e lëshoj”.

Sipas avokatit Tahiri, prokuroria nuk ka qenë e interesuar për ta zbardhur këtë rast, këtë e dëshmojnë edhe mos veprimet ndaj disa dëshmive të dëshmitarëve.

“Dëshmitari Haki Pajazitaj, në dëshminë e tij në Gjykatën Themelore në Ferizaj, në pyetjen e nënës së të ndjerës, i referohet që të mos i hyj më fell kësaj pune dhe çuditërisht prokuroria pas arrestimit të tij të njëjtin e liron pas disa orëve me një marrëveshja dhe dënim me gjobë”, tha Tahiri.

“Ky dëshmitar është vërtetuar në bazë të ekspertizës grafologjike dhe në bazë të kamerave të sigurisë që ka shkruar 4 letra në drejtim të Naser Pajazitaj, duke i drejtuar hetimet tek i pandehuri Naser, dhe as për këtë prokuroria nuk ka ndërmarr asnjë veprim ndaj tij. I njëjti posedon informacione se kush e ka kry, i referohet nënës së Donjetes mos hi më fell se del në gjetje dhe prokuroria nuk merret me këtë punë farë hiq” shtoi ai.

Tutje, Tahiri deklaroi se Gjykata Themelore në Ferizaj nuk ka analizuar listën e thirrjeve nga operatori “Ipko”, e cila do të vërtetonte se i njëjti në ditën kritike ka qenë kryesisht në fshatin Strellcë.

“Kjo gjykatë po ashtu nuk e analizon fare listën e thirrjeve nga operatori ekonomik ipko, me të cilën është vërtetuar se i pandehuri Naser në ditë kritike ka qenë kryesisht në fshatin Strellcë dhe jo tek  vendi i quajtur “Kroi i lajthisë”, aty ku është trupi i pajetë i të ndjerës”, tha Tahiru.

Në fund avokati Tahiri deklaroi se Gjykatës Themelore në Ferizaj nuk i ka bërë përshtypje parimi “In Dubio Pro Reo”, që faktet e dyshimta gjithmonë interpretohen në favor të akuzuarit dhe jo në dëm të tij.

Ndryshe, Naser Pajazitaj në mars të vitit 2018 me aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Pejë në mungesë të provave ishte liruar nga akuzat, por pas ankesës së prokurorisë, Gjykata e Apelit e kishte kthyer këtë lëndë në rigjykim. Gjykata Themelore në Pejë

Pas kthimit në rigjykim, Gjykata Themelore në Pejë, në mars të vitit 2019 e kishte shpallur fajtor të akuzuarin dhe e kishte dënuar me burgim të përjetshëm. Ky dënim ishte vërtetuar pastaj edhe nga Gjykata e Apelit në korrik të vitit 2019.

Por, në nëntor të vitit 2019, Gjykata Supreme i kishte prishur të dy aktgjykimet e Gjykatës Themelore në Pejë dhe të Gjykatës së Apelit dhe lëndën e kishte kthyer në rigjykim.

Pas kthimit të rastit në rigjykim, Gjykata Themelore në Pejë ishte përjashtuar nga ky rast dhe lënda ishte deleguar në Gjykatën Themelore në Ferizaj, me arsyetimin për të mënjanuar dyshimet ndaj sistemit të drejtësisë.

Vendimi për delegimin e lëndës në Ferizaj ishte marrë nga Gjykata e Apelit.

Sipas aktakuzës së ngritur më 8 qershor 2017 nga prokurorja Valbona Disha Haxhosaj, Naser Pajazitaj po akuzohet se më 9 nëntor 2015, në bjeshkët e Strellcit, Komuna Deçan e pikërisht në vendin e quajtur te “Kroni i Lajthisë“, i pandehuri edhe pse më parë ka qenë i dënuar për vrasje, me dashje dhe me armë dhe atë revole të tipit të panjohur në mënyrë mizore e ka privuar nga jeta viktimën Donjeta Pajazitaj nga po i njëjti fshat.

Një gjë të tillë, sipas aktakuzës, Pajazitaj e ka bërë në atë mënyrë që derisa viktima ditën kritike ka qenë duke shkuar në punë në këmbë së bashku me axhën e saj dhe kur kanë arritur tek bunari i fshatit janë ndarë, ashtu që viktima ka vazhduar rrugën në drejtim të Strellcit të Epërm dhe kur afrohet përafërsisht 150 metra afër shtëpisë së Nedi Jusaj, aty pari kalon i pandehuri Naser Pajazitaj me veturën e tij të tipit xhip sheroke me ngjyrë të kaltër i cili ndalet e merr viktimën me veturë, e më pas vazhdon në drejtim të bjeshkëve të Strellcit dhe kur arrin tek “Kroni i Lajthisë” fillimisht e privon me armë duke shtënë dy herë në kokë, e më pas për të humbur gjurmë të njëjtën e mbulon me disa drunjë dhe largohet nga vendi i ngjarjes, kurse viktima më 27 dhjetor 2015 është gjetur pa shenja jete në vendin e ngjarjes nga disa kalimtarë të rastit.

Sipas aktakuzës, Pajazitaj akuzohet se më parë e gjerë më 9 nëntor 2015, në fshatin Strellc Komuna e Deçanit, pa autorizim ka poseduar armën dhe atë një revole të tipit të panjohur dhe një pushkë gjuetie me numër serik 0193117 si dhe 12 fishekë të kësaj pushke , në atë mënyrë që më revole ditën kritike ka kryer veprën penale të cekur si më lartë.

Gjithashtu, sipas aktakuzës më parë dhe gjerë më 23.05.2017, në fshatin Strellc i Ulët Komuna e Deçanit, i akuzuari pa autorizim ka poseduar armën dhe atë një armë AK-47 me numër serik 120331141 dhe 2 karikator të zbrazet, ashtu që policia gjatë bastisjes dhe kontrollit në shtëpinë e të pandehurit në dhomën e fjetjes ka gjetur dhe sekuestruar armën e cekur si më lartë.

Me këto veprime, prokuroria e ngarkon të akuzuarin se ka kryer veprën penale të “Vrasjes së rëndë” nga neni 179 i KPRK–së dhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374 i KPRK–së.

“0003”, zbulohet kuptimi i shifrës që u gdhend në trupin e gruas së mjekut në Prizren

Dy persona të maskuar u futën pasditen e djeshme në shtëpinë e një mjeku në Prizren, ku vodhën 10 mijë euro ari.

Në momentin e grabitjes në shtëpi gjendej e zonja e shtëpisë (33-vjeçare), të cilën hajnat e lidhën dhe të njëjtës i shkaktuan plagë me thikë në trup.

Në trupin e saj, dy personat e maskuar “gdhendën” shifrën “0003” dhe një zemër e vogël.

Hetuesi i këtij rasti Fitim Haxhiufazliu ka treguar se cilat janë dyshimet e para për shifrën që u “gdhend” në trupin e gruas.

“Njëri nga të dyshuarit i është drejtuar viktimës se bashkëshorti juaj mi ka borxh 30 mijë euro. Kështu ka deklaruar viktima e këtij rasti. Pra edhe ne supozojmë, këto janë dyshimet e para”, tha ai për Sinjalin.

Ai tutje shtoi gruaja në momentin që është gjetur nga burri i saj ishte pa vetëdije.

“Burri e ka gjetur atë kur është kthyer nga Shqipëria. Bazuar në informacionet e para, ajo ka qenë pa vetëdije”, shtoi ai.

33-vjeçarja u gjet e lidhur në shtëpi, katër orë më vonë nga bashkëshorti i saj, 56-vjeçar.

“Je shumë sexy”, banorja e re i përshpërit në vesh Donaldit

Mbrëmë në Big Brother VIP është organizuar mbrëmja e vajzave, ku djemtë ua kanë përgatitur atyre ushqimin dhe u kanë shërbyer.

Gjatë kohës sa po darkonin, vajzat kanë luajtur edhe një lojë. Secila që nuk i është përgjigjur pyetjes që i ka rënë, do të kishte një dënim.

Por, veprimi që ka marrë më shumë vëmendje, është ai i banores së re, Einxhel. Ajo i është ofruar Donaldit, dhe i ka përshpëritur në vesh.

“Je shumë sexy”, dëgjohet duke i thënë ajo Donaldit.

Pas kësak, Donaldi duket sikur është paksa i habitur.

 

 

 

Mori ryfshet 250 euro, polici kosovar dënohet me 2 mijë e 700 euro gjobë

Zyrtari policor Qamil Delija, është dënuar me 2700 euro gjobë nga Gjykata Themelore në Pejë, për akuzën e prokurorisë së Pejës, të cilin e ngarkon për keqpërdorim të detyrës zyrtare, për ‘’marrje ryshfeti’’.

I pandehuri akuzohet se kishte kërkuar dhe marrë nga i dëmtuari 250 euro ryshfet për t’ia dorëzuar librezën e qarkullimit, të cilin Delija sipas prokurorisë refuzonte t’ia jepte të dëmtuarit.

Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjykatësi Murat Hulaj, i pandehuri fillimisht është dënuar me 6 muaj burgim mirëpo me pëlqimin e tij iu shëndërrua me 2700 euro gjobë.

Në dënimin me gjobë, iu është llogaritur edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak prej 120 ditësh, që sipas gjykatësit 1800 euro është përmbushur ndërsa ka mbetur vetëm shuma prej 900 euro, të cilin detyrohet të paguaj brenda afatit prej 90 ditësh.

Pala e dëmtuar udhëzohet në kontest civil, për realizimin e kërkesës pasurore juridike.

Ndryshe, në seancën fillestare të 28 tetor 2021, i pandehuri është deklaruar i fajshëm për akuzën për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur aktakuzë ndaj zyrtarit policor Qamil Delija, i cili ngarkohet se në maj të këtij viti i ka marrë 250 euro ryshfet, nga i dëmtuari në këmbim të kthimit të librezës së qarkullimit.

Sipas aktakuzës të siguruar nga ‘’Betimi për Drejtësi’’, theksohet se i pandehuri kishte kërkuar dhe marrë nga i dëmtuari 250 euro ryshfet për t’ia dorëzuar librezën e qarkullimit, të cilin Delija sipas prokurorisë refuzonte t’ia jepte të dëmtuarit, raporton ‘’Betimi për Drejtësi’’.

Tutje sipas aktakuzës thuhet se me 23 maj 2021, në Klinë, në cilësi të personit zyrtar të policit e me qëllim të përfitimit për veti dhe shkaktimit të dëmit të personit tjetër, V.K, në kundërshtim me Ligjin mbi Policin nr.04/L-076 neni 11 par. 5, i akuzuari përmes dëshmitarit P.D siguron lejen e qarkullimit të veturës pronë e të dëmtuarit V.K., librezën e qarkullimit nuk e dorëzoi në Polici apo t’ia kthejë të dëmtuarit, por kërkon nga i dëmtuari që për kthimin e librezës t’ia japë 250 euro ose në të kundërtën nuk do t’ia kthej librezën.

Sipas aktakuzës i dëmtuari e njofton IPK-në, dhe pas disa bisedave telefonike mes të pandehurit dhe të dëmtuarit, ata takohen përballë pompës së derivateve, me ç’rast i dëmtuari V, i dorëzon të pandehurit shumën prej 250 euro, ai ia kthen librezën e qarkullimit, ku në atë moment arrestohet nga hetuesit e IPK-së.

Me këtë veprim zyrtari policor ka kryer vepër penale; ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, ku dënimi parashihet prej një (1) deri në tetë (8) vjet burgim.

Katër të mitur nga Prizreni e sulmojnë një tjetër dhe ikin

Një i mitur nga Prizreni është sulmuar fizikisht nga katër të tjerë.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në rrugën “Ali Hadri” në Prizren, mesditën e së enjtes.

Keqpërdorën në një tender në Ranillug, aktakuzë ndaj katër zyrtarëve të ko…

Po ashtu është bërë e ditur se katër të miturit që kanë sulmuar viktimën, gjenden në arrati.

“Rr. Ali Hadri, Prizren 28.10.2021 – 12:20. Është raportuar se viktima mashkull kosovar (i mitur) ka pranuar trajtim mjekësor, pasi që është sulmuar fizikisht nga katër të dyshuar meshkuj kosovarë (të mitur), të cilët gjenden në arrati. Rasti është duke u hetuar”, njofton policia./

Ministria e Liburn Aliut kontrakton 10 milionë euro për mirëmbajte të rrugëve, këto janë kompanitë që fituan tenderët

Në çdo sezon të dimrit Kosova përballet më problemin e mirëmbajtjes së rrugëve, përkundër faktit se çdo vjet nga buxheti i shtetit paguhen afërsisht nga 10 milionë euro.

Madje, është e njohur batuta se në çdo sezon të dimrit reshjet e borës na gjejnë në befasi, e shumë rrugë nacionale e lokale për disa ditë mbesin vështirë të qarkullueshme, shkruan Gazeta Infokus.

Edhe këtë vit, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka paraparë t’i shpenzojë mbi 11 milionë euro për mirëmbajtjen e rrugëve.
Vetëm për mirëmbajtjen e rrugëve në Prishtinë, nga buxheti i vendin janë ndarë mbi 1.5 milion euro.

Në kryeqytet, pastrimi i rrugëve do të bëhet nga grupi i operatorëve ekonomik: Bujar Shabani B.I, Adnan Bislimi, Dashnim Jashari B.I, “VARNA SH.P.K” dhe nga kompania “Arbotec”.

Derisa, 1 milion euro i është dhënë tenderi grupit të operatorëve ekonomik të lartëshënuar, kompanisë “Arbotec” i është dhënë tenderi në vlerë 689 mijë euro.

Kështu, të paktën bëhet e ditur në tenderin e publikuar në prokurimin publik, shkruan Gazeta Infokus.

Për të mirëmbajtur rrugët në rajonin e Ferizajt, Ministria e udhëhequr nga Liburn Aliu ka dhënë tenderë kompanisë “Sallahu”, në vlerë 449 mijë euro si dhe kompanisë “Damastionin Project” me vlerë 398 mijë e 668 euro.

Në rajonin e Gjilanit, tenderin për mirëmbajtjen e rrugëve e ka fituar grupi i operatorëve ekonomikë “El-Bau” më vlerë 683 mijë e 116 euro dhe “Jaha Company”, në vlerë 596 e 979 euro.

Në rajonin e Pejës, pastrimi i rrugëve do të bëhet kompania ‘Lika Trade’, e cila ka përfituar nga buxheti i shtetit mbi 786 mijë euro.

Po ashtu në Pejë, mirëmbajtja e rrugëve do të bëhet edhe nga “Granit SH.P.K’, kompani kjo që ka marrë mbi 674 mijë euro.

Në Gjakovë, grup i operatorëve ekonomik K.N.P.SH. PAPENBURG & ADRIANI COMPANY SH.P.K.; Fidaie Bytyçi B.I.; MARSI SH.P.K. i cili fituar tenderin për pastrimin e rrugëve do të marrë nga buxheti i vendit mbi 540 mijë euro.

Po kaq para për mirëmbajtjen e rrugëve në komunën e Gjakovës do të marrë edhe kompania “RSM Company SH.P.K”.

Në Mitrovicë, tenderin për mirëmbajtjen e rrugëve, në vlerë prej mbi 574 mijë euro e ka fituar grupi i operatorëve ekonomik, B CORP SH.P.K.; Europa Partners SH.P.K.; RAD D.O.O.

“FAMIS CO-HC” SH.A dhe grupi i operatorëve ekonomik 2A Group SH.P.K.; N.N.T. A.B.C. kanë fituar tenderin për pastrimin e rrugëve në Prizren.

Për këto dy kompani nga buxheti i vendin do të jepen mbi 1 milion euro.

Por se a do të vazhdojë avazi i vjetër që këto kompani mos të zhbllokojnë rrugët gjatë stinës së dimrit mbetet të shihet./Gazeta Infokus/

Sa javë pas vaksinimit për COVID-19 mund ta merrni vaksinën kundër gripit sezonal

Në sallën “1 Tetori”, e cila tash e disa muaj është shfrytëzuar për vaksinimin kundër COVID-19, nga sot ka nisur edhe vaksinimi kundër gripit sezonal.

Shpërndarja e kësaj vaksine nga sot ka nisur të bëhet në gjithë Kosovën pasi nga Ministria e Shëndetësisë thonë se kanë arritur që 140 mijë dozat e siguruara t’i shpërndajnë me kohë në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare. Por përkundër që qytetarët e Kosovës janë imunizuar me vaksinën kundër COVID-19, ata duhet ta marrin edhe atë kundër gripit sezonal, por gjithmonë dy javë pas marrjes së dozës së dytë.

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha ka thënë se këto vaksina do të merren nga personat e moshuar mbi 65-vjeç, ata me sëmundje kronike dhe profesionistët shëndetësorë.

“Përmes UNICEF-it jemi furnizuar me 140 mijë doza dhe të gjitha janë shpërndarë sipas planifikimit që bën IKSHPK njësia e vaksinimit dhe sot është dhënë edhe njoftimin në faqen e MSH-së ka filluar dhe vaksinimi me gripin sezonal do të jepet sipas indikacioneve për moshat mbi 65-vjeç, për personat me sëmundje kronike për persona që punojnë në sektorin e shëndetësisë dhe për fëmijët në rast me indikacione… Në të gjitha Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare sipas informacioneve që kemi është bërë shpërndarja”, ka thënë Berisha.

Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinës, Bujar Gashi, ka thënë se është fat se kësaj radhe këto vaksina erdhën në një kohë më të mirë sesa herët e kaluara.

Ai njoftoi për shkaqe teknike është vendosur që vaksinimi kundër gripit sezonal në kryeqytet të bëhet në “1 tetori”, ndërsa kanë në dispozicion 14 mijë doza të kësaj vaksine, por që zakonisht shfrytëzohen 12 mijë.

“Për shkak të sistemit dhe modulit të ri të futjes së të dhënave për qytetarët që marrin vaksinën gjë që nuk ka qenë më herë tash në këtë sistemin e ri shëndetësor duhet të futen të dhënat jo që QKMF nuk kanë sistem, por problem është te pajisjet dhe mbikëqyrja që është e pamundur në 10 qendra të mbikëqyret sepse bie sistemi. Procesi po shkon mirë jemi këtu që nga orët e hershme të mëngjesit nga ora 08:00 qytetarët veçse kanë filluar të vijnë dhe orët e pasdites do të rritet informimi te qytetarët… Vaksina kundër gripit sezonal ka mjaftueshëm, i kemi 14 mijë doza në stok, zakonisht i shfrytëzojmë 12 mijë aq është numri që kërkojnë qytetarët dhe do të ketë mjaftueshëm dhe kështu që nuk ka nevojë për t’u shqetësuar dhe krijuar grumbuj të njerëzve”, ka thënë ai.

Gashi ka theksuar se aktualisht kanë pesë ekipe që po bëjnë administrimin e kësaj lloj vaksine, por që varësisht nga interesimi i qytetarëve kanë kapacitete të tjera shtesë. Gashi beson që procesi i shpërndarjes së vaksinës kundër gripit sezonal do të përfundojë për një muaj.

“Kemi vendosur të punojmë me 5 ekipe në të njëjtën kohë dhe kemi menduar që është mjaftueshëm dhe në momentin që do të ketë kërkesa më shumë, kemi kapacitet të shtojmë edhe 6-7 ekipe që të punojnë në të njëjtën kohë, është e organizuar në tri pjesë… Zakonisht, brenda muajit përfundon i tëri brenda një muaji shumica e atyre që veçse planifikojnë të vaksinohen kryhet, nuk zgjat më shumë se një muaj, por ne nuk e ndërpremë pavarësisht që jemi në fund të tetorit do të jetë nëntorit dhe pjesa e dhjetorit, por ajo që preferohet nga ekspertët është që vaksinat të merret në muaji tetor dhe fillim të muajit nëntor dhe jo më vonë”, ka theksuar Gashi.

Lidhur me dilemat se a duhet të merret vaksina kundër gripit sezonal tashmë kur qytetarët janë imunizuar me atë kundër COVID-19, Gashi ka thënë se gjithsesi që duhet të vaksinohen edhe me këtë vaksinë, por që doza e vaksinës kundër gripit duhet të merret dy javë pas vaksinimit me dozën e dytë të COVID-19.

“Duke marrë parasysh që vaksinat kundër gripit është katër valente, është vaksinë për katër viruse dhe ka dallim virusi prej virusit. Është e arsyeshme që të merret dhe këtë e përcjelli te qytetarët, por qytetarët duhet të dinë se vaksina kundër gripit sezonal duhet të merret dy javë pas dozës së dytë të vaksinës kundër COVID, jo në intervalin kohor kur e kanë marrë vaksinën duhet të pritet dy javë dhe pastaj të vaksinohen me vaksinën kundër gripit sezonal”, ka thënë ai.

Të moshuarit kishin mjaft interesim për të vaksinuar me vaksinën kundër gripit sezonal. Qysh herët në mëngjes në “1 Tetori” erdhi edhe Jahir Morina i cili ka thënë se nuk ka hezituar aspak për t’u vaksinuar.

“E marr çdo vit, e kam marr edhe vjet dhe të pleqërisë, e kam marr dhe gjithë i marr… Pasi dëgjova thash, po shkoj po e marr, e kam marr gjithë asgjë keq nuk më bën”, është shprehur ai.

Vaksinën kundër gripit sezonal edhe kësaj radhe e mori edhe Sabrie Krasniqi, e cila është shprehur e kënaqur me organizimin e shpërndarjes së këtyre lloj vaksinave.

“E mora vaksinën, shumë mirë është duke shkuar, i falënderoj motrat, mjekët këta punonjës se ma mirë dhe mbarë nuk ka… Ne nuk e kemi dëgjuar lajmin, por një vajzë e kam profesoreshë, më tregoi që jepen sot vaksinat sot këtu dhe kemi ardhur… Për çdo vit e marrim dhe na ndihmon shumë“, është shprehur ajo.

140 mijë dozat e vaksinës kundër gripit sezonal në Kosovë kanë arritur gjatë ditës së martë. Për dallim nga vitet e kaluara imunizimi me këtë vaksinë po ndodh më herët, pasi vitet e kaluara ka pasur vonesa në administrimin e tyre ku zakonisht shpërndaje e vaksinës kundër gripit sezonal ka ndodhur në muajin dhjetor./KP

Vdes një 17-vjeçare nga COVID-19 në Maqedoni të Veriut

Ministria e Shëndetësisë njofton se në Klinikën e Sëmundjeve Ngjitëse sot në mëngjes ka vdekur një paciente 17-vjeçare nga Sopotnica, Demir Hisar.

Vajza e re kishte sëmundje kronike dhe nuk ishte e vaksinuar.

Problemet shëndetësore kanë filluar 9 ditë para se të hospitalizohet në Klinikën Infektive në Shkup.Dje në mënyrë dramatike i janë përkeqësuar parametrat vitale, që ka rezultuar me probleme me zemrën dhe mushkëritë./TV21

Probleme me tualetin në anijen kozmike të “SpaceX”, urina rrodhi brenda kapsulës

Tualeti brenda anijes kozmike “Inspiration4” të kompanisë “SpaceX” ka pasur probleme gjatë fluturimit të ekuipazhit përreth Tokës muajin e kaluar, duke bërë që urina të rridhte brenda kapsulës.

William Gerstenmaier, nënpresident i kompanisë “SpaceX”, i cili më herët ka punuar për agjencinë NASA, i tha gazetës “The Neë York Times” se lëngjet trupore u grumbulluan nën dyshemenë e kapsulës “Resilience”.
“Ne vërtet as nuk e kemi vërejtur, ekuipazhi as që e ka vërejtur, derisa jemi kthyer. Kur e kthyem mjetin, shikuam nën dysheme dhe e pamë faktin se kishte kontaminim në dysheme”, tha ai.

Urina kishte filluar të rridhte nga tualeti, kur një gyp doli nga vendi ku ishte i lidhur dhe rrodhi nën panelet e dyshemesë, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

Kompania “SpaceX” e ka rregulluar këtë problem duke vendosur një gyp për shpëlarje të urinës dhe NASA pritet që ta miratojë dizajnin e ri të premten.

Firma e udhëhequr nga miliarderi Elon Musk do ta përdorë dizajnin e njëjtë të tualetit edhe për misionin “Creë-3” të së dielës, me të cilin një grup i ri astronautësh do të dërgohen në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Hoti merr meritat për rritjen ekonomike

Ish-kryeministri Avdullah Hoti, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurti se Kosova këtë vit e ka pasur rritjen më të madhe ekonomike në 10 vitet e fundit.

Hoti, përmes një postimi në Facebook ka shkruar së janë tre faktorë që kanë mundësuar kalimin e shpejtë të krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia COVID-19, e që këto sipas tij lidhen më zhvillimet në vitin 2020.

“Kush është burimi i rritjes ekonomike të vitit 2021? Janë tre faktorë që kanë mundësuar tejkalimin e shpejtë të krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia covid-19 dhe kthimin e ekonomisë së Kosovës në trajektoren e saj të rritjes ekonomike, e cila trajektore zanafillën e ka në pakot fiskale 1 dhe 2 të viteve 2014-2017 Të tre këta faktorë lidhen me zhvillimet në vitin 2020”, ka shkruar Hoti.

Postimi i tij i plotë:

KUSH ËSHTË BURIMI I RRITJES EKONOMIKE TË VITIT 2021?
Janë tre faktorë që kanë mundësuar tejkalimin e shpejtë të krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia covid-19 dhe kthimin e ekonomisë së Kosovës në trajektoren e saj të rritjes ekonomike, e cila trajektore zanafillën e ka në pakot fiskale 1 dhe 2 të viteve 2014-2017.
Të tre këta faktorë lidhen me zhvillimet në vitin 2020:
(1) Pakot e rimëkëmbjes ekonomike (përfshirë tërheqjen e kursimeve nga Trusti Pensional) që kanë mundësuar të futen në ekonomi rreth 700 milionë euro;
(2) Koordinimi i Qeverisë dhe Bankës Qëndrore gjatë vitit 2020 për ri-programim të kredive të bizneseve dhe qytetarëve për të shtyrë pagesën e interesit dhe kryegjësë për disa muaj; dhe
(3) Dërgesat e diasporës gjatë vitit 2020 që kanë arritur nivele rekorde.
Dy faktorët e parë janë rezultat i veprimeve qeveritare dhe institucionale, ndërsa i treti lidhet me natyrën altruiste të diasporës tonë për të ndihmuar të afërmit në Kosovë.
Këto veprime kanë mundësuar që kriza të tejkalohet qysh në tremujorin e parë të vitit 2021 dhe t’i kthehemi rritjes ekonomike solide gjatë gjithë këtij viti.
Ekonomistët e mirëfilltë duhet të gjurmojnë lidhjet shkak-pasojë, e jo të interpretojnë të dhënat shumë përciptas duke e shtrembëruar të vërtetën me apo pa qëllim.

Beatrix Ramosaj tregon arsyet që e bënë të hiqte dorë nga muzika

Beatrix Ramosaj është një këngëtare tepër e njohur për publikun shqiptar.

Vitet e fundit ajo është tërhequr nga tregu muzikor, dhe shkaqet për këtë vendim i ka dhënë teksa bisedonte me disa prej banorëve.

“Doja shumë të shijoja jetën dhe puna nuk më linte, unë dua shumë të grumbulloj kujtime të bukura“,- tha ajo.

Ky argument u kundështua nga Sabiani dhe Einxhel të cilët pohuan se talenti i Beatrix duhet të rikthehet në industrinë muzikore.

”Ke bërë shumë gabim, ti ke nxjerrë këngë shumë të bukura dhe është shumë keq që hoqe dorë. Gjithësesi nuk është kurrë vonë të rikthehesh’‘,- tha Einxhel.

Ministri Aliu: Projekti i autostradës për Pejë nuk është ndalur, por në emër të asfaltit nuk do të vjedhë më askush

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka folur rreth vendimit të djeshëm të Qeverisë për të anuluar vendimin përfundimtar 10/15 të datës 17 dhjetor 2018 për shpronësimin për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga ndërtimi i Autostradës Prishtinë – Pejë, Segmenti Kijevë – Klinë – Zahaq (MFPT).

Aliu ka sqaruar se projekti i autostradës në Pejë nuk do të ndalet, por sipas tij është ndalur vetëm hajnia e keqpërdorimet e parasë publike në shpronësim.

“Projekti i autostradës për Pejë nuk ndalet. Ndalet vetëm hajnia dhe keqpërdorimet e parasë publike në shpronësim.

Pra, është anuluar vetëm shpronësimi abuziv i cili kthehet në rivlerësim. Nuk është ndaluar projekti”, ka shkruar ndër të tjera Aliu.

Postimi i plotë:

Projekti i autostradës për Pejë nuk ndalet. Ndalet vetëm hajnia dhe keqpërdorimet e parasë publike në shpronësim.

Pra, është anuluar vetëm shpronësimi abuziv i cili kthehet në rivlerësim. Nuk është ndaluar projekti.

Po ashtu, në vitin që vjen, është përfshirë në buxhet hartimi i projektit për modernizimin e hekurudhës, Pejë – Prishtinë dhe Klinë – Prizren.

Rruga Prizren-Tetovë nuk është konkurente e rrugës Prishtinë-Pejë. Na duhen të dyja dhe do të bëhen të dyja, por pa vjedhje dhe keqpërdorime fondesh.

Në emër të asfaltit nuk do të vjedhë më askush, dhe çdo vjedhje që evidentojmë edhe nga projektet e kaluara, do ta ndjekim me seriozitetin maksimal duke e dërguar çështjen në prokurori.

Kosova do të ketë njëkohësisht infrastrukturë moderne, dhe mirëadministrim të buxhetit për rrugët.

Ministria: Të dyshuarit për lidhje me Hezbollahun nuk janë shtetas të Kosovës

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë tha se personat e sanksionuar për lidhje të dyshuara me Hezbollahun, nuk janë shtetas të Kosovës.

Një ditë më herët, Qeveria e Kosovës mori vendim që të vendosë sanksione ndaj shtatë individëve dhe një kompanie për lidhje me grupin ushtarak të Libanit.

Në disa media lokale dhe ndërkombëtare u raportua se këta persona janë qytetarë të Kosovës, por MPJD e mohoi këtë.

Sipas MPJD-së, masat e vendosura demonstrojnë angazhimin e Kosovës si pjesë aktive e aleancave ndërkombëtare kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

“Me qëllim të promovimit dhe mbrojtjes së paqes, demokracisë dhe të drejtave dhe lirive të njeriut, marrja e një vendimi të tillë do të kontribuonte në vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si aleat i rëndësishëm, dhe partnerë të tjerë në mbrojtjen e vlerave të përbashkëta, paqes dhe sigurisë”, thuhet në përgjigjen e MPJD-së për Radion Evropa e Lirë.

Lexo edhe: “Nuk harrohet momenti kur rrezikuam jetën për tekat e Kurtit e Sveçles”, Pacolli thotë se qeveria s’po respekton masat anti-Covid
Në mbledhjen e fundit të Qeverisë së Kosovës, të mbajtur të enjten, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, tha se sanksionet vendosen “konform Rezolutës 1373 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së ndaj shtatë individëve dhe një kompanie për lidhjet e tyre me organizatën terroriste Hezbollah dhe rolin e tyre në rrjetin financiar të saj në Gadishullin Arabik”.

Sanksionet konsistojnë me ngrirjen e aseteve, ndalimin e udhëtimit dhe ndalimin e vënies në dispozicion të fondeve nga individët dhe entitetet në Kosovë.

Më 23 qershor të vitit 2020, Qeveria e Kosovës e ka shpallur organizatë terroriste krahun politik dhe atë ushtarak të Hezbollahut.

Hezbollah është një grup shiit i Libanit, i themeluar në vitet e 80-ta. Më herët është shpallur organizatë terroriste edhe nga Shtetet e Bashkuara dhe shtete të tjera perëndimore.

Hezbollah përkrah ideologjinë islamike shiite të Teheranit dhe e konsideron liderin suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, si udhëzues politik dhe shpirtëror.

Haki Abazi i kërkon Prokurorisë të merren me Shpend Ahmetin e Vlora Çitakun: Punuan për ndarjen e Kosovës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, i ka bërë thirrje Prokurorisë që të thirrin para përgjegjësisë, kryetarin e Prishtinës Shpend Ahmetin dhe ish’ambasadoren e Kosovës në SHBA, tani nënkryetare e PDK’së, Vlora Çitakun, pasi sipas tij, të dy kanë punuar për ndarjen e Kosovës.

Kjo deklaratë e Abazit, vjen pas reagimit në Twitter të politikanes boshnjake Sabina Cudic, e cila ka thënë se në takimet me Shpend Ahmetin si përfaqësues i ekipit negociator të Kosovës dhe Vlora Çitakut si ambasadore e Kosovës në SHBA, kishte kuptuar se Kosova nuk ishte kundër shkëmbimit të territoreve me Serbinë.

“Ndarjen e Kosovës e kanë shtyer dhe e kanë përkrahur edhe në rolin zyrtar Vlora Çitaku si ambasadore e Kosovës dhe Shpend Ahmeti kryetari i Prishtinës. Këtë e kemi thënë gjatë gjithë kohës, tani me dëshmi për këtë gjë në Twitter nga Sabina Cudic”, ka thënë Abazi.

Ai tutje, me këtë e ka lidhur edhe mospunën e Ahmetit në Prishtinë, duke aluduar se ai është marrë më shumë me punë të nivelit nacional, e jo me ato për të cilat e kishin zgjedhur kryetar qytetarët e Prishtinës.

“E qytetarët pyesnin pse nuk po rregullohet rruga Muharrem Fejza?! As sot nuk është e rregulluar. Ka qenë i zënë me ndarjen dhe propagandën për të krijuar paranoja dhe ndarje mbrenda LVV”.

Në fund të reagimit të tij, ish’zëvendëskryeministri Abazi i ka bërë thirrje Prokurorisë që të thirrin para përgjegjësisë të dy, Ahmetin dhe Çitakun, pasi me këtë ata sipas tij kanë bërë veprime antikushtetuese.
“Prokuroria e shtetit duhet të veprojë kundër secilit që bën veprime antikushtetutese dhe që janë kundër integriterit territorial”, ka thënë Abazi.

I dalin 1500 euro gabimisht në llogari, përfituesi refuzon t’i kthej paratë

Policia njofton se është arrestuar një person ne Pejë pasi kishte tërhequr 1500 euro nga llogaria e tij, të cilat mjete i kishin ardhur nga një kompani sigurimi, shkruan Gazeta Infokus.

I dyshuari në raportin e Policisë thotë se nuk e kishte ditur prejardhjen e këtyre parave dhe se i njëjti kishte refuzuar të kthente shumën e të hollave.

“Sipas deklarimit, i dyshuari nuk e kishte ditur prejardhjen e tyre ndërsa kompania më datë 23.10.2021 kishte kërkuar nga i dyshuari kthimin e mjeteve-të hollave me pretendimin se ishin lëshuar gabimisht. I dyshuari kishte refuzuar të kthente shumën e të hollave. Kështu, dyshohet se ka kryer veprën tjetër penale duke deklaruar rrejshëm se zyrtarët e kompanisë e kishin kanosur”, thuhet në raportin e Policisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar./Gazeta Infokus/

Punëtorët e Feronikelit protestojnë para Qeverisë

Punëtorët e Feronikelit po protestojnë para objektit të Qeverisë së Kosovës.

Ata kanë thënë se po protestojnë për shkak të mungesës së interesimit nga ana e qeverisë për gjendjen e rreth 1,000 punëtorëve të kompanisë, të cilët që nga 8 tetori janë të papunë.

Ata kanë kërkuar trajtim serioz institucional të kësaj çështjeje për gjetjen e një zgjidhjeje të shpejtë.

 

Motra e Burbuqe Berishës flet për vdekjen e saj: Tha po u frikësohem shkallëve të Ministrisë dhe aty mbeti

Sot është organizuar mbledhje komemorative për nder të regjisores Burbuqe Berisha, e cila vdiq dje në objektin e Ministrisë së Kulturës në moshën 51 vjeçare.

Përveç kolegëve të shumtë të cilët e kujtuan të ndjerën, me shumë emocion foli edhe motra e saj, Trëndelina.

Ajo tha se Buqja kohëve të fundit i frikësohej shkallëve të Ministrisë së Kulturës, për shkak të problemeve shëndetësore, dializës të cilën e bënte tri herë në javë.

“Nuk mund ta përshkruaj kontributin e madh ndaj familjes. Kemi mbetur shumë të ri pa prind dhe ajo ka qenë përkrahja jonë kryesore. Na ka mbështetur, është kujdesur për neve, nuk po mund ta paramendoj që nuk është më. Nuk e kemi një përkrahëse të fortë si ajo. Jam e lumtur që e kisha motër dhe ndihem shumë krenare për ato që ka bërë për neve si familje dhe vendin tonë. Dua të falënderoj të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë nga momenti që ajo ka rënë në dializë, dhe momentet e para duke e ditur natyrën e Buqës, në asnjë moment nuk është dorëzuar”.

Lexo edhe:  Prokurorja e Pejës nuk e Apeloi dënimin me 8 muaj burgim e 10 rrethana shfajësuese për përdhunuesin e 15 vjeçares

“Nuk është ndalur në asnjë moment, ka qenë shumë e papritur për ne, ka punuar më shumë se unë, më gjatë se unë edhe pse tri herë në javë shkonte në dializë. E ka cekur që atyre shkallëve të Ministrisë iu ka frikësuar, para dy javëve kemi diskutuar dhe unë nuk e mora shumë seriozisht se mirë ka qenë, tha e kam një shtrëngim, po kam frikë atyre shkallëve po mbes aty. Pasi që gjithmonë ka qenë nën kontroll të mjekëve. I thash hajt se edhe kjo tejkalohet. Dje kam hyrë në shkallë e kam parë, në shkallë të Ministrisë, thash eh kjo e paska ditur ku do ta ketë fundin, atyre shkallëve iu frikësua dhe mbeti në ato shkallë”, tha ajo, njofton Klankosova.tv.

Burbuqe Berisha varroset sot në orën 15:00 në varrezat e qytetit të Prishtinës.

Policia jep detaje për kërcënimin ndaj kryeministrit Kurti

Policia e Kosovës është deklaruar lidhur me kërcënimin drejtuar mbrëmë drejt kryeministrit, Albin Kurti.

Policia ka konfirmuar kërcënimin teksa është theksuar se menjëherë janë marrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme operativo-hetimore.

PK-ja thotë se në këtë aktivitet nuk ka pasur të angazhuar zyrtarë të Njësisë Speciale.

“Fillimisht Policia e Kosovës, ka shtuar masat e sigurisë personale të Kryeministrit përfshirë këtu mbrojtjen e afërt, por gjithashtu edhe ka dërguar njësi të reagimit të shpejtë nga Regjioni i Prishtinës të përberë nga dy zyrtarë policorë, në sigurim te shtëpia e banimit të Kryeministrit. Policia e Kosovës konfirmon se në këtë aktivitet nuk ka pasur të angazhuar asnjë zyrtarë të njësive speciale”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Gjithashtu u tha se lidhur me rastin menjëherë janë iniciuar hetimet dhe ato janë duke vazhduar, përderisa bazuar në hetimet e deritanishme dhe vlerësimin e rrezikut, njësia e reagimit të shpejtë është larguar nga lokacioni.

“Policia e Kosovës do të vazhdojë angazhimin drejt ofrimit të sigurisë ndaj personaliteteve të vendit dhe qytetarëve të saj, duke përfshirë edhe hetimin dhe trajtimin e të gjitha rasteve”.

Arrestohet zyrtari i Komunës së Prishtinës, policia jep detaje

Është arrestuar nga Policia e Kosovës një ish zyrtar i Komunës së Prishtinës.

Kjo pas që ai dyshohet që gjatë viteve 2018- 2021 të ketë keqpërdorur detyrën zyrtare, shkruan Gazeta Infokus.

“Prishtinë 2018-2021. Me datë 27.10.2021 Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në koordinim me prokurorin kanë arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar–ish zyrtar i gjendjes civile në KK-Prishtinë, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur gjatë periudhës së cekur kohore, duke regjistruar disa persona në librin amëz dhe më pas i kishte regjistruar edhe në sistem të gjendjes civile”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje./Gazeta Infokus/

 

Sot shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 17 Tetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet që të shpall sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale të tetorit. Shpallja e rezultateve pritet të bëhet në orën 10:00.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi.

“Rezultatet përfundimtare të raundit të parë të Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave do të shpallen të enjten, në orën 10:00”, ka shkruar Elezi.

Zgjedhjet lokale janë mbajtur më 17 tetor, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ishin certifikuar 89 subjekte politike, prej të cilave janë: 32 parti politike, 1 koalicion, 33 iniciativa qytetare dhe 23 kandidatë të pavarur.

Ndryshe, shuma komuna kanë shkuar në balotazh, meqenëse asnjëri prej kandidatëve s’i ka fituar votat e nevojshme për fitore në raundin e parë.

Lexo edhe:  Rritje e numrit të grave të prekura nga kanceri i gjirit në Kosovë

Sipas Ligjit për Zgjedhjet Lokale, raundi i dytë i zgjedhjeve ndërmjet dy kandidatëve, të cilët kanë fituar më së shumti vota të vlefshme, mbahet ditën e diel, katër javë pas raundit të parë. Në këtë rast i bie që do të mbahen më 14 nëntor.

Ngritet aktakuzë për vrasjen e rëndë më 24 qershor në Gjilan

Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë të ditur se Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.Z., për shkak të veprës penale ‘’Vrasja e rëndë’’, nga neni 173 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, i cili me kërkesë të prokurorit të shtetit gjendet nën masën e paraburgimit që nga data 24 Qershor 2021.

Sipas aktakuzës, i pandehuri B.Z., më 24 Qershor 2021, rreth orës 13:10 minuta, në kafiterinë ‘’VivaLa’’, në Gjilan, me dashje e ka privuar nga jeta tani të ndjerin I.C..

Për shkak të një mosmarrëveshje verbale, i njëjti e ka goditur me thikë viktimën, ku për shkak të plagëve të marra i ndjeri nuk ka mbijetuar dhe rrugës për në Spitalin Regjional të Gjilanit ka ndërruar jetë.

Regjisorja Berisha u gjet e vdekur në zyrën e saj, policia jep detaje

Mesditën e së mërkurës, regjisorja Burbuqe Berisha ka vdekur derisa ishte në vendin e saj të punës, në Ministri të Kulturës.

 

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se Berisha u gjet e vdekur në zyrën e saj, ndërkaq vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Po ashtu, është bërë e ditur se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Prishtinë 27.10.2021-13:20. Viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në zyrën e saj në Ministrinë e Kulturës. Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, ka njoftuar policia.

Ndryshe varrimi i regjisores Burbuqe Berisha do të bëhet sot në orën 15:00, në varrezat e qytetit në Prishtinë.

Lajmin e ka bërë të ditur motra e saj, Trëndelina Berisha, e cila ka dhënë detaje rreth ceremonisë mortore për regjisoren.

“Ju njoftojmë se ceremonia mortore mbahet me datën 28 tetor, duke filluar me mbledhjen komemorative të organizuar nga Kolegji AAB, në teatrin “Faruk Begolli”, me fillim në orën 10:00. Pastaj nga ora 12-14, nën organizimin e MKRS, mbahen homazhe në Teatrin Kombëtar, ndërsa ceremonia e varrimit bëhet në orën 15, në varrezat e qytetit, në Prishtinë. Ditën e premte, me 29 tetor, në orën 11:00, në Teatrin Kombëtar, nën organizimin e Ministrisë së Kulturës, mbahet mbledhja komemorative, për nderimin e jetës dhe veprës së Buqes tonë. Me këtë rast falënderojmë përzemërsisht Kolegjin AAB, MKRS-në dhe gjithë shoqërinë, familjarët dhe dashamirët, që gjatë gjithë kohës ishin dhe vazhdojnë të jenë me ne duke bashkë ndarë dhembjen!”, shkroi ajo.

Ajo ka shkruar fjalë prekëse për të.

“Motra ime, shpirti im i bardhë, ti që ishe motër, nënë e babë për ne, mua, Vjollcën dhe Dardanin. U rritëm me shumë sakrifica, pa prindërit tanë, por gjithmonë qëndruam të lidhur e të bashkuar. Krahu ynë sot u këput, ike papritmas dhe na le në pikëllim të thellë e me zemër të thyer. Nuk ka fjalë që ta përshkruajë dhimbjen që ndiejmë për humbjen tënde. Kontributi yt ishte shumë i madh jo vetëm për familjen por edhe për gjithë vendin tonë! Pusho e qetë shpirti jonë i bardhë!”, ka shkruar Trëndelina./

OVL e UÇK-së i del në mbrojtje Halil Berishës: Gazetari po e thotë të vërtetën, ai po maltretohet nga Specialja

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i ka dal në mbrojtje ish gazetarit të Infokus-it, Halil Berisha, i cili u detyrua për dy ditë rresht të jetë në Tribunalin e Hagës në cilësinë e dëshmitarit, si gazetar.

Lexo edhe: SQARIM: Halil Berisha nuk është dëshmitar kundër krerëve të OVL -UÇK, ai është atje nën detyrim

Krerët e OVL e UÇK-së, vlerësojnë se Halil Berisha është duke thënë të vërtetë, por ai është duke u maltretuar nga Gjykata Speciale, shkruan Gazeta Infokus.

Madje, ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL e UCK-së, Faton Klinaku thotë se kjo përbenë edhe shkelje flagrante të të drejtave dhe lirive të gazetarëve.

“Ashtu siç e tha edhe gazetari, Halil Berisha, edhe unë po çuditem pse e kanë ftuar aty dhe po maltretojnë për një diçka që ka qenë e ligjshme ai publikim që është bërë në media. Në mungesë të dëshmitarëve dhe në mungesë të hetimit të tyre për skandalet e veta, ata i maltretojnë njerëzit që e thonë realitetin edhe nuk kanë bërë asgjë të kundërligjshme”, ka thënë Klinaku për Infokus.

Ai ka thënë së Specialja po mundohet t’i ‘përpunojë’ njerëzit.

“Pavarësisht që janë munduar më i përpunuar njerëzit, nuk kanë mundur ta bëjnë këtë gjë, pasi që ata e thonë realitetin, dhe neve na duhet realiteti asaj që ka ndodhë. Halil Berisha është duke e thënë të vërteten pasi çdo gjë ka qenë e filmuar, qoftë me kamerat tona ose me kamerat e mediave në konferencat për media”, ka thënë Klinaku.

Gazetari Halil Berisha, nuk është duke dëshmuar për luftën, UÇK-në, apo kundër krerëve të OVL-UÇK-së, por thjeshtë si gazetar që mori pjesë në konferencën për media të organizuar nga OVL-UÇK-ja, ku u bënë publike dosjet e Gjykatës Speciale. /Gazeta Infokus/

Valon Syla: Halil Berisha po të ishte gazetar në ndonjë vend tjetër nuk do të ishte në Hagë

Ish gazetari i Infokus-it, Halil Berisha është duke dhënë dëshminë e tij në seancën gjyqësore ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinaj.

Berisha është detyruar të shkojë në Gjykatën e Hagës, shkruan Gazeta Infokus.

Lexo edhe: SQARIM: Halil Berisha nuk është dëshmitar kundër krerëve të OVL -UÇK, ai është atje nën detyrim

Për këtë ka reaguar, analisti dhe gazetari, Valon Syla, duke thënë se Berisha nuk do të ishte në Hagë nëse do të ishte gazetar në ndonjë vende tjetër.

“Gazetari Halil Berisha po të ishte gazetar dhe shtetas i ndonjë vendi tjetër, që nuk është i ish Jugosllavisë, sot nuk do të ishte në Hagë. Por është i Kosovës, ku Gjykata Speciale ka rregulla speciale edhe për lirinë e shprehjes për gazetarët. Fatkeqësia është që institucionet tona heshtin para arrestimit të një gazetari, ashtu siç heshtin kur Gjykata Speciale ju kërkon garancione për mbrojtje në liri për çlirimtarët që akuzohen atje në Hagë. Ai nuk është dëshmitar, por është i detyruar të jep përgjigje… për një punë që një gazetar nga Brukseli ose nga Haga nuk do të guxohej të merrej në pytje.”, ka thënë Syla.

Syla ka thënë se puna që ka bërë Berisha në Infokus ka qenë shumë profesionale.

“Puna e Halilit e mediumit ku punon ka qene shume profesionale dhe teper e kujdesshme ne trajtimin e dosjeve qe i kane poseduar. Dosjet te cilat kane rrjedhur nga vete ajo gjykate. Inkompetenca dhe joprofesionalizmi i kësaj gjykate, nuk mund to fajësoj mediat dhe gazetarët. Turp”, ka thënë Syla.

Gazetari Halil Berisha, nuk është duke dëshmuar për luftën, UÇK-në, apo kundër krerëve të OVL-UÇK-së, por thjeshtë si gazetar që mori pjesë në konferencën për media të organizuar nga OVL-UÇK-ja, ku u bënë publike dosjet e Gjykatës Speciale. /Gazeta Infokus/

Milaim Zeka: Halil Berisha trajtoj në mënyrë profesionale dosjet për krerët e OVL e UÇK-së

Gazetari dhe analisti, Milaim Zeka, ka deklaruar se dëshmia e ish gazetarit të Infokus-it, Halil Berisha nuk është në asnjë mënyrë kundër krerëve të OVL e UCK-së, Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt.

Lexo edhe: SQARIM: Halil Berisha nuk është dëshmitar kundër krerëve të OVL -UÇK, ai është atje nën detyrim

Në një prononcim për Gazetën Infokus, Zeka ka thënë se gazetari Berisha i është qasur në mënyrë profesionale dosjeve të publikuara nga OVL e UCK-së.

“Unë e përcolla dëshminë e gazetarit Halil Berishës dhe nuk ka këtu asgjë në mënyrë absolute që zotëri Berisha ka dëshmuar kundër dikujt. Asnjë dëshmi nuk ke as kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt. Çdo gjë është filmuar, e shkruar. Gazetarët e Kosovës janë sjellë më përgjegjshmëri duke përfshirë këtu edhe zotëri Berishën të cilët për shkak të ndjeshmërisë nuk kanë publikuar ato dosjet. Dosja e zotëri Berisha nuk ka të bëjë asgjë më zotëri Haradinajn e Gucatin”, ka thënë Zeka.

Gazetari Halil Berisha, nuk është duke dëshmuar për luftën, UÇK-në, apo kundër krerëve të OVL-UÇK-së, por thjeshtë si gazetar që mori pjesë në konferencën për media të organizuar nga OVL-UÇK-ja, ku u bënë publike dosjet e Gjykatës Speciale. /Gazeta Infokus/

Vlora Çitaku me fjalë prekëse për vdekjen e regjisores Burbuqe Berisha

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, është shprehur thellësisht e pikëlluar me rastin e vdekjes së regjisores Burbuqe Berisha.

Me anë të një postimi në profilin e saj në Facebook, Çitaku shkruan: “Buqe, s’kam fjalë ta përshkruaj dhimbjen për largimin tënd nga kjo botë. Kam me të kujtu përjetë. Dritë të pastë shpirti”.

Regjisorja Burbuqe Berisha ka vdekur sot në vendin e saj të punës, në Ministrinë e Kulturës.

Ajo vdiq në moshën 51-vjeçare.

Përfundon numërimi i votave me kusht në Prizren, kaq vota morën kandidatët

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar edhe numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me aftësi të kufizuara, për Komunën e Prizrenit, raporton Express

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka, ka marrë 537 vota, ai i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj, ka marrë 409 vota, Anton Quni i Lidhjes Demokratike të Kosovës 211 vota.

Lulzim Kabashi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka 54 vota, Zafir Berisha i Nismës ka 65 vota, Afrim Tejeci i Aleancës Kosova e Re 21 vota, Cemajl Smaili nga NDS 43 vota, ndërkaq kandidati i pavarur Milazim Lushaj nuk ka marrë asnjë votë.

Ndryshe, komuna e Prizrenit ka shkuar në balotazh.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve do të përballen Mytaher Haskuka i VV-së dhe Shaqir Totaj i PDK-së

Gazetari Berisha në Speciale: Si 6-vjeçar ika nga lufta, kalova mbi trupa të vdekur, pa bukë e pa ujë

Gazetari Halil Berisha është duke vazhduar dëshminë e tij në seancën gjyqësore kundër ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Gjatë dëshmisë së tij, ai ndau edhe një fragment që e kujton nga lufta e që asokohe ai ishte vetëm 6-vjeçar.

Berisha në Gjykatën Speciale tregoi se si forcat serbe e kishin larguar me forcë atë dhe familjen e tij nga shtëpia dhe se ishin detyruar që të kërkonin strehim në Shqipëri.

Lexo edhe: SQARIM: Halil Berisha nuk është dëshmitar kundër krerëve të OVL -UÇK, ai është atje nën detyrim

Ai tregoi se si ka kaluar mbi trupa të vdekur, pa bukë e pa ujë.

“Unë ndoshta jam i ri në moshë, por edhe unë e kam përjetuar luftën. Kam qenë gjashtë vjeçar në kohën e luftës kur gjatë asaj kohe kur unë bashkë me familjen time dhe me qytetarët e tjerë jemi larguar me forcë nga banesa, nga shtëpia jonë. Jemi larguar me forcë dhe jemi detyruar që të largohemi për në Shqipëri. Kjo çfarë po them unë është më e lehta se çfarë mund të thonë tjerët. Unë si një 6-vjeçar jam detyru me ecë drejt kufirit pa bukë, pa ujë dhe forcat serbe kanë vendosur edhe trupa të vdekur në rrugë dhe si një fëmijë 6-vjeçar është dashur që të kalojë mbi ta”, ka thënë ai.

“Është një temë e ndjeshme për neve. Është një temë që shtjellohet çdo ditë tek ne dhe për këtë arsye kemi menduar që kjo ka interes për publikun me raportu për këtë çështje”, ka thënë më tutje ai.

Gazetari Halil Berisha, nuk është duke dëshmuar për luftën, UÇK-në, apo kundër krerëve të OVL-UÇK-së, por thjeshtë si gazetar që mori pjesë në konferencën për media të organizuar nga OVL-UÇK-ja, ku u bënë publike dosjet e Gjykatës Speciale. /Gazeta Infokus/

Vdes regjisorja Burbuqe Berisha

Ka vdekur në moshën 51-vjeçare regjisorja Burbuqe Berisha.

Siç mësohet, ish-drejtoresha e Teatrit Kombëtar, ka vdekur në Ministrinë e Kulturës.

Berisha njihet si regjisore e disa prodhimeve kinematografike vendore si dhe shfaqjeve teatrale.

Krahas një karriere të suksesshme në regji dhe film, Burbuqe Berisha ka ushtruar edhe profesionin e ligjërueses në Kolegjin AAB. /

Imer Mushkolaj: Halil Berisha nuk po dëshmon kundër krerëve të UÇK-së por po dëshmon punën e tij si gazetar

Ish-gazetari i Infokus-it, Halil Berisha është duke dhënë dëshminë e tij në Gjykatën Speciale në Hagë, në seancën gjyqësore që po mbahet ndaj Nasim Hradinajt dhe Hysni Gucatit.

Lexo edhe: SQARIM: Halil Berisha nuk është dëshmitar kundër krerëve të OVL -UÇK, ai është atje nën detyrim

Analisti Imer Mushkolaj ka thënë që opinioni duhet ta kuptoj që gazetari Halil Berisha nuk është në Hagë në cilësinë e dëshmitarit por se ai ka qenë i obliguar.

“Është e rëndësishme që opinioni me e kuptu që ish-gazetari i Infokus-it, Halili nuk është në Hagë në cilësinë e dëshmitarit kundër të krerëve të organizatës së OVL-UÇK, por është shumë e rëndësishme me e qartësu, ai nuk po dëshmon kundër tyre, ai nuk po dëshmon kundër kërkujt, por ai është i obliguar, ka qenë i obliguar duke u bazuar në procedurat përkatëse të gjykatës të dëshmojë atje për punën e tij si gazetar në raport me dokumentet që OVL-UÇK i ka bërë publik”, ka thënë Mushkolaj për Infokus.

Gjithashtu Mushkolaj ka thënë se kolegu ynë në Hagë nuk po dëshmon kundër krerëve të UÇK-së por po shpreh një qëndrim të tij profesionist.

“Kolegu ynë është në Hagë për ta kryer një obligim pasi që është i shtrënguar apo i detyruar nga gjykata që të jap versionin e tij karshi dokumenteve që gazetari nuk i ka bërë publike por OVL-UÇK i ka shfaq publikisht dhe ai atje nuk po dëshmon kundër krereëve të UÇK-së por po shpreh një qëndrim të vetin profesionist karshi situatës në të cilën është gjendur muaj më parë”, ka thënë ai.

Gazetari Halil Berisha, nuk është duke dëshmuar për luftën, UÇK-në, apo kundër krerëve të OVL-UÇK-së, por thjeshtë si gazetar që mori pjesë në konferencën për media të organizuar nga OVL-UÇK-ja, ku u bënë publike dosjet e Gjykatës Speciale. /Gazeta Infokus/

Halil Berisha: Nuk e kam pritur që të ftohem nga Specialja, e bëra punën time si gazetar

Ish gazetari i Infokus-it, Halil Berisha është duke dhënë dëshminë e tij në Gjykatën Speciale në Hagë, në seancën gjyqësore që po mbahet ndaj Nasim Hradinajt dhe Hysni Gucatit.

Berisha gjatë dëshmisë së tij, deklaroi se nuk e ka pritur të intervistohet nga Gjykata, pasi që ai ka kryer vetëm detyrën e tij si gazetar.

Lexo edhe :SQARIM: Halil Berisha nuk është dëshmitar kundër krerëve të OVL -UÇK, ai është atje nën detyrim

“Unë jam gazetar dhe më thënë të drejtën nuk e kam pritur që kam më qenë i ftuar as për intervistim si dëshmitar, as si i dyshuar, sepse e kam kryer punën time aq sa e di në përpikëri dhe në mënyrë profesionale. Kështuqë, nuk e kam pritur që kam me qenë i ftuar. Kjo ka qenë paksa e çuditshme për mua edhe kur më është bërë ftesa unë kam kërkuar që bashkë më mua me qenë avokati, Arianit Koci”, tha Berisha

Gazetari Halil Berisha, nuk është duke dëshmuar për luftën, UÇK-në, apo kundër krerëve të OVL-UÇK-së, por thjeshtë si gazetar që mori pjesë në konferencën për media të organizuar nga OVL-UÇK-ja, ku u bënë publike dosjet e Gjykatës Speciale.

Po transportonte emigrantë të paligjshëm në Kosovë, arrestohet 19 vjeçari në Kukës

Po transportonte emigrantë të paligjshëm në Kosovë, arrestohet 19 vjeçari në Kukës

Policia e Kukësit ka vënë në pranga një 19-vjeçar, i cili është kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm në drejtim të Kosovës, me destinacion vendet e BE-së.

“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Kukës, në bashkëpunim me Njësinë e Sigurisë Rrugore të Autostradës Kalimash-Morinë, kanë vijuar kontrollet në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm të dhënies ndihmë emigrantëve të paligjshëm, për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së. Si rezultat i kontrolleve u arrestua në flagrancë shtetasi K. S., 19 vjeç, banues në Tiranë”.

“Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me automjetin e tij tip “Hyundai”, emigrantë të paligjshëm, që të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin në drejtim të Kosovës, kundrejt fitimit”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Dënimi me 8 muaj burgim, kryetari i Supremes kërkon të merren masa disiplinore

Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci, ka kërkuar nga kryetari i Gjykatës Themelore të Pejës, Armend Berisha, të adresojë përgjegjësinë disiplinore lidhur me rastin e dhunimit të 15-vjeçares nga Gjakova, me ç’rast dhunuesi u dënua me vetëm 8 muaj e 8 ditë burgim.

Kjo u bë e ditur me anë të një njoftimi të Gjykatës Supreme dërguar mediave.

“Lidhur me rastin e publikuar nëpër portalet e ndryshme të lajmeve për dënimin e të akuzuarit për veprën penale Dhunimi, e që pretendohet se ka pas shkelje ligjore, Kryetari i Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, Enver Peci, bazuar në kompetencat që ia jep Ligji Nr. 06/L-057 Për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, ka kërkuar nga kryetari i Gjykatës Themelore të Pejës, Armend Berisha që të ndërmerr të gjitha veprimet ligjore si kryetar për të adresuar përgjegjësinë disiplinore lidhur me këtë rast”, thuhet në njoftimin e Supremes.

“Kryetari i Gjykatës Supreme zotohet se çdo rast i dyshimtë, pa përjashtim, nga bartësit e funksioneve gjyqësore, do te trajtohet ne mënyre efikase dhe te drejtë”, vijon ky njoftim.

Gjatë ditës së djeshme, Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi, ka kërkuar nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Agim Kurmehaj, që të rishqyrtojë lëndën e prokurores Lirije Morina dhe nga të gjeturat të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme sipas ligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Prokurorja Lirije Morina u pajtua me dënimin e shqiptuar nga gjyqtarja e Gjykatës Themelore të Pejës Florije Zatriqi, prej vetëm 8 muaj e 8 ditë ndaj dhunuesit të së miturës, duke mos u ankuar në Gjykatën e Apelit.