Kosovari që u arrestua nën pretekstin për kri*me lu*fte në Serbi, nesër del para gjykatës

Kosovari që u arrestua nën pretekstin për krime lufte në Serbi, nesër del para gjykatës

Të mërkurën në Serbi është arrestuar një qytetar nga Kosova nën pretekstin për “krime lufte”.

Të enjten Klan Kosova ka raportuar se identiteti i personit të ndaluar është Sadik Duraku nga fshati Damjan i Komunës së Gjakovës.

Raportohet se Duraku tash e një kohë jeton në Angli. Sipas këtyre njoftimevë, Duraku pritet të dalë nesër para gjykatës në Serbi.

Të mërkurën, autoritetet serbe ndaluan 300 kosovarë teksa po kalonin tranzit në Serbi për të shkuar nëpër vende të tjera evropiane

Institucionet e Kosovës këtë akt të Serbisë e kanë quajtur si shkelje esenciale e lirisë së lëvizjes dhe të drejtave të njeriut.

Në mesin e këtyre 300 personave sipas burimeve ka qenë Sadik Duraku tani i arrestuar në shtetin serb.

Lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës që u arrestua nga Serbia

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, që u ndalua në kufi nga autoritetet serbe është liruar.

Jankoviq tani ndodhet rrugës për në Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur përfaqësuesi i zyrës së Republikës së Kosovës në Serbi, ambasadori Jetish Jashari.

Jankoviq ishte ndaluar më 17 prill në pikëkalimin kufitar të Jarinjës – që lidh Kosovën me Serbinë.

Të shtëna armësh në Prishtinë

Mbrëmjen e sotshme në Prishtinë, në afërsi të një pompe derivatesh, ka pasur të shtëna armësh.

Lidhur me rastin, policia bën me dije se nuk ka persona të lënduar

Ndërkaq njëri nga personat e përfshirë në ngjarje, është siguruar nga ana e policisë.

Rastin për Paparacin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 19:30, kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në afërsi të një pompe derivatesh, në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme. Bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast nuk ka ndonjë person të lënduar. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit, ndërkohë që prezenca e njërit prej personave të përfshirë në rast është siguruar nga ana e policisë”, tha Ahmeti.

Mediat turke shkruajnë se Vedat Muriqi do të kthehet në Turqi

Sulmuesi Vedat Muriqi mund të kthehet të luajë sërish në Fenerbahce, sipas mediumit turk “Ajansport”.

Drejtuesit e skuadrës turke besojnë se mund ta bindin Muriqin t’u bashkohet gjatë verës.

Mediumet në Turqi kanë bërë të ditur po ashtu se Fenerbahce tashmë po bën gati ofertën për Mallorcan dhe sulmuesin 29-vjeçar.

“Muriqi shihet si zëvendësim ideal për belgun Michy Batshuayi, të cilit kontrata me Fenerbahçen i skadon këtë verë”, shkruan sajti turk.

Sulmuesi i Kosovës me Mallorcan ka kontratë deri në vitin 2027, ndërsa këtë sezon me fanellën e ekipit spanjoll ka shënuar pesë gola dhe ka bërë dy asistime.

Muriqi ishte te Fenerbahce në edicionin 2019/2020, përpara se të transferohej tek Lazio.

Ai ka luajtur edhe për klube si Rizespor, Gençlerbirligi, Giresunspori, Teuta, Besa (Kavajë) dhe Liria ku e nisi karrierën.

Gazeta ukrainase: Më e udhës Kyivi ta zgjedh partnere Kosovën se Beogradin prorus -humbje historike për Serbinë në Strasburg

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE), të martën në mbrëmje votoi për rekomandimin e anëtarësimit të Kosovës. Tani për këtë vendim nuk ka mbetur asnjë pengesë politike, shkruan gazeta ukrainase “European Pravda”.

Edhe serbët e pranojnë publikisht humbjen e tyre në këtë betejë dhe parashikojnë se Kosova do të marrë një ftesë zyrtare për anëtarësim në Këshillin e Evropës në më pak se një muaj, vijon raportimi.

Ky vendim do të çojë në pasoja të fuqishme, por nuk ishte befasi, siç shkruan Sergiy Sydorenko, redaktori i European Pravda, në artikullin e tij – Serbia e izoluar në Evropë. Vendimi i Asamblesë Parlamentare etëKëshillit të Evropës për Kosovën e tregon këtë.

Për Beogradin, 16 prilli është një ditë e disfatës politike, të cilën autoritetet serbe e kanë shtyrë me sukses për shumë vite, por nuk kanë arritur ta bëjnë këtë në dy vitet e fundit.

Për serbët, Kosova pjesërisht e njohur ka rëndësi simbolike, historike dhe mitologjike. Supozohet se ortodoksia serbe e ka origjinën në manastiret në territorin e Kosovës.

Është një lloj analogjie me tezën ruse “Kiev është nëna e qyteteve ruse, prandaj…”, shkruan tutje gazeta.

Disa vende, duke përfshirë disa vende anëtare të BE-së, ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, kryesisht për shkak se kanë çështjet e tyre të separatizmit. Meqë ra fjala, edhe Ukraina nuk e ka njohur Kosovën.

Për këtë arsye Kosova u bllokua nga organizatat ndërkombëtare.

Procesi filloi pas pushtimit në shkallë të plotë në 2022.

Pastaj, kur rusët u përjashtuan nga Këshilli i Evropës, Kosova aplikoi në Strasburg dhe procesi filloi.

Dhe serbët, të cilët gjithmonë llogarisnin në mbështetjen ruse, e gjetën veten në një realitet të ri.

Për Kosovën, anëtarësimi në Këshillin e Evropës është në radhë të parë çështje njohjeje. Dhe këtë nuk e kanë përmendur vetëm folësit serbë, deklaratat e të cilëve kryesisht janë injoruar. Këtë nuk e fshehën vetë kosovarët!

Madje, dokumenti i miratuar drejtpërsëdrejti thotë se statusi i Kosovës po ndryshon!

Për shkak se Këshilli i Evropës si organizatë, që nga momenti i ftesës së Kosovës, duhet “të ndërpresë politikën e saj neutrale ndaj statusit”, pra të njohë sovranitetin e saj, thuhet në vendim.

Strasburgu, natyrisht, nuk mund të detyrojë Kievin, Bukureshtin apo Madridin që të ndërmarrin ndonjë veprim ligjor në marrëdhëniet ndërkombëtare, e lëre më të njohë pavarësinë e Kosovës.

Por, injorimi i këtij ndryshimi do të jetë gjithashtu i vështirë, sepse në kuadër të Këshillit të Evropës, Ukraina tani do të duhet të komunikojë me Kosovën në nivel zyrtar, diplomatik.

Të martën në Strasburg, deputetët serbë premtuan një përgjigje ndaj vendimit të miratuar.

Por në fund të fundit, pyetja kryesore nuk është për Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës por për pjesëmarrjen e mëtejshme të Serbisë në punën e organizatës në tërësi.

Qartësia do të vijë pas mbledhjes së Komitetit të Ministrave në 16-17 maj në Strasburg, i cili supozohet të miratojë vendimin përfundimtar.

Fati do të vendoset jo vetëm për Serbinë por edhe për Ukrainën.

Ukraina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës për një arsye.

Nga ana tjetër, kur zgjedh një partner, ka më shumë kuptim të mbështeten kosovarët, të cilët ndihmojnë Ukrainën gjatë agresionit rus dhe madje dërgojnë ndihmë ushtarake për Forcat e Armatosura të Ukrainës, sesa për qeverinë proruse të Serbisë.

Për më tepër, nuk do të ishte mirë të fitohej një armik tjetër në formën e Beogradit, veçanërisht duke pasur parasysh thashethemet se municionet serbe përfundojnë në Forcat e Armatosura të Ukrainës përmes mekanizmave të rieksportit (me pëlqimin e heshtur të qeverisë serbe). ..

Tani për tani, Kievi po përpiqet të “fusë gjilpërën” pa ofenduar asnjërën palë.

Hoxhaj në Austri takon ish-kancelarin Kurz dhe deputetë austriakë, ka një kërkesë për ta

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, ka takuar disa deputetë të Kuvendit të Austrisë, përfshirë edhe ish-kancelarin austriak Sebastian Kurz.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, po zhvillon një vizitë në Austri, në Parlamentin austriak, ku ka takuar disa deputetë dhe ish-kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz.

Hoxhaj, tha se pati një bashkëbisedim me ish-kancelarin Kurz për më shumë angazhim nga Austria për integrimin e shpejtë të Kosovës në BE, paqe e siguri në Ballkan.

“Bashkëbisedim me mikun tim të madh, ish-kancelarin Sebastian Kurz për më shumë angazhim nga Austria për integrim të shpejtë të Kosovës në BE dhe për paqen e sigurinë në Ballkan.”, ka shkruar Hoxhaj në rrjetin social Facebook.

Ai gjithashtu gjatë ditës së sotme ka njoftuar sr ka takuat edhe deputetin e Kuvendit të Austrisë, Helmut Brandstätter, për të cilin tha se është një zë i fuqishëm evropian i Ballkanit.

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj gjatë ditës së djeshme ka takuat edhe tre deputetë austriakë nga tri parti të ndryshme, por siç u shpreh ai, të bashkuar për Kosovën.

“Në Kuvendin e Austrisë, takova deputetë nga tri parti të ndryshme, por të bashkuar për Kosovën, si znj. Carmen Jeitler-Cincelli (OVP), e cila është Kryetare e Grupit të Miqësisë Kosovë-Austri, znj. Ewa Ernst-Dziedzic (Grüne) njëherësh edhe Kryetare e Grupit të Miqësisë Shqipëri-Kosovë dhe z. Johannes Margreiter (NEOS)!”, ka shkruar Hoxhaj, derisa ka publikuar një video nga ky takim në Parlamentin e Austrisë.

Prindon Sadriu i gëzohet çmimit që e mori Presidentja: Krenar me ty

Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani i është ndarë çmimi Evropian nga shoqëria Coudenhove-Kalergi.

Për këtë ka reaguar edhe bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu, zotëriu i parë i vendit.

Ai e ka krahasuar Osmanin me personalitete të ndryshme të shquara që e kanë fituar çmimin.

Çfarë kanë të përbashkët Ronald Reagan, Helmut Kohl, Otto von Habsburg, Angela Merkel, Ibrahim Rugova dhe Vjosa Osmani? Ata të gjithë janë nominuar dhe nderuar si fitues të Çmimit Pan-Europa. Jashtëzakonisht krenar me ty Vjosa Osmani”, ka shkruar ai në “X”.

Maqedonci ngre alarmin: Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi me Serbinë të mbi 1,500 shtetasve kosovarë, tha se këto veprime nga Beogradi erdhën pas thirrjeve të Aleksandar Vuçiq ndaj njësive “Kobra”.

Ai ngriti alarmin se Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë.

Sipas Maqedoncit këtë e tregon edhe stërvitja që vijon prej 8 prillit në kufirin me Kosovën, ku ushtria serbe po teston armë sulmuese, pavarësisht se kamuflohet si një përgatitje për mbrojtjen e territorit.

“Vlerësojmë se këto tensione do të vazhdojnë. Mund të ketë forma të tjera, një ndër tyre që kemi vërejtur prej datës 8 prill deri më 21 është një ushtrim që ushtria serbe po kryen në pjesën jugore të territorit të Serbisë.  Është një ndër më të mëdhatë që ka zhvilluar ndonjëherë ushtria serbe. Në kohën që ky ushtrim po realizohet dhe përdorimi i pajisjeve dhe sistemit të armatimit në këtë ushtrim paraqet kërcënim për stabilitetin dhe sigurinë në Ballkan”, tha ai në A2 CNN.

“Të gjitha veprimet që deri më tani ka ndërmarrë i ka kamufluar Serbia si përgatitje dhe militarizim për mbrojtje. Serbia do të testojë pajisje sulmuese dhe jo mbrojtëse. Edhe pse ka vendosur 48 baza në kufi me Kosovën në jug të territorit të saj, ka vazhduar të proklamojë se gjithë ky mobilizim  ka qenë për të përgatitur mbrojtjen e territorit. Nesër do të jemi dëshmitarë që Serbia do të testojë kapacitete sulmuese, mes tyre dhe dronë kamikazë që nuk përdoren për të mbrojtur por për sulme kundër dikujt tjetër.”

Sipas tij mobilizimi i NATO-s për të rritur prezencën e trupave të KFOR-it në Kosovë dhe Bosnje vjen pas vlerësimit të riskut nga autoritetet vendase dhe blerja e armatimeve në mënyrë të vazhdueshme nga Beogradi.

Gërvalla takon ambasadorin amerikan – diskutuan për këto çështje

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar takimin e rregullt me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, me të cilin kanë diskutuar rreth situatës së fundit, duke e njoftuar atë për së afërmi rreth ndalimit arbitrar të qytetarëve dhe zyrtarëve policorë të Kosovës në pikat kufitare në Serbi.

MPJD njofton se “në fokus ishte edhe vota masive e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë ndër më të rëndësishmet ndërkombëtare, të marrë më 16 prill si dhe rruga e mëtejme drejt anëtarësimit të plotë”.

Ministrja Gërvalla vlerësoi rolin e Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të Ambasadorit Hovenier në proceset e rëndësishme, drejt forcimit të mëtejmë të subjektivitetit ndërkombëtar dhe në proceset integruese euroatlantike të Kosovës.

“Ministrja Gërvalla dhe Ambasadori Hovenier diskutuan edhe rreth temave të tjera aktuale në vend, duke vënë theksin në përkushtimin e institucioneve në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend dhe rajon dhe forcimin e demokracisë dhe të sundimit të ligjit në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet tutje në njoftim.

ShBA do të vërë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB

ShBA do të ushtrojë të drejtën e vetos nesër në një takim të Këshillit të Sigurimit që diskuton anëtarësimin e mundshëm të Palestinës në OKB, ka thënë një zyrtar amerikan i paidentifikuar i cituar nga agjencia e lajmeve Reuters.

Lëvizja, e cila është pritur gjerësisht nga aleati izraelit, do të bllokonte efektivisht organizmin botëror nga njohja e shtetit palestinez.

Për të kaluar në Këshillin e Sigurimit, rezolutës i nevojiten nëntë nga 15 vota dhe asnjë veto nga ShBA, Britania e Madhe, Franca, Rusia apo Kina.

Diplomatët thonë se ajo ka mbështetjen e 13 anëtarëve të këshillit, por një veto e ShBA-së do ta bënte atë mbështetje të vjetruar.

Autoriteti Palestinez, me qendër në Bregun Perëndimor, është aktualisht një shtet vëzhgues jo-anëtar në OKB – një pozicion i dhënë nga Asambleja e Përgjithshme prej 193 anëtarësh në 2012.

I vazhdohet paraburgimi Thaçit, Veselit dhe Bahtjarit

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për të vazhduar masën e paraburgimit për Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Ismet Bahtjarin.

Me vendime të ndara për Thaçin dhe Veselin, trupi gjykues ka konstatuar se ekziston të vazhdojë rreziku i pengimit të procesit gjyqësor.

“Më 15 prill 2024, Trupi Gjykues, në vendime më vete për secilin, vazhdoi paraburgimin e Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit, dhe në lidhje me të dy të akuzuarit konstatoi se vazhdon të ekzistojë rreziku se do të pengojnë procesin dhe do të kryejnë vepra penale të tjera, dhe se ky rrezik mund të zvogëlohet vetëm me anë të kornizës për monitorimin e komunikimeve që përdoret në objektin e paraburgimit të DHSK-së, përfshirë masat e urdhëruara rishtazi nga Trupi Gjykues”, tha zëdhënësi i DhSK-së, Michael Doyle gjatë një konference për media për informim javor lidhur me punën e kësaj gjykate.

Sipas Doyle Trupi gjykues ka përseritur konstatimet se Thaci iu ka jep informacione vizitorëve lidhur me dëshmitë e dhëna në këtë proces gjyqësor.

“Në këtë kontekst, në rastin e z. Thaçi Trupi Gjykues përsëriti konstatimet e mëparshme se duket se z. Thaçi u tregoi vizitorëve informacion të nxjerrë gjatë dëshmive të dëshmitarëve të mbrojtur dhe se dokumentet sugjerojnë se ai i dha një vizitori jo të privilegjuar udhëzime për t’ia kaluar një dëshmitari të ardhshëm të ZPS-së në lidhje me mënyrën dhe përmbajtjen e dëshmisë që do të jepte ai dëshmitar”, tha ai.

Ndërsa, sa i takon vendimit për vazhdimin e paraburgimit për Ismet Bahtjarin, gjyqtari i procedurës paraprake ka konstatuar se paraburgimi vazhdon të jetë i arsyeshëm.

“Gjykatësi i Procedurës Paraprake vazhdoi paraburgimin e z. Bahtijari, duke konstatuar se, megjithëse kushtet e propozuara nga Mbrojtja mund të zvogëlonin mjaftueshëm rrezikun e arratisjes, ato nuk do të mund të kufizonin aftësinë e të akuzuarit për të penguar ecurinë e procesit të Dhomave të Specializuara dhe për të kryer vepra penale të tjera. Në veçanti, Gjykatësi i Procedurës Paraprake u shpreh se z. Bahtijari do të kishte motivin, mjetet dhe mundësinë për t’i bërë trysni Dëshmitarit 1 që të mos marrë pjesë në proces, apo të manipulojë provat. Gjykatësi gjithashtu konstatoi se paraburgimi i z. Bahtijari vazhdon të jetë i arsyeshëm dhe proporcional. Po në këtë çështje, Gjykatësi i Procedurës Paraprake i miratoi Mbrojtjes së Bahtijarit zgjatje të afatit deri më 19 prill 2024 për dorëzimin e të gjitha dokumenteve të nevojshme për të kërkuar ndihmë juridike në Zyrën Administrative të Dhomave të Specializuara”, tha Doyle.

Po ashtu, Doyle tha se trupi gjykues ka hedh poshtë kërkesën e Veselit për leje për apelimin e një vendimi mbi pranimin e disa provave.

“Trupi Gjykues konstatoi se Mbrojtja e Veselit nuk vërtetoi ndonjë padrejtësi të shkaktuar nga pranimi i provave dhe vuri në dukje se kishte dëgjuar parashtrimet e të dy palëve para se të merrte vendimin”, tha ai duke shtuar se seanca e radhës në këtë çështje gjyqësore është caktuar me 22 prill duke filluar nga ora 09:00.

Ndërsa, sa i takon çështjes gjyqësore të Pjetër Shalës, Doyle tha se janë dëgjuar deklaratat përmbyllëse e po ashtu kryetarja e trupit gjykues e ka shpallur çështjen të mbyllur.

“Të hënën, Prokuroria bëri deklaratën e vet, vijuar nga Mbrojtësi i Viktimave të martën paradite. Mbrojtja përfundoi deklaratën e vet përmbyllëse të mërkurën, pas së cilës palët dhe pjesëmarrësit u përgjigjën dhe komentuan mbi parashtrimet e njëri-tjetrit. Pas kësaj u bënë parashtrime në lidhje me çështjen e zhdëmtimeve në rast të një vendimi fajësie, dhe z. Shala iu drejtua gjykatës. Kryegjykatësja e deklaroi çështjen gjyqësore të mbyllur. Në përputhje me Rregulloren, gjykatësit e Trupit Gjykues mblidhen për të bërë kuvendime konfidenciale për marrjen e vendimit të gjykimit në lidhje me akuzat në aktakuzë. Vendimi i gjykimit shqiptohet brenda nëntëdhjetë ditësh pas mbylljes së çështjes, përveçse kur rrethanat e saj kërkojnë zgjatje të mëtejshme të këtij afati”, tha Doyle.

Zëdhënësi i DhSK-së tha se Apeli ka rrezuar apelimin e Haxhi Shalës kundër vendimit për paraburgimin e tij.

“Në çështjen kundër Sabit Januzit, Ismet Bahtijarit dhe Haxhi Shalës, Paneli i Apelit më 12 prill rrëzoi apelin e z. Haxhi Shala kundër vendimit të Gjykatësit të Procedurës Paraprake për vazhdimin e paraburgimit të tij. Po në këtë çështje, versioni i redaktuar publik i vendimit mbi rishikimin e paraburgimit të Ismet Bahtijarit doli javën e kaluar”, tha ai.

Ndryshe, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, çdo të enjte, në orën 14:30, përmes platformës online “Zoom” mbajnë informim javor ku ofrojnë informacione të përditësuara mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë në këtë gjykatë.

Baby G ka një mesazh special për Noizy-n nga “Ferma Vip”

Baby G është një nga personazhet më interesantë të “Ferma Vip”. Ajo po shijon qëndrimin në shtëpinë e fermerëve në shoqërinë e personazheve të tjerë me të cilët ka krijuar edhe afrimitet të veçantë, duke treguar nga jeta e saj personale dhe karriera.

Së fundmi në një bisedë në oborr me Dijonisin dhe fermerët e tjerë, Baby G ka shprehur vlerësim për reperin, Rigles Rajku i cili njihet me emrin artistik Noizy. Ajo është drejtuar nga kamera dhe i ka përcjellë një mesazh falënderimi për mbështetjen e tij në hapat e saj të para të karrierës.

“Noizy dua të të them faleminderit shumë për përkrahjen, mbështetjen që më ke dhënë”, thotë ajo duke iu drejtuar kamerës.

Edon Zhegrova kalon nën menaxhimin e agjentit të njohur, futet në mesin e shumë yjeve

Edon Zhegrova ka vendosur ta ndërrojë agjentin, duke nën shkruar me Hasan Cetinkayan dhe agjencinë “HCM SPORTS MANAGEMENT”.

Zhegrova po kalon formë të mrekullueshme këtë sezon me ekipin francez dhe po kërkohet nga top-skuadrat evropiane.

25-vjeçari ka 11 gola dhe nëntë asistime këtë sezon në Ligue 1, ndërsa lajmi për ndryshim të agjencisë është bërë nga Fabrizio Romano.

Çetinkaya vlerësohet prej agjentëve më të mirë në futboll, pasi ka nën menaxhim yje Frenkie de Jong, Viktor Gyokeres, Victor Lindelof, Deniz Zakaria, Emil Forsberg e shumë të tjerë.

Në foton e publikuar nga Romano, përveç babait të Edonit, shihet edhe humoristi Vedat Bajrami, i cili e ka ndihmuar shumë Zhegrovën në fillet e tij dhe madje ishte ai që e kishte kompletuar transferimin e tij në Belgjikë.

Zhegrova më parë ishte pjesë e agjencisë ESHA, që drejtohet nga Arbër dhe Erdin Shaqiri.

Lëkundje të forta tërmeti në Turqi

Një tërmet më magnitudë 5.6 ballë është regjistruar në Turqi në provincën e Tokatit, shkruajnë mediat e huaja.

Tërmeti është regjistruar me thellësi prej 5.99 km. Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë gjithashtu në Ankara.

Abdixhiku organizon tubime përkrahëse për eurodeputetët mbështetës të Kosovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se këtë vikend do të jetë në Mynhen dhe në Vjenë, për t’u takuar me mërgatën atje. Ai ka bërë të ditur se do të organizojë tubime përkrahëse për eurodeputetët mbështetës të Kosovës.

Ai ka thënë se të shtunën në një takim në Mynhen do të jetë kandidati për zgjedhje evropiane, Bernd Posselt.

Ndërkaq, të dielën në Vjenë do të jetë edhe eurodeputetin aktual, Lukas Mandl.

“Të dashur bashkatdhetarë këtë vikend do të jemi në Mërgatë. Fillimisht me datë 20, pra këtë të shtunë nga ora 17:00 do të kemi një tubim të madh në München dhe në këtë takim do të jetë prezent dhe kandidati për zgjedhje evropiane, Bernd Posselt. Të nesërmen, pra të dielën me datë 21 prill do të jemi në Vjenë, aty kemi organizuar një takim të përbashkët me eurodeputetin aktual, mikun e madh të Kosovës, Lukas Mandl, i cili sërish kërkon mandat të ri. Zgjedhjet në Parlamentin Evropian janë të rëndësisë së veçantë për ju, për secilin bashkatdhetarë tanë në Mërgatë. Pra ato janë të veçanta edhe për Kosovën, që zëri ynë të dëgjohet në Parlamentin Evropian. Mbështetja për ta është jo vetëm falënderim për punën e tyre ndaj Kosovës, por edhe është garanci që zëri i Kosovës të dëgjohet vazhdueshëm në Parlamentin Evropian. Prandaj, ju ftoj në pjesëmarrje masive. Shihemi në München dhe në Vjenë këtë vikend”, ka thënë Abdixhiku.

Osmani takohet me ambasadorin francez, u diskutuan mbajtja peng e kosovarëve dhe arrestimet e policëve në zonat kufitare

Presidentja Vjosa Osmani priti në takim Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot. Pas votimit pro anëtarësimit të Kosovës me më shumë se dy të tretat e deputetëve në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, në takim u diskutua për zhvillimet dhe pritshmëritë përpara mbledhjes së Komitetit të Ministrave.

Në mes tjerash, Presidentja Osmani dhe Ambasadori Guérot diskutuan edhe për mbajtjen peng të qytetarëve, si dhe arrestimin e policëve të Kosovës nga ana e Serbisë në zonat kufitare. Presidentja Osmani potencoi se dihet qartë se kush qëndron pas kësaj dhe se ku duhet kërkuar përgjegjësi. Për më tepër, ajo potencoi se trajtimi johuman dhe bllokimi i lëvizjes së lirë të qytetarëve, përbën shkelje serioze të të drejtave të njeriut. Ajo ka cekur po ashtu, se këto zhvillime krijojnë atmosferë të rënduar dhe frike në mesin e qytetarëve.

Me këtë rast, Ambasadori Guérot e përgëzoi Presidenten Osmani për organizimin e suksesshëm dhe mbarëvajtjen e edicionit të dytë të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

DASH thirrje autoriteteve serbe për transparencë: Arrestimi i policëve të Kosovës përshkallëzon situatën

Nga orët e para të së mërkurës, mbi 300 qytetarë të Kosovës ishin bllokuar në Serbi, në pikë kalimin me Kroacinë. Në mesin e tyre ishte edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, i cili vazhdon të mbahet nga shteti serb.

Për këtë çështje ka reaguar sot Departamenti amerikan i Shtetit.

“Shtetet e Bashkuara janë të vetëdijshme për situatën dhe ne po e monitorojmë atë nga afër. Të gjitha palët duhet të shmangin çdo veprim që mund të rrezikojë sigurinë dhe stabilitetin rajonal. Në lidhje me këdo të ndaluar, ne u bëjmë thirrje autoriteteve serbe që të veprojnë me transparencë dhe respekt të plotë për sundimin e ligjit dhe të procedojnë çdo rast sa më shpejt të jetë e mundur”.

“Ndalimet arbitrare ose të padrejta të gjata, veçanërisht nëse synojnë zyrtarët e Policisë së Kosovës, do të shihen si veprime përshkallëzuese të dëmshme për paqen dhe stabilitetin. Shpresojmë për lirimin e menjëhershëm të oficerit të mbetur të Policisë së Kosovës, i cili është ende i ndaluar nga autoritetet serbe”, ka thënë një zëdhënës i DASH-it për Reporterin.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka theksuar se ajo që ndodhi dje është shkelje e marrëveshjes për lirinë e lëvizjes, derisa i ka bërë thirrje Serbisë të përmbahet nga veprimet e tilla të njëanshme dhe të pakoordinuara dhe të respektojë marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut.

“Ritheksojmë se marrëveshja për lirinë e lëvizjes e arritur si pjesë e Dialogut të lehtësuar nga BE-ja ofron parametra të qartë për hyrjen dhe daljen e qytetarëve kosovarë në dhe nga Serbia”.

“Siç ka vënë në dukje edhe Bashkimi Evropian, vonesat si ato që ndodhën së fundmi paraqesin shkelje të kësaj marrëveshjeje. Ne i bëjmë thirrje Serbisë që të përmbahet nga veprime të tilla të njëanshme dhe të pakoordinuara dhe të respektojë plotësisht marrëveshjet e arritura në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja”.

Jankoviq që vjen nga komuna e Shtërpcës ishte bashkë me zyrtarë të tjerë policorë të cilët u liruan dhe dje dhe sot, përpos tij, i cili u dërgua për intervistim në qytetin jugperëndimor të Serbisë, Rashkë.

Ndryshe, Kosova ka akuzuar Serbinë se me veprimet e fundit ka kryer shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe ka shkelur marrëveshjet e arritura në dialog, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Kosova ka thënë se ndalimi dhe “maltretimi” i shtetasve të Kosovës që po kalonin nëpër Serbi, u bë “në shenjë hakmarrjeje” pasi më 16 prill, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbështeti anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Edhe blloku evropian një ditë më parë tha se Serbia, me ndalimin e udhëtarëve dhe autobusëve nga Kosova, në kufijtë e saj me Hungarinë dhe Kroacinë, ka shkelur Marrëveshjen për lëvizjen e lirë.

Serbia ka thënë se do të punojë që Kosova të mos pranohet në këtë organizatë gjatë mbledhjes së Këshillit të ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës më 16 maj.

Mbledhja e Qeverisë, këto janë vendimet që u morën sot

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e 200’të, ku ka miratuar disa projektligje, vendime e kërkesa.

Më poshtë gjeni të gjitha vendimet:

–          Miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës (BZhKE) për Projektin “Banimi Social Adekuat”. Marrëveshja e Kredisë kap vlerën totale prej 25 milionë euro. Objektivi kryesor i këtij projekti është zhvillimi i sistemit të menaxhimit të banimit social në Kosovë, dhe ngritja e numrit të njësive të banimit social në vend.

–          Dhënë mendimin e saj lidhur me Nismën legjislative për “Projektligjin për Kripto- Asetet”. Përtej komenteve specifike të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Qeveria e Republikës së Kosovës, konstaton që Projektligji i tillë është i nevojshëm, i domosdoshëm për të harmonizuar këtë sferë të ndjeshme me legjislacionin e BE-së, dhe në dritë të kësaj, i rekomandon Kuvendit t’ju përmbahet parimeve të BE-së në kuptim të licencimit, mbrojtjes së konsumatorëve e parandalimit të abuzimit të tregut në këtë fushë.

–          Miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Njohjen e Kualifikimeve Profesionale për Infermierë, Kirurgë, Veterinarë, Farmacistë dhe Mami në Kontekstin e Marrëveshjes së Tregtisë të Lirë të Evropës Qendrore. Qëllimi i këtij Projektligji është ratifikimi i marrëveshjes për njohjen e kualifikimeve profesionale të infermierëve, kirurgëve veterinarë, farmacistëve dhe mamive të arritur në tetor të vitit të kaluar. Kjo marrëveshje është arritur në Proces të Berlinit në mes të Gjashtë Shteteve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë.

–          Aprovuar shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit: Zgjerimi i Rrugës Nacionale N9 Kijevë-Zahaq, Segmenti Dollc-Ramun. Ky vendim është për pjesën në vazhdim të rrugës.

–          Aprovuar shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të parcelave Nr.1504-16 dhe 1504-17 dhe Objektit/Ndërtesës ish prona  shoqërore ‘’Pallati i Shtypit – Nderm. Inf. Botuese”,  për nevoja të  Depos Qendrore të Barnave dhe akomodim të administratës së Ministrisë së Shëndetësisë. Ministria e Shëndetësisë ka konsideruar se funksionalizimi i kësaj hapësire, pra e Depos Qendrore do t’i shërbejë për deponim të barnave dhe ruajtjen e produkteve e pajisjeve medicinale. Gjithashtu kanë planifikuar që një pjesë të objektit ta shfrytëzojnë për transferim të një pjese të administratës së Ministrisë së Shëndetësisë.

–          Themeluar Parkun Industrial dhe Teknologjik me emërtimin Park i Përgjithshëm në Komunën e Podujevës më kohëzgjatje prej 99 vjet. Komuna e Podujevës ka adresuar kërkesën për krijimin e Parkut Industrial. Pas vlerësimeve nga Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka sjellë vendimin për themelimin e tij. Më këtë Park Industrial, krijohet ambienti fizik me infrastrukturë përcjellëse për bizneset vendore dhe ndërkombëtare; ndikojmë në tërheqjen e investimeve të reja; zgjerohen kapacitetet e ndërmarrjeve industriale ekzistuese; ofrohen mundësi të reja për qasje në tregun e punës, si dhe ndikojmë në rritjen e prodhimit e konsumit vendor. Pronat e paluajtshme më të cilat themelohet Parku industrial dhe teknologjik në vendin e quajtur Livadicë, Komuna e Podujevës është e regjistruar në emër të komunës së Podujevës dhe është në sipërfaqe prej 298 314 m2.

 

–          Ndryshuar dhe plotësuar vlerën e shpenzimeve të transportit detar dhe kontejnerëve në Shtojcën 2. të Udhëzimit Administrativ Nr.06\2015 për Përcaktimin e Kostos së Shpenzimeve të Transportit të Mallrave të Importuara, konform listës së çmimeve të përditësuara. Dogana e Kosovës, gjatë vlerësimit, analizës, hulumtimeve dhe përcjelljes së trendit të lëvizjes së çmimeve sa i përket shpenzimeve të transportit detar, për shkak të krizës në Detin e Kuq/ kanali i Suezit ka vërejtur ndryshim në ngritje të çmimeve sidomos atyre nga Azia. Me qëllim të ndjekjes dhe harmonizimit të çmimeve të transportit detar, Dogana e Kosovës ka rekomanduar rishikimin e shpenzimeve të transportit detar me kontejnerë, duke qenë se janë vërejtur ndryshime në ngritje të çmimeve.

–          Miratuar vendimin me të cilin i rekomandohet Presidentes së Republikës së Kosovës që ta autorizojë Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit Saudit për Zhvillim për Projektin e Magjistrales Prishtinë – Mitrovicë. Qeveria e Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka negociuar një marrëveshje të kredisë me Fondin Saudit për Zhvillim për projektin e Magjistrales Prishtinë – Mitrovicë. Shuma totale kapë shifrën e afro 17 milionë euro, nga të cilat rreth 13 milionë euro janë kredi e marrë nga Fondi Saudit për Zhvillim dhe 4 milionë euro janë kontribut i Qeverisë sonë. Qëllimi i këtij projekti është lidhja e kryeqytetit me qytetet e Vushtrrisë dhe Mitrovicës, kurse zbatimi do të bëhet nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

–          Miratuar vendimin me të cilin i rekomandohet Presidentes së Republikës së Kosovës që ta autorizojë Zëvendëskryeministrin e Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, për nënshkrimin e amendamentimit Nr. 2. të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2016

–          Ndarë 10 milionë euro për zbatimin e Masës 2.2 – Mbështetje bizneseve për qasje në financa të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

–          Miratuar Koncept-dokumentin për fushën e Transportit Tokësor të Mallrave të Rrezikshme. Për shkak të mangësive të identifikuara në legjislacionin aktual, dhe për shkak të vështirësive që janë hasur në terren, ky koncept-dokument propozon mundësinë e plotësim ndryshimit të legjislacionit ekzistues.

–          Miratuar Koncept-dokumentin për fushën e Zejtarisë. Sipas propozimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë me koncept dokumentin për fushën e zejtarisë, gjegjësisht ligji i ri do t’i shërbejë parimit të promovimit të rritjes ekonomike të qëndrueshme. Me këtë koncept-dokument do të ketë ndikim pozitiv në sektorin e ndërmarrjeve. Kjo përfshinë edhe aftësimet profesionale, por edhe mundësinë e zhvillimit të bizneseve të sektorit të zejtarisë, duke mbështetur prodhimin dhe ofrimin e shërbimeve në këtë fushë.

–          Ndryshuar dhe plotësuar Vendimin e Qeverisë Nr. 05/24, të datës 14 gusht 2020. Ky plotësim-ndryshim po bëhet për Riorganizimin e Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime. Jemi të përkushtuar ndaj themelimit të mekanizmit për dialog publiko-privat, duke përfshirë të gjithë akterët që mund dhe kanë detyrë të kontribuojnë ndaj zhvillimit ekonomik në Republikën e Kosovës. Përballë Agjencisë për Investime dhe Eksport që Qeveria synon të themelojë në Zyrën e Kryeministrit, ky Këshill do jetë ndër mjetet esenciale për ndërtim të dialogut të domosdoshëm për avancim të ekonomisë tonë.

–          Ndarë 200 mijë euro për Zyrën e Kryeministrit, përkatësisht për nevojat e Zyrës së Ekspertizës. Kjo zyre do të lehtësojë angazhimin efikas të ekspertëve për projekte në fusha të ndryshme. Përveç këtij përfitimi të menjëhershëm, financimi fillestar i caktuar për këtë zyrë do të shënojë fillimin e një njësie të qëndrueshme. Kjo njësi do të shërbejë si burim për sigurimin e ekspertizës për Qeverinë tonë, duke rritur kapacitetet institucionale për planifikimin dhe zbatimin efikas të projekteve.

Policia serbe arreston një kosovar me pretendimet se ka kryer krime lu fte

Policia serbe ka arrestuar sot një kosovar me pretendimet se i njëjti ka kryer krime luftë kundër popullatës serbe.

Burimet e IndeksOnline kanë thënë se i arrestuari është nga rajoni i Dukagjinit dhe ka qenë duke udhëtuar transit në territorin e Serbisë në momentin kur është arrestuar.

Rasti është denoncuar edhe nga familjarët tek institucionet e Kosovës ndërsa deri më tani nuk dihet asgjë më shumë për fatin e 54-vjeçarit.

Dje u ndalua edhe zv/drejtori i policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq dhe nëntë zyrtar tjerë të policisë së Kosovës. Derisa nëntë policët u liruan pas disa orëve i ndaluar vazhdon të mbetet Jankoviq./

UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

UNI – Universum International College bëhet sërish pjesë e Panairit të 16-të të Edukimit në Prishtinë, për t’u takuar me maturantët, prindërit dhe të gjithë të interesuarit për t’u bërë pjesë e institucionit që ofron studime me standarde amerikane.

Nëpërmjet UNI International Office, studentët kanë pasur mundësinë të eksplorojnë dhe të përfitojnë nga një gamë e gjerë mundësish për studim jashtë vendit. Deri më tani, 1450 studentë të UNI – Universum International College kanë përfituar bursa për shkëmbime semestrale në 221 universitete partnere në 26 shtete të Evropës. Ky përkushtim i UNI ndaj përvojave ndërkombëtare reflektohet në numrin dhe diversitetin e universiteteve partnerë dhe në shpërndarjen gjeografike të tyre në mbarë botën.

Në UNI – Universum International College, programet janë të ndara në 5 fakultete: Fakulteti i Biznesit, Fakulteti i Shkencave Mjekësore, Fakulteti i Teknologjisë dhe Dizajnit, Fakulteti i Juridikut dhe Shkencave Politike dhe Fakulteti i Gjuhëve të Huaja. Për t’u informuar më shumë rreth të gjitha këtyre mundësive, vizitoni UNI në Panairin e Edukimit në datat 16 dhe 17 prill.

Organizimi i Panairit të Edukimit, vjen si rezultat i kërkesës dhe nevojës së institucionet arsimore dhe nxënësve e studenteve për të pasur një platformë face-to-face komunikimi me të gjithë të interesuarit. Ky panair kontribuon direkt në ngritjen e vetëdijes së studentëve rreth informimit, përzgjedhjes dhe avancimit të tyre profesional gjithashtu dhe mundësisë së përfitimit të fondeve (bursa, internship dhe punës praktike).

UNI – Universum International College fuqizohet dhe menaxhohet nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA dhe #1 për inovacion.

Për më shumë informata,  kontaktoni +38344144062, [email protected] ose ndiqni UNI në Facebook dhe Instagram.

Ministrja Gërvalla do të mbaj sot konferencë për media

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz do të mbaj sot konferencë për media.

Konferenca do të filloj në ora 18:30 dhe do të mbahet në objektin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në katin zero.

“Ju njoftojmë që sot, me datë 17.04.2024, duke filluar nga ora 18:30 Ministrja Gërvalla do të mbajë konferencë për media. Konferenca do të mbahet në objektin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në katin zero”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Kossev: Është arrestuar nga Policia e Serbisë Zv. Drejtori i Policisë së Kosovës Dejan Jankoviq

Zëvendës drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, është arrestuar në Jarinjë nga Policia e Serbisë, raporton mediumi në gjuhën serbe “Kossev”.

Ky medium raporton se Jankoviq dyshohet se po udhëtonte me gruan e tij në drejtim të Serbisë në kohën e arrestimit të tij.

Këtë e tha edhe Jeton Zulfaj, këshilltari për Çështje Evropiane dhe Rajonale në Zyrën e Kryeministrit, Jeton Zulfaj.

“Putini i vogël në Beograd nuk mund ta përballojë suksesin e Kosovës. Pas votimit të suksesshëm të djeshëm në APKE ai ka nisur arrestime masive në pikat kufitare, duke ndaluar qindra qytetarë të Kosovës, duke përfshirë edhe zëvendësdrejtorin e Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq (i cili është nga komuniteti serb). Të gjithë po mbahen peng, mes tyre dhjetëra fëmijë, pa u siguruar ushqim dhe mjekim”, ka shkruar Zulfaj në rrjetin social “X”.

Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

A jeni gati për shpërblimin më të madh në vend nga ETC, Lider i shërbimit dhe tregtimit në vend.

Rreth 700,000€ buxhet i dedikuar për shpërbim të konsumatorëve lojal.

Shpërblimet janë:

31 Vetura luksoze Dacia Logan

88 Smart Phone

120 Set Pjata dhe

650 Gift Card në vlerë 100€, 50€ dhe 20€

Kampanja fillon nga data 19 Prill dhe për tu bërë pjesë e Kampanjes shpërblyese ju duhet të realizoni blerje në njërën nga pikat shitëse ETC ku për çdo blerje mbi vlerën 20€ ju fitoni kupon për pjesëmarrje, kuponat i plotësoni me shënimet e kërkuara (Emri,Mbiemri,Qyteti, numri kontaktues dhe email) dhe i vendosni në kuti për pjesëmarrje. Brenda faturës duhet të ketë produkte nga brendet pjesëmarrëse. Sa më shumë blerje ju fitoni më shumë kupona.

Tërheqja e shpërblimeve Premi: 31 Vetura Dacia Logan, 88 Smart Phone dhe 120 Set Pjata do të bëhet në fund të kampanjës me organizim të veçant në të gjitha pikat shitëse ETC.

Tërheqja e 650 Gift Card bëhet çdo muaj me datë 19 në ora 19:00. Ju ftojmë të jeni edhe ju prezent dhe të bindeni për korrektësinë dhe transparencën.

Për më shumë informata rreth kampanjes kliko në linkun : https://etc-ks.com/shperblime/

Në faqën tonë në Facebook : https://www.facebook.com/etcks/

Dhe në kanalin zyrtar në YouTube: https://bit.ly/34oDmr7

Ju presim në ETC!

Çka do të thotë të gatuash shqip?

Në kohën kur bukuria e traditave lokale po mbetet shpesh nën hije, është thelbësore të kujtojmë vlerat dhe të përqafojmë atë që vërtet është e jona. Ta duash atë që është e jona do të thotë ta vlerësosh trashëgiminë tonë, kulturën tonë dhe shijet që janë përcjellë nëpër breza.

Në zemër të kuzhinës shqiptare qëndron një e vërtetë sa e thjeshtë poaq edhe e thellë: ta duash tënden është të dish dhe të vlerësosh se çfarë është e jotja. Dhe ajo që ka qenë gjithmonë e jona, e qëndrueshme dhe e pandryshueshme, është mielli. Mielli nuk është thjesht një përbërës – ai është një simbol i qëndrueshmërisë, komunitetit dhe traditës.

Në çdo paketim me miell Finnesa ruhet thelbi i trashëgimisë shqiptare. Me çdo kokërr të bluar në përsosmëri, mielli Finnesa është simbol i përkushtimit të bujqve vendas që kanë punuar tokat e vendit me shekuj. Finnesa përfaqëson një përkushtim ndaj cilësisë, origjinalitetit dhe qëndrueshmërisë shqiptare.

Pra, kur jeni në market, dhe ju merrni miellin Finnesa, nuk po e bëni thjesht një zgjedhje të produktit, por po e nderoni një trashëgimi, dhe po merrni vendimin të gatuani – shqip.

Bëjeni miellin Finnesa udhërrëfyesin tuaj gjatë përgatitjeve dhe eksperiencës të gatimit dhe lëjeni atë të ju çojë në thelbësoren tuaj, në atë të të qenurit shqiptar.

Finnesa ka lanusar projektin me mesazhin kryesor të brendit “Gatuaj Shqip”, ku po përgatiten rreth 100 receta me miellin Finnesa, të cilat po transmetohen çdo ditë në Klan Kosova, në rrjetet sociale https://www.facebook.com/Msillosi/ dhe në Youtube M&SILLOSI, ku ju çdoherë do të merrni ide të reja se çka të gatuani në kuzhinat tuaja, gatime – shqip!

Dodik kërcënon pas votave boshnjake pro Kosovës në KiE: E morëm porosinë, Srpska do të reagojë e bashkuar

Presidenti i Republikës Srpska të Bosnje e Hercegovinës, Milorad Dodik, ka reaguar sot për votën pro të deputetëve boshnjakë.

Me një gjuhë kërcënuese, nacionalisti Dodik thotë se Srpska e ka marrë mesazhin dhe se do të reagojë “e bashkuar”.

“Duke votuar për pranimin e Kosovës të vetëshpallur në Këshillin e Evropës, përfaqësuesit e delegacionit të BeH nga radhët e “Trojkës” i thanë publikisht Republikës Srpska se nuk kanë arsye të kundërshtojnë të gjitha aktivitetet e ndërmarra nga Srpska. Ne e kuptuam mirë atë mesazh. Jam i bindur se e gjithë Republika Srpska do të jetë e bashkuar në këtë çështje”.

Trojka, e njohur më parë si ‘Katërshja’, është një aleancë politike liberale në Bosnje dhe Hercegovinë, e formuar në mars 2021. Aleanca përbëhet nga Partia Socialdemokrate, Partia Popullore dhe Drejtësi dhe Partia Jonë./Express/

Rohde reagon për bllokimin e kosovarëve në kufi nga

Rreth 15 autobusa me targa të Kosovës janë bllokuar në kufirin mes Kroacisë dhe Serbisë. Ata janë ndaluar në kufi mbrëmë rreth orës 10 e deri me tani ende nuk janë lejuar të kalojnë.

Lidhur me ketë ka reaguar, Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ai e ka mbështetur deklaratën e Raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e cila bëri thirrje që Serbia t’i lejojë kosovarët ta kalojnë kufirin Serbi – Kroaci.

“Serbia duhet të ndalojë së turpëruari veten dhe menjëherë t’i lë mbajtësit e letërnjoftimeve dhe pasaportave të Kosovës ta kalojnë kufirin Batrovci, Serbi – Kroaci!.Duhet të sigurohet liria e lëvizjes së të gjithëve, pa diskriminim në bazë të kombësisë”, ka thënë Cramon.

Zv/drejtori i Policisë së Kosovës dërgohet në Rashkë nga autoritetet serbe, dyshohet se po keqtrajtohet

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, nga komuniteti serb është ndaluar autoritetet serbe në Pikën Kufitare në Jarinjë dhe i njëjti sipas burimeve të Dukagjinit brenda Policisë, është dërguar në Rashkë, ku po dyshohet se po keqtrajtohet.

Këtë ndalese autoritetet e Serbisë e kane arsyetuar si “Shkelje e rendit kushtetues” nga ana e Jankoviqit.

Ndryshe, janë bërë disa orë që kur një numër i madh i autobusëve dhe veturave me targa nga Kosova nuk po lejohen të kalojnë në kufrin Serbi-Kroaci, shkruan Periskopi.

Zana Avdiu: Veç për një shuplakë që i jepet gruas, duhet dënim me 5 vjet burg, të paktën

Gjyljeta Ukella është gruaja që dyshohet të jetë vrarë nga burri i saj në Pejë.

Tema e vrasjes së grave po diskutohet të martën në “Pressing” të T7.

Zana Avdiu, aktiviste feministe ka thënë se dënimet për dhunë në familje duhet të jenë maksimale.

“Dënimet duhet me qenë maksimale, vetëm për një shuplakë duhet me ia thënë 5 vjet burg minimum”, ka thënë Avdiu.

Por, më tutje ajo thotë se vetëm dënimet nuk mjaftojnë, pasi thotë se këto vrasje janë kulturore.

Ajo shton se pos dënimeve, duhet të edukohen të gjithë.

“Ne duhet me u fokus që prej shkollave fillore në institucione, me i edukue dhe zyrtarët civilë edhe gjykatësit, edhe ata qendra sociale, mësues, profesorët, të gjithë”, ka thënë ajo.

Konjufca: Sot jemi vetëm një hap larg anëtarësimit të plotë në Këshillin e Evropës

Kryetari i Parlamentit, Glauk Konjufca, ka reaguar pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës votoi në favor të Kosovës, për anëtarësim në këtë organizatë.

Konjufca, mes tjerash theksoi se dita e sotshme shënoi me sukses fazën e dytë drejt Këshillit të Evropës.

“Sot jemi vetëm një hap larg anëtarësimit të plotë në Këshillin e Evropës”, shkroi Konjufca.

“U shmangën kushtëzimet shtesë dhe amendamentet që do t’ia vështirësonin rrugën Republikës së Kosovës drejt Këshillit të Evropës”.

“Me shumicë dërmuese sot Kosova mori një konfirmim nga Këshilli i Evropës, nga miqtë e aleatët tanë se institucionet tona janë demokratike”.

“Dita e sotshme shënoi me sukses fazën e dytë drejt Këshillit të Evropës. Besojmë dhe angazhohemi fort që një ditë e tillë të përsëritet në ministerialin e ardhshëm në maj, ku Kosova të anëtarsohet me të drejta të plota, e barabartë mes të barabartëve në Këshillin e Evropës!”.

“Urimet shkojnë për të gjithë popullin e Kosovës!”.

Daçiq: Sot ditë turpi për Asamblenë Parlamentare të KiE-së

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka reaguar pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka miratuar me shumicë votash raportin e raportueses Dora Bakoyannis për anëtarësimin e Kosovës në Këshill. 

Daçiq ka thënë se “është ditë turpi për Asamblenë Parlamentare”.

“Sot është një ditë turpi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Për herë të parë në histori, është rekomanduar anëtarësimi i diçkaje që nuk është shtet dhe nuk i plotëson kërkesat bazë në fushën e të drejtave dhe të lirive të njeriut. Është rekomanduar, ndonëse është refuzuar formimi i AKS-së për 11 vjet”, ka thënë Daçiq, raporton “RTS”.

Ai ka thënë se Serbia “do të vazhdojë të luftojë me gjitha forcat”.

Hapi i radhës dhe i fundit i anëtarësimit të Kosovës në KiE do të jetë votimi në Komitetin e Ministrave më 16 maj.

“Do të shohim vlerën e fjalës së bashkësisë ndërkombëtare që i dha presidentit Aleksandar Vuçiq se Kosova nuk do të pranohet në Këshillin e Evropës derisa ta formojë AKS-në”, tha Daçiq.

Prokuroria: Lajçi shfrytëzoi momentin kur gruaja ishte e vetme ulur në krevat, dhe e qëlloi në ballë

Prokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Valbona Disha-Haxhosaj, ka lexuar në seancën e sontme dëgjimore, raportin nga hetimet e para të rastit të vrasjes së Gjyljeta Ukellës.

Në të ajo zbuloi disa detaje, ku tha se i pandehuri, Edmond Lajçi, e ka shfrytëzuar momentin kur gruaja e tij të ishte e vetme në banesë duke qëndruar e ulur në krevat, me qëllimin që ta privojë nga jeta me një plumb në ballë.

”Për këtë vepër penale, parashihet dënim së paku 10 vjet, e maksimum është burg i përjetshëm. I pandehuri ka shfrytëzuar momentin kur viktima ka qenë e vetme në banesë, dhe ka shfrytëzuar momentin derisa viktima ka qenë e ulur në krevat, e ka privuar nga jeta me një predhë duke e goditur në pjesën e përparme, në ballë”.

Këta janë të arrestuarit për gjuajtje me ar më zj arri në Graçanicë

Prishtinë-Për shkak të të shtënave me armë zjarri që kanë ndodhur të martën rreth orës 15:00 në rrugën Llapnasellë-Graçanicë janë arrestuar dy persona nga Policia e Kosovës.

Burime brenda Prokurorisë Themelore në Prishtinë, kanë bërë të ditur për “Betimi për Drejtësi” se të arrestuarit në këtë rast janë Armir Osmani, djali i Ismet Osmanit-Currit, i akuzar për fajde dhe detyrim si dhe Mentor Beqiri, të cilët janë ndaluar me urdhër të prokurorit të shtetit.

Po ashtu, sipas burimeve të Prokurorisë, të përfshirë në këtë incident janë edhe Curri dhe persona të tjerë, të cilët ende janë në arrati.

Gjithashtu, bëhet e ditur se deri te ky incident ka ardhur pasi dy grupe nga Mitrovica kanë shtënë me armë zjarri ndaj njëri-tjetrit.

Arrestimin e dy të dyshuarve, më parë e konfirmoi për “Betimi për Drejtësi” zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në informacionet fillestare nuk raportohet për persona të lënduar. Deri tani në stacion policor janë shoqëruar në stacion dy persona të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit po ndërmarrin veprimet e nevojshme për zbardhjen e rastit”, tha ajo.

Ndryshe, aktakuza ndaj Ismet Osmanit i njohur si “Curri”, Sami Nikës, Ilir Bojkut, Mentor Maqanit dhe Adil Thaqit, ishte ngritur më 19 nëntor 2021. Osmani, Nika, Bojku dhe Maqani akuzohen se kanë kryer veprat penale “Fajde” dhe “Detyrim”. Ndërkaq, i akuzuari Thaqi ngarkohet me veprën penale “Mashtrim”. Aktakuzën e plotë mund ta lexoni, duke klikuar në këtë link. /BetimipërDrjetësi

“Më e rëndësishme LGBT-ja sesa populli serb”- iu refuzuan amandamentet, deputetja serbe bën deklaratën më qesharake ndonjëherë

Pas refuzimit të disa amandamenteve kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, deputetja serbe në Asamblenë Parlamentare Dunja Simonoviq Bratiq, filloi të bërtiste.

Simnoviq Bratiq madje bëri një deklarim qesharak përgjatë kohës sa shtroheshin amandamentet mbi draftin që parasheh anëtarësimin e plotë të Kosovës në KiE, shkruan Gazeta Insajderi.

“Ju i refuzuat të gjitha amendamentet tona, duke thënë: ‘kjo nuk është logjike”. Ju lumtë! Për ju është më e rëndësishme të merrni vendime për komunitetin LGBT, sesa të shpëtoni popullin serb”, ka thënë ajo.

Bratiq është e anëtarësuar në Partinë Socialiste të Serbisë, ku kryetar është Ivica Daçiq.

Asambleja Parlamentare ka votuar pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Me 171 votues pjesëmarrës, 131 pro, 29 kundër dhe 11 abstenime Kosova ka marrë dritën e gjelbër nga Asambleja Parlamentare. /insajderi.org/

Osmani: Zëri i europianëve u dëgjua, faleminderit të gjithëve që e mbështesin vazhdimisht popullin tonë

Presidentja Vjosa Osmani i ka falënderuar të gjithë deputetët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të cilët votuan për avancimin e vendit drejt anëtarësimit në këtë organizatë të rëndësishme ndërkombëtare, raporton Gazeta Express.

Osmani shkroi në “X” se “zëri i europianëve është dëgjuar!”.

“Faleminderit të gjithëve deputetëve të Asamblesë Parlamentare të KiE që votuan pro Kosovës anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës sot!”.

“Një falënderim i madh për delegacionin tonë dhe të gjithë ata që mbështesin vazhdimisht popullin e Kosovës. Edhe një hap!”, shkroi Presidentja.

Kurti reagon pas votimit pro anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas votimit pro anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës.

“Faza e radhës dhe e fundit që na pret është ministeriali në muajin maj. Meqenëse që nga viti 1951, Komiteti i Ministrave nuk ka marrë vendim ndryshe nga Opinioni i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, besojmë që edhe faza e ardhshme do të përmbyllet me sukses. Megjithatë, puna jonë do të vazhdojë” tha Kurti në reagimin e tij.

Ky është reagimi i plotë i kryeministrit:

Asambleja Parlamentare i thotë PO Kosovës. Jemi edhe një hap më afër dhe vetëm një hap larg anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Faza e radhës dhe e fundit që na pret është ministeriali në muajin maj. Meqenëse që nga viti 1951, Komiteti i Ministrave nuk ka marrë vendim ndryshe nga Opinioni i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, besojmë që edhe faza e ardhshme do të përmbyllet me sukses. Megjithatë, puna jonë do të vazhdojë.

Nga anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, fiton demokracia, sundimi i ligjit dhe të drejtat e njeriut. E me Kosovën aty, Këshilli i Evropës fiton një demokraci të re e të gjallë, ku sundon ligji e respektohen të drejtat e njeriut.

Faleminderit të gjithëve. Urime të gjithëve!

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbështet anëtarësimin e Kosovës

Shumica e deputetëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës mbështeti anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë me seli në Strasburg.

Raportuesja për Kosovën në KiE, deputetja greke, Dora Bakoyannis, e arsyetoi në Asamblenë Parlamentare raportin e saj, që rekomandon anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ajo u bëri thirrje të pranishmëve që të votojnë raportin e saj, në mënyrë që Kosova të mund të bëhet anëtare e KiE-së.

Bakoyannis mes tjerash tha se është konfirmuar që, pavarësisht disa mangësive, Kosova është demokraci funksionale.

Sipas saj, juristët kanë konfirmuar qëndrimin se Kosova i përmbush kërkesat bazike për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Bakoyannis shpjegoi se raporti nuk prek çështjen e njohjes apo mosnjohjes së Kosovës dhe se kjo çështje duhet të mbetet kompetencë e shteteve.

Ajo ka përmendur tri çështje që i ka konsideruar më problematike për t’u zgjidhur, atë për Manastirin e Deçanit, shpronësimin dhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Familja e gruas së vr arë sot në Pejë hap të pame në shtëpinë e tyre

Familjarët e Gjyljeta Ukella, kanë hapur të pame për të bijën e saj e cila u vra mëngjesin e sotëm nga burri i saj.

Gjyljeta Ukella dyshohet se u privua nga jeta nga bashkëshorti i saj sot rreth orës 08:15, në banesën e tyre në qëndër të Pejës.

Rasti u konfirmua nga organet e drejtësisë, të cilët kanë thënë se tashmë është duke u intervistuar i dyshuari, Edmond Lajqi.

Për Gazeta Insajderi, ka folur shkurtimisht edhe vëllai i Gjyljeta Ukellës.

Ai ka thënë se i dyshuari për vrasje, bashkëshorti i saj ka qenë në depresion.

Sipas tij i Edmond Lajqi ka probleme edhe lëndët narkotike.

“Hala se dim çka ka ndodh, a është dorëzuar dorasi në polici. Dhandri u kanë në depresion. Me aq sa kemi njohuri dhune fizike nuk ka pas. Mbi 4-5 herë e ka denoncuar. Dhune psikike ka pas. Ka qenë narkoman”, tha ai.

Policia e shpall në kërkim Akil Gjakovën

Policia e Kosovës e ka shpallur në kërkim xhudistin kosovar, Akil Gjakova.

Gjakova dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij duke kryer kështu veprën penale “Dhunë në familje”.

Në komunikatën e tyre, Policia e Kosovës bën thirrje se në rast se hasin në të dyshuarin të lajmërojnë menjëherë në stacionin më të afërt policor.

“Vëllai yt don me të nda nga unë”: Aktakuza ndaj Edmond Lajqit zbulon detaje për marrëdhënien e çiftit në Pejë

Rreth dy vite më parë, Edmond Lajqi ishte shpallur fajtor për dhunë ndaj bashkëshortes së tij Gjyljeta Ukellës.

Gjykata e kishte dënuar Lajqin, i cili sot vrau bashkëshorten e tij, me vetëm 400 euro gjobë.

Rasti i cili ka ndodhur në shtator të vitit 2021, ishte denoncuar në Polici nga vet Ukella, tregon aktakuza e Prokurorisë Themelore në Pejë.

Sipas dokumentit të aktakuzës, Lajqi akuzohej për dhunë psiçike të ushtruar ndaj Ukellës.

“Me datë 22.09.2021, rreth orës 17:40, në Pejë, pikërisht në shtëpinë e tij, ushtron dhunë psiçike ndaj bashkëshortes së tij, të dëmtuarës Gjyljeta Ukella”, thuhet në aktakuzë.

Lajqi, i cili ishte një burrë i papunë, e kishte ofenduar vazhdimisht Ukellën për tri-katër vite me radhë. Bazuar në aktakuzën e Prokurorisë, Lajqi i thoshte bashkëshortes së tij vëllai i saj ka synim ta ndajë nga ai.

“I pandehuri ka 3-4 vite vazhdimisht e ofendon me fjalë të dëmtuarën, duke i thënë se ‘ti je k*rvë, vëllai yt po don me të nda dhe me të martu me miqësinë e tij’, ‘gjysma e Pejës janë frajerat tu’ e shumë fjalë të tjera, ku e njëjta e lajmëron rastin në Polici”, thuhet në aktakuzë.

Bazuar në këtë aktakuzë, pas gjykimit, Gjykata Themelore në Pejë e kishte shpallur atë fajtor për dhunë në familje.

Ai ishte dënuar me 100 euro gjobë dhe me burgim prej 3 muajsh, por që pas kërkesës së tij ky dënim i ishte zëvendësuar me gjobë në shumë prej 300 eurosh.

Gjyljeta Ukella u vra mëngjesin e sotëm në banesën ku jetonte bashkë me familjen në Pejë.

Ajo la pas vetes tre fëmijë. /Paparaci.com