Austriakët i dhurojnë Universitetit të Prizrenit 4 mijë e 600 libra
Autori: Gazeta inFokus 15:43 | 18 October 2017
Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, të mërkurën ka pranuar një donacion prej 4 mijë e 600 librave prej profesorëve, universiteteve dhe bibliotekave të Austrisë.
Dorëzimin e donacionit të librave e ka bërë ambasadori i Austrisë në Prishtinë, Mag. Gernot Pfandler dhe kontingjenti i KFOR austriak, të cilët kanë bërë bartjen e librave.
Me këtë rast në emër të UPZ-së dhe Rektorit Vataj, Prorektori Prof. Ass. Dr. Kadri Kryeziu, i dorëzoi një mirënjohje ambasadorit austriak, në shenjë falënderime për këtë donacion të çmuar për UPZ-në. Ky është një projekt nga Mag. Martina Drescher, mësimdhënëse në UPZ nga Agjencia Austriake për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Edukim dhe Hulumtime, Prof. Ass. Dr. Kimete Canaj, shefe e degës së gjuhës gjermane në Fakultetin e Filologjisë dhe Prof. Dr. Izer Maksuti, mësimdhënës në degën e gjuhës gjermane. Profesor Canaj dhe profesor Maksuti janë kuadro të universitete prestigjioze austriake, profesorët e të cilëve në Austri kanë kontribuar në grumbullimin e librave nëpër universitete austriake për UPZ-në.
Librat vijnë nga institucionet ose personat në vijim: Dr. Arnulf Knafl (Shefi i Programit të Korrigjimit) – OeAD – Shërbimi i Shkëmbimit Austriak, Mag. Margit Kreiter – Biblioteka dhe arkivimi i bibliotekës kryesore të Vjenës, Mag. Karin Lach – Drejtor i Departamentit të Studimeve Angleze dhe Amerikane në Universitetin e Vjenës, Prof. Dr. Mag. Hans-Christian Luschützky – Instituti për Gjuhësi Universiteti i Vjenës, Mag. Stefan Alker-Windbichler – Drejtor i Departamentit të Studimeve Gjermane, Studime Holandeze, Studime Skandinave, Universiteti i Vjenës, transmeton Klan Kosova.
Të tjera
-
Arrestohet e dyshuara se tentoi të fuste dro*ë në Burgun e Dubravës
Të martën është arrestuar një grua nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se kis...
-
Statistikat e BQK: Qytetarët morën kredi në vlerë prej 241 milionë euro gjatë marsit, i depozituan rreth 70 milionë
Mbi 241 milionë euro është vlera e kredive të reja të marra nga qytetarët e K...
-
Departamenti amerikan i Shtetit: Ne sponsorizojmë me krenari rezolutën për Srebrenicën
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë krenare që sponsorizojnë propozimin për ...
-
Kur do t’i hiqen Kosovës masat e vendosura nga BE-ja
Bashkimi Evropian nuk ka treguar shenja konkrete se Kosovës do t’i hiqen masa...
-
Nga VV-ja thonë se nuk ka nevojë për raporte shtesë: BE-ja t’i heq masat ndaj Kosovës
Njërin nga kushtet që e kishte Kosova që Bashkimi Evropian t’ia heq masat ndë...
-
Hashim Thaçi sot ka ditëlindjen
sh-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, feston sot 56-vjetorin e lindjes. A...
-
Sot mbahen zgjedhjet për president në Maqedoni të Veriut, në garë shtatë kandidatë
Qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot nga ora 7 deri në 19 do të...
-
Rohde: Për t’u anëtarësuar në KiE, Kosova duhet të bëjë “hapa të prekshëm” për Asociacionin
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se Kosova duhet të bë...
-
Ja emrat e dekanëve të rinj të Universitetit të Prishtinës
Dje, në Universitetin e Prishtinës, është zhvilluar procesi i zgjedhjes së de...
-
Kurti: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte
Kryeministri i Republikës, Albin Kurti ka thënë se në bisedën e sotme telefon...
-
U kërcënua se mbështeti Kosovën në KiE, i ofrohet mbrojtje policore deputetit boshnjak
Policia e Bosnje dhe Hercegovinës, i ka ndarë mbrojtje të afërt deputetit, Sa...
-
Mot me diell dhe vranë, temperaturat shënojnë rritje
Për të mërkurën në Kosovë parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe interval...