Lajme

Austria vazhdon lehtësimin e masave të izolimit

Autori: Gazeta inFokus 14:05 | 28 April 2020

Austria bëri publikë hapa të tjerë për lehtësimin e masave kundër koronavirusit.

Nga 1 maji, autoritetet thanë se do të lejohen ngjarjet me grupe prej dhjetë njerëzish, edhe pse atyre do t’iu kërkohet të qëndrojnë një metër larg njëri-tjetrit.

Rekomandimet për të qëndruar në shtëpi, pos për arsye të domosdoshme, do të skadojnë më 30 prill dhe nuk do të përtëriten.

-Advertisement-

Hotelet do të lejohen të rihapen më 29 maj, nëse gjithçka shkon mirë.

Megjithatë, puna nga shtëpia vazhdon të rekomandohet.

Dyqanet e vogla në Austri tashmë janë rihapur, ndërsa restorantet dhe kafenetë do të rinisin biznesin nga data 15 maj.

Austria ka raportuar rreth 15,000 raste me koronavirus dhe 569 viktima.

Çfarë thotë OBSH-ja për heqjen e masave të izolimit?

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka publikuar gjashtë kushte për vendet që konsiderojnë relaksimin e izolimit:

-Transmetimi duhet të kontrollohet;

-Sistemet shëndetësore kanë kapacitet për të zbuluar, testuar, izoluar dhe trajtuar çdo rast dhe gjurmuar çdo kontakt;

-Rreziqet e shpërthimit në ambiente të veçanta, si objektet shëndetësore dhe shtëpitë e pleqve, minimizohen;

-Masat parandaluese ndërmerren në vende të punës, shkolla dhe vende të tjera ku njerëzit domosdoshmërisht shkojnë;

-Rastet e importuara menaxhohen;

-Komunitetet janë plotësisht të informuara, të angazhuara dhe të afta për t’u përshtatur me “normën e re”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera