Lajme

Austria shtrëngon rregullat e hyrjes nga e hëna

Autori: Gazeta inFokus 20:49 | 17 November 2021

Nga e hëna, Austria shtrëngon rregullat për hyrjen në vend dhe kalimin nga “3G” në rregullin “2.5G”.

Kjo do të thotë që për të hyrë në vend duhet një certifikatë vaksinimi, COVID-19 jo më e vjetër se 180 ditë ose një test PCR negativ.

Deri më tani në Austri mund të hyhej me test antigjen negativ, por nga e hëna do të jetë i vlefshëm vetëm testi PCR.

-Advertisement-

Punëtorët ndërkufitarë kanë ende në fuqi rregullin “3G”, sipas një rregulloreje të re që do të hyjë në fuqi të hënën.

Por, masat po ashpërsohen edhe për ta, që do të thotë se testi PCR nuk do të jetë më i vlefshëm për shtatë ditë, por për 72 orë, dhe testi i antigjenit do të jetë i vlefshëm vetëm për 24 orë në vend të 48 orësh.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera