Lajme

Austria ndalon bartjen e burkas

Autori: Gazeta inFokus 10:11 | 18 May 2017

Parlamenti austriak mbrëmë nxori një ligj që ndalon bartjen publike të veshjeve që plotësisht mbulojnë fytyrën, të tilla si burka.

Dispozita është pjesë e një ligji më të gjerë të integrimit, në të cilin Qeveria vazhdon të punojë pavarësisht mosmarrëveshjeve në koalicionin qeverisës, thonë mediat austriake.

Që nga tetori mbajtja e veshjeve që plotësisht mbulon fytyrën në publik dënohet me gjobë prej 150 eurosh.

-Advertisement-

Nuk dihet ende se sa njerëz do të mundë të përballen me gjoba për shkak të kësaj mase.

Një pjesë tjetër e ligjit të ri ndalon përhapjen e Kur’anit dhe kërkohet nga të gjithë emigrantët në Austri për t’iu nënshtruar “një viti të integrimit”, gjatë të cilit do t’i mësojnë rregullat gjermane dhe etike, shkruan albinfo.ch.

Kjo dispozitë u referohet refugjatëve dhe azilkërkuesve, të cilët vlerësohet të kenë një shans të mirë për të qëndruar në Austri.

Aplikantët që kanë status të refugjatit duhet të kryejnë një shërbim falas të komunitetit. Kushdo që kundërshton, do të humbë të drejtën e përkrahjes sociale.

Propozimi synon përshtatjen e emigrantëve në tregun austriak të punës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera