Austria me masa të ashpra, maskat do të përdoren në ambient të hapur
Autori: Gazeta inFokus 07:17 | 12 January 2022
Në Austri sot kanë hyrë në fuqi masat e reja kundër COVID-19 dhe përfshijnë kontrolle të detyrueshme për qasje në shitore me pakicë vetëm për personat e vaksinuar ose të shëruar nga koronavirusi, dhe detyrimin për të bartur maska FFP2 në ambient të hapur nëse janë më pak se dy metra larg njëri-tjetrit.
Austria në 24 orët e fundit ka konfirmuar 11.516 raste të reja, ndërsa rritja më e madhe është në Vjenë, me një rekord prej rreth 3.500 raste të reja. Pronarëve të shitjes me pakicë u kërkohet të kontrollojnë për dëshmi të vaksinimit ose infeksionit me koronavirus më së voni pas pagesës. Rregulli 2G, pra hyrja vetëm për të vaksinuarit dhe ata që i kanë mbijetuar virusit, ka kohë që është në fuqi dhe nga sot kontrollet janë të detyrueshme.
Në rast të mosrespektimit të kontrolleve, pronarët e dyqaneve përballen me gjoba deri në 3600 euro, njoftoi sot televizioni publik ORF. Përfaqësuesit e shitjeve me pakicë kundërshtuan kontrollet, pasi nevojitet staf shtesë për masën. Prandaj, në shumë qendra tregtare, klientët kontrollohen vetëm një herë në hyrje, duke shmangur kështu kontrollet në hyrje të çdo dyqani individual.
Personave të pa vaksinuar ende u ndalohet hyrja në dyqane që nuk shesin artikuj bazë, si supermarkete apo barnatore. Njëkohësisht ka hyrë në fuqi masa e mbajtjes së detyrueshme të maskave FFP2 në ambient të hapur nëse distanca mes personave nuk i kalon dy metra.
Maskat FFP2 në ambiente të hapura do të qëndrojnë në fuqi të paktën deri më 20 janar dhe anëtarët e së njëjtës familje dhe të afërmit e afërt janë të përjashtuar nga kjo masë.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...