Lajme

Austria mbështet idenë e Thaçit dhe të Vuçiqit

Autori: Gazeta inFokus 08:22 | 07 November 2018

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, ka deklaruar dje në Prishtinë se e mbështet idenë për lëvizje të kufijve, të cilën e kanë proklamuar qe disa muaj presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb Aleksandar Vuçiq. Por kundër kësaj ideje “është barrikaduar” përsëri kryeministri Haradinaj, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Pavarësisht kundërshtimit të ashpër të Gjermanisë mbi idenë e korrigjimit të kufijve mes Kosovës e Serbisë, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tashmë ka marrë mbështetje të plotë nga Austria lidhur me këtë çështje.

Kancelari austriak Sebastian Kurz ka pohuar gjatë ditës së djeshme se Austria mbështet çfarëdolloj marrëveshje që arrihet mes dy shteteve, qoftë edhe nëse marrëveshja në fjalë përmban në vete korrigjim të kufijve ose shkëmbim të territoreve mes Kosovës e Serbisë.

-Advertisement-

Pro lëvizjes së kufijve është shprehur vazhdimisht edhe kreu i shtetit serb, Aleksandër Vuçiq, duke thënë se të dyja palët duhet të fitojnë, por edhe të humbin diçka.

Austria nga qershori i këtij viti ka marrë kryesimin e Presidencës së BE-së, ndërsa nga janari i vitit të ardhshëm do ta marrë Rumania.

Ky qëndrim i hapur i Austrisë erdhi pas pozicionimit neutral të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), të cilat deri më tash nuk kanë kundërshtuar kategorikisht idenë e korrigjimit të kufijve, ndonëse kanë bërë thirrje për një marrëveshje që nuk e cenon stabilitetin në rajon.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera