Austria kërkon të punësojë kamerierë, mundësi edhe për kosovarët
Autori: Gazeta inFokus 22:21 | 17 July 2022
Të qenit në listën e profesioneve me mungesë në Austri, do të thotë që kompanitë mund të rekrutojnë punëtorë edhe të huaj (jashtë BE-së) duke përfshirë edhe Kosovën, për të plotësuar vendet e lira të punës nëpërmjet vizës Rot-Weiss – Rot (Kuq-Bardhë-Kuq).
Pandemia COVID-19 ka ndryshuar ndjeshëm imazhin e botës që njihnim më parë, dhe për rrjedhojë edhe ekonominë e pothuajse të gjitha vendeve.
Edhe Austria po përballet me mungesë të punëtorëve këtë vit, aq sa në mes të verës ka ndryshuar rregulloren për profesionet deficitare(Mangelberufe) dhe listës prej 66 profesionesh ia ka shtuar edhe dy të tjera – kamerierë dhe punëtorë të tjerë të hotelerisë, shkruan albinfo.
Ja se si qytetarët e Kosovës mund të gjejnë punë dhe leje qëndrimi në Austri
Austria çdo vit publikon listën e profesioneve që mungojnë në tregun e punës. Dhjetorin e kaluar, autoritetet austriake publikuan një listë të profesioneve me deficit. Aty renditeshin 66 profesione.
Bëhet fjalë për rregulloren për Fuqinë Profesionale Punëtore, gjegjësisht profesionet deficitare bazuar në ligjin për punësimin e të huajve.
Sipas listës së publikuar, disa nga profesionet për të cilat ka kërkesë janë infermierë/teknikë të diplomuar, kuzhinierë, molerë, automekanikë, xhampunues, muratorë…
Në listën e profesioneve deficitare përfshihen edhe inxhinierë të teknologjisë informative, mjekë, saldatorë, instalues dhe montues tubash, inxhinierë mekanikë të diplomuar, prerës xhami etj.
Megjithatë, ky vit ka nisur relativisht keq për Austrinë për sa i përket ekonomisë dhe situata është përkeqësuar me ardhjen e muajve të verës.
Sezoni turistik është duke ecur me ritme të mira, ndaj është bërë e qartë se ka mungesë të fuqisë punëtore në degë të caktuara të ekonomisë, kryesisht në industrinë e hotelerisë.
Kështu është ndryshuar rregullorja e lartpërmendur dhe listës i janë shtuar edhe dy profesione të tjera.
Një shans për banorët e Kosovës dhe Ballkanit
Lista e profesioneve deficitare vlen edhe për të gjithë shtetasit e Kosovës, Serbisë, Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut të cilët kanë përfunduar shkollim profesional ose akademik dhe dëshirojnë të gjejnë punë në Austri.
Ka disa kritere bazë që duhet t’i plotësoni nëse doni të gjeni një punë dhe të fitoni një leje qëndrimi në këtë vend.
Para së gjithash, është e nevojshme të keni një diplomë për një profesion që është renditur si deficitar në rregulloren e re të shtetit austriak. Hapi tjetër është sigurimi i Kontratës së punës dhe vizës së punës, e cila negociohet mes punëdhënësit dhe Zyrës së Punësimit në Austri (AMS).
Ata që vijnë nga vendet me liberalizim të vizave, janë në avantazh pasi mund të qëndrojnë në Austri deri në tre muaj dhe të kërkojnë aty vendin e punës.
Në rastin e Kosovës, është e mundur të gjeni një vend pune nga distanca, por është e nevojshme që punëdhënësi të jetë i gatshëm t’i kalojë të gjitha procedurat me ju në mënyrë elektronike.
Lista e profesioneve të kërkuara në Austri, mund të i gjeni në këtë link:
Të tjera
-
SPAK s’gjeti prova që përfshijnë Olsi Ramën në dosjen “Xibraka”, Rama: Im vëlla u përdor si mish për top
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u është drejtuar të dielën qytetarëve me...
-
Jack Smith jep dorëheqje nga Departamenti i Drejtësisë
Prokurori i Posaçëm, Jack Smith, ka dhënë dorëheqje nga Departamenti amerikan...
-
Dy masakra në dy vjet e gjysmë: Mali i Zi injoroi thirrjet për kontroll të rreptë të armëve
Për dy vjet e gjysmë, dy vrasje masive në Cetinje të Malit të Zi. Në gusht...
-
Shahin Dervishaj në Çitak: Njerëz të thjeshtë e modest që besojnë fuqishëm ndryshimin që PDK do e sjell në Kosovë
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shah...
-
Ferat Shala: E filluam fushatën me bindjen se do ta përmbyllim me fitoren e madhe
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës Ferat Shala, ka koment...
-
Rreth 35 mijë shtëpi dhe biznese ende pa energji elektrike në Los Anxhelos
Rreth 35 mijë shtëpi dhe biznese nuk kanë energji elektrike në Los Anxhelos, ...
-
O’Brien: SHBA do t’i kushtojnë vëmendje nevojave të Kosovës që të ketë sukses në aspiratat e saj
Ndihmës Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazi...
-
Pas tri javësh, rinisin seancat gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, në rastin “Thaç...
-
Gjendja e rrugëve drejt pikave kufitare e kalueshme, por pajisjet dimërore të domosdoshme
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur gjendjen e rrugëve që ...
-
Arrestohet një i dyshuar për dhunë në familje në Gjakovë
Një person është arrestuar në Gjakovë për dhunë në familje. Ai dyshohe...
-
Vazhdon periudha e aplikimit për akreditimin e mediave dhe vëzhguesve- Si bëhet aplikimi?
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke vazhduar periudha e apli...
-
Ia gjetën një snajper në shtëpi, Policia e arreston e më pas e liron burrin në Deçan
Një person është arrestuar e më pas është liruar pasi në shtëpinë e tij është...