Lajme

Austria ekstradon kosovarin që kreu vrasje 8 vite më parë

Autori: Gazeta inFokus 11:36 | 04 May 2018

Austria ka ekstraduar në Kosovë një person të dyshuar për një vrasje të kryer 8 vite më parë.

Në raportin e  Policisë së Kosovës thuhet se i dyshuari në bashkëpunim ka kryer një vraje në fshatin Prekaz të Skenderajt më 3 tetor të 2010-ës, shkruan Infokusi.com.

Ekstradimi është kryer të enjten në Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës’ Adem Jashari’.

-Advertisement-

Në raportin e  Policisë së Kosovës thuhet gjithashtu se në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, në konsultim me prokurorin i dyshuari është dërguar në mbajtje.

‘Lidhur me rastin me 03.05.2018 në ANP-Adem Jashari, nga Austria është ekstraduar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, nën dyshimin se në bashkëpunim ka kryer veprën e cekur. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, në konsultim me prokurorin i dyshuari është dërguar në mbajtje.’/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera