Lajme

Austria dëbon katër diplomatë rusë

Autori: Gazeta inFokus 10:52 | 02 February 2023

Ministria e Jashtme e Austrisë tha më 2 shkurt se ka dëbuar katër diplomatë rusë për veprime që bien ndesh me statusin e tyre diplomatik.Ministria tha se diplomatët duhet të largohen nga vendi deri më 8 shkurt.

Ministria tha në një deklaratë se dy diplomatë punonin në Ambasadën ruse, ndërsa dy të tjerët ishin anëtarë të misionit rus në Kombet e Bashkuara në Vjenë, por nuk u dhanë më shumë detaje.

Deri tani nuk ka pasur reagim nga Moska.

-Advertisement-

Në prill të vitit 2022, Austria kishte dëbuar gjithashtu katër diplomatë tjerë rusë me arsyetimin e njejtë.Deri tani, shumë shtete të BE-së kanë dëbuar diplomatë rusë pas dënimit ndërkombëtar të mizorive që pretendohet se forcat ruse kanë kryer ndaj civilëve ukrainas.

Pushtimi rus i Ukrainës ka hyrë në muajin e 12-të.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera