Lajme

Austri: Nëna mbyt tre fëmijët e saj

Autori: Gazeta inFokus 19:34 | 17 October 2020

Policia austriake arrestoi një grua 51-vjeçare pasi trupat e tri vajzave u gjetën në banesën e saj në Vienë.

Gruaja telefonoi policinë rreth orës 5:20 të mëngjesit të sotëm dhe tha se kishte vrarë fëmijët e saj dhe se donte të bënte vetëvrasje pas kësaj, raportojnë mediet austriake.

Sipas raportit të policisë, gruaja plagosi vetën në apartament, teksa trupat e fëmijs së moshës tetë muaj, tre dhe nëntë vjeç u gjetën në vendin e ngjarjes.

-Advertisement-

Mjekët u përpoqën të ringjallnin vajzën më të rritur, por nuk arritën t’ia dalin dot.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera