Lajme

Austri, kosovari bie nga ballkoni i një hoteli teksa punonte

Autori: Gazeta inFokus 08:46 | 22 October 2021

Një ngjarje e rëndë i ka ndodhur një kosovari në landin Tirol të Austrisë.

Derisa 29 vjeçari ishte duke punuar në ballkonin e një hoteli në Pertisau am Achensee (Bezirk, Schwaz), ai papritmas u rrëzua nga një lartësi prej rreth katër metrave.

Siç shkruan krone.at, kosovari kishte rënë në tarracën e hotelit dhe ka pësuar lëndime të rënda, përcjell albinfo.at.

-Advertisement-

Në ndihmë kosovarit menjëherë i ka ardhur emergjenca mjekësore. Pas kontrollit mjekësor në vendin e aksidentit, ai është dërguar menjëherë me ambulancë të shpejtë në spitalin e rrethit Schwaz. Gjendja e tij shëndetësore nuk është bërë e ditur, por thuhet se ende vijojnë hetimet për shkaqet e sakta të aksidentit

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera