Lajme

Austri, 21 rajone të reja si zona rreziku shumë të lartë COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 22:13 | 22 October 2020

Harta zyrtare COVID-19 e Austrisë kaloi ndjeshëm në të kuqe sot në mbrëmje, kur 21 rajone të reja u caktuan si zona me rrezik shumë të lartë infektimi.

Së bashku me katër rrethet, që janë shpallur tashmë zona të nivelit të lartë të rrezikut, rreth një e pesta e rajoneve të Austrisë tani duken të kuqe në hartë.

Komiteti i ekspertëve, që mbikëqyr sistemin e paralajmërimit, i vendosi ndryshimet në takimin e tij javor, pasi numri i rasteve të reja ditore COVID-19 arriti një rekord të ri prej 2 435 infektimesh, raporton ATSh.

-Advertisement-

Sistemi i koduar me ngjyra u prezantua në fillim të shtatorit dhe përbëhet nga katër nivele: jeshil, i verdhë, portokalli dhe i kuq.

Niveli i kuq përcakton zonat me numër shumë të lartë të rasteve javore në lidhje me popullsinë, me një numër të lartë të rasteve, kur origjina është e paqartë dhe kur ka pak kontroll mbi grupet e infektimit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera