Lajme

Austri, më 1 tetor hyn në fuqi ligji për ndalimin e burkës

Autori: Gazeta inFokus 14:45 | 21 September 2017

Ligji për ndalimin e mbulesës së fytyrës në vende publike në Austri, i cili është i njohur edhe si “ligj që ndalon mbajtjen e burkës”, do të hyjë në fuqi më 1 tetor, ndërsa policia në vend ka njoftuar se do të bëjë fushatë informimi publik lidhur me përmbajtjen i ligjit

Ministria e Punëve të Brendshme të Austrisë tha të mërkurën se pjesëtarët e policisë do të zhvillojnë fushatë informimi lidhur me ndalimin mbulimit të fytyrës.

Policia në qytetet dhe në aeroporte do të shpërndajë broshura ku në gjermanisht, anglisht, turqisht dhe arabisht shpjegohet përmbajtja e ligjit i cili ka shkaktuar debat të madh në Austri dhe më gjerë.

-Advertisement-

Në rast të mosrespektimit të këtij ndalimi, muajin e ardhshëm policia austriake do të lëshojë gjoba me vlerë 150 euro, dhe në rast se personat ende refuzojnë të zbulojnë fytyrën, ata rrezikohen edhe me dërgim në stacion policor.

Ndalimi i burkës në Austri do të zbatohet në të gjitha vendet publike, duke përfshirë të gjitha mjetet e transportit publik.

Një zyrtar i policisë për gazetën “Kurier” tha se do të jetë detyrë e vështirë për policinë austriake, sepse të gjithëve ende u kujtohet skena e pakëndshme gjatë arrestimit disa grave me burka në Kanë të Francës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera