Lajme

Australia sekuestron dy tonë drogë dhe 5.45 milionë dollarë

Autori: Gazeta inFokus 16:07 | 08 August 2017

Policia australiane ka sekuestruar një sasi rekord droge, të përbërë nga 1.8 ton drogë sintetike e llojit ekstazi, 136 kg kokainë dhe ka sekuestruar 5.45 milionë dollarë në para të thata. Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, qindra agjentë kanë kryer një seri bastisjesh ndaj figurave të njohura të krimit të organizuar në Sidnej dhe kanë arrestuar dy vëllezër nga Dubai, pronarë të një klubi të famshëm nate.

Nënkomisari i policisë federale, Neil Gaughan deklaroi se agjentët kanë arrestuar gjithësej 17 persona në tre vende, konkretisht 9 burra dhe 1 grua në Sidnej, 5 vetë në Dubai dhe 2 në Holandë. Me operacionin e tyre, hetuesit kanë penguar që sasia e madhe e drogës, ku përfshihen edhe 15 kg metamfetaminë, të hynte në Australi, duke bërë që ajo të ndalohet në Holandë. Oficeri Gaughan tha se, aksioni policor ka këputur zinxhirin që ndërlidhte dy sindikata kriminale, që importonin sasi të mëdha droge dhe që pastronin miliona dollarë, duke u shkaktuar atyre një goditje të rëndë.

Të paktën 570 agjentë policie u përfshinë në bastisjet e ditës së martë, që u shtrinë edhe në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Holande. Kompleksi disa milionë dollarësh i klubit të natës King Cross, në pronësi të një prej kokave të këtij trafiku, John Ibrahim, u bastis nga agjentët pas arrestimit të dy vëllezërve të tij Fadi dhe Michael në Dubai. Gjithashtu u kontrolluan 32 banesa në mbarë Sidnejin./ Top Channel

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera